
Primo Shllaku/
Me rastin e 60-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës u vendos një kompleks skulpuror monumental i konceptuar dhe i zbatuar sipas parimeve të realizmit socialist mbi moinumentalitetin dhe narrativën historike të së ashtuquajturës teori e marksizëm-leninizmit.
Vepra është me autorësi kolektive dhe në të kanë punuar Mumtaz Dhrami, Kristaq Rama dhe Shaban Hadëri. Më vonë, këto vitet e fundit, monomenti “është ngritur” edhe me tri këmbë shkallë që sipas Dhramit i ka bërë keq përceptimit kundrues dhe kjalimtar të këtij monumenti.
Por ajo që ka më tepër rëndësi është se lidhur me fazën përgatitore për derdhjen në bronx të këtij kompleksi kolosal, ekziston një narrativë shumë interesante që ka të bëjë me plotësinë apo paplotësinë e kësaj vepra, me mangësitë e realizimit përfundimtar dhe me modifikimin superideologjik të këtij monumenti, simba të dhënave gojore dhe indiskrecionit të vetrë autorëve. Kjo vepër u mbajt gjatë në dorë dhe u rishikua simbas Dhramit edhe me vërejtjet e vetë diktatorit Hoxha, i cili e priste që ky të mos ishte aq statik dhe të kishte nji dinamikë që i përshtatet ngjarjes më të rëndësishme të historisë shqiptare në kohët moderne. U tha se kompleksit iu shtua një apo më shumë figura, nominalisht ajo e luftëtarit verior.
Legjenda urbane e mbushur me prapaskena dhe shpikje të gjithfarë natyrave na sjell nji ngjarje që edhe nëse nuk është e vërtetë, në vetvete shpreh një shqetësim real dhe serioz të shoqërisë shqiptare, e cila asokohe shifte diskriminime dhe diferencime jo të shëndosha edhe pse lufta e dytë botërore kishte 30 e kusur vjet që kishte mbaruar. Tregohet se, kur vepra ishte përfunduar në baltë dhe autorët kishin arritur në përfundimin se ata e kishin realizuar idenë, formën dhe kompozimin e monumentit dhe po përgatiteshin për çuarjen e saj në fonderi për ta derdhiur në bronx sipas projektit, ata duhet të lajmëronin porositësin e monumentit që t’i idhte një sy të fundit dhe eventualisht t’i bëheshin prekjet përfundimtare.
Çuan fjalë në Komitetin qendror të PPSH dhe po rrinin në pritje se kush do të caktohej nga lart për ti bërë ekspertizën ideologjike nji monumenti kaq qendror dhe kaq të kushtueshëm edhe financiarisht. KQ dërgoi sekretarin ideoligjik, Ramiz Alinë. Ai erdhi, e pa, bëri pyetje rreth realizimit, mbase edhe rreth ripunimit të kësaj vepre “në dritën” e vërejtjeve të Enver Hoxhës dhe, si përfundim, i përgëzoi të tre skulptorët për veprë e realizuar me cilësi nga ana e tyre.
Por kur po e përcillnin që të largohej nga studioja e skulptorëve, Ramiz Alia i futi krahun Kristaq Ramës dhe në nji fragment të shpejtë dhe me tone intime e konfidenciale i tha Kristaq Ramës:
“Mirë e keni bërë, por po mendoj se figura e Luigj Gurakuqit sikur e zbeh monumentin. Gurakuqi ka qenë i lidhur me kishën katolike dhe m e planit të parë të monumentite Vatikanin dhe kjo sikur nuk shkon…”
Skulptori Rama kishteheshtur një moment, ndoshta nga habia e argumentit të ideologut të Partisë, aq më tepër se Luigj Gurakuqi ishte i shpallur po nga ai regjim si “Hero i Popullit”, titulli më i lartë që u jepej asokohe atyre që kishin humbur jetën për shpëtimin dhe lirinë e atdheut.
Ramiz Alia e kishte kuptuar heshtjen e skulptorit Rama dhe menjiherë kishte shtuar me të qeshur dhe me dashamirësi:
“Nejse, ju mos u ashtu… Shikojeni vetë me kolegët dhe vendosni ju se si duhet bërë monumenti…”
Dhe ishte larguar duke ua lënë skulptorëve një fjalë që duhej marrë jo si këshillë, por si direktivë.
Siç është edhe e pritshme skulptorët ishin mbledhur për ta diskutuar vërejtjen e “shokut Ramiz” dhe pa shumë ngurrime e kishin vendosur heqjen e figurës së Luigj Gurakuqit nga kompleksi i planit të parë për të mos e vënë asgjëkundi aty.
Por për ata që pavarësinë e shohin si rezultat i një klime luftarake me kryengritjet e Malësisë së Madhe dhe të luftarëve të Kosovës dhe si akt final rezultat i një ekipi të fortë negociatorësh shqiptarë me perandorinë austro-hungareze dhe me mbretërinë e Italisë mes të cilëve përveç figurës së Ismail Qemalit, rol mbështetës e negociator kishin pasë edhe dy figura të klasit të parë, Luigj Gurakuqi dhe imzot Nikollë Kaçorri, ky i fundit ndërmjetës i përherëshëm pranë autoriteteve austriake dhe pastaj edhe zv/kryeministër i qeverisë që doli nga 28 nëntori i 1912.
Për një sy të stërvitur dhe dikë që e ka marrë vesh këtë truk në çastet e fundit të krijimit të monumentit, bie në sy nji hapësirë e pajustifikuar menjëherë pas supit të Ismail Qemalit, por gjithsesi ajo hapësirë (e zvogëluar apo jo në çastin e zbatimit emergjent të direktivës partiake) bie një sy si një papërsosuri kompozicionale e veprës.
Historiografia shqiptare, gjithnjë e paçliruar nga determinizmi politik priret të mos e ballancojë aktin e shpalljes së pavarësisë si një kombinim fatlum të disa kryengritjeve me punën metikoloze të diplomatëve shqiptarë si vlonjati Ismail Qemali, shkodrani Luigj Gurakuqi dhe luraku, Nikollë Kaçorri, e cila u krye me sukses në mënyrën më optimale të mundshme. Pra kryengritjet kishin përfunduar më 1911 e pavarësia po gatuhej një vit ma vonë. Kjo tregon se diplomacia dhe intelektualizmi i shqiptarëve të kohës plotësuan gjysmën tjetër të punës dhe ia dolën me faqe të bardhë. Gurakuqi e Kaçorri mungojnë në monument dhe demokracia që ardhun ndër ne, ndër të tjera ka ardhur edhe për të ndrequr e plotësuar gollet e mëdha të diktaturës së mendimit estetik që ajo dirigjonte përmes metodës së realizmit socialist.
Monumenti nuk është as i vitit të parë e as i vitit të dytë mbas shpalljes së Pavarësisë. Është i një epoke tjetër të cilës mund t’i përkasë ruajtja e Pavarësisë, por jo shpallja e saj. Epokat vijnë njera pas tjetrës për t’u korrigjuar retrospektivisht në kahen e progresit dhe të përsosmërisë së mesazheve. Pra ne do të na duhej një monument ma me pak anonimë e ma me shumë përfaqësues territorialë të asaj që ma vonë u quajt Shqipëria londineze.
Foto: https://commons.wikimedia.org/…/Category:Independence…