

Ambasador Blerim Reka/
Sot pata kënaqësinë të mirëpres regjisoren Blerta Basholli dhe producentin Valon Bajgora, ekipin e filmit “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Gjatë këtij muaji “DUA” do të shfaqet para publikut të Nju-Jorkut, duke sjellë në ekran një rrëfim të fuqishëm që i jep zë kujtesës sonë dhe e përcjell atë përtej kufijve.
Përmes talentit dhe përkushtimit të tyre, artistët tanë të “DUA”-s dëshmojnë se janë ndër ambasadorët më të mirë të Kosovës në botë.
Krenarë për krijimtarinë e tyre dhe me urimet më të mira për rrugëtimin e “DUA”-s drejt Oscar-it! ![]()
![]()