• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËTARËT: KËTA KONSUMATORË TË ETUR TË POLITIKËS

May 31, 2018 by dgreca

Nga Elona Zhana –Bruksel /*

Historia ime i ngjan historisë së njërit prej atyre personave që u është dashur të jetojnë disa jetë  përpara se ‘të fitojnë të drejtën’ të j’a fillojnë seriozisht asaj.

Fëmijëria ime është përkundur nga paranoja komuniste në një shtet që kërkonte me ngulm ti gjente vetes armiq. Dhe nuk ka gjë më të rezikshme sesa një shtet që kërkon armiq dhe nuk i gjen ata.

Më pas, po themi me adoleshencen e herëshme, në Shqipëri lindi njeriu i lirë. Ai që kishte të drejtë të pinte coca-cola, të vinte syze dielli e të linte mustaqet. Njeriu, që me t’u lodhur me lirinë, filloi të zhvillojë një sindromë të “atij që askush nuk e kupton”. Nuk e kupton e jëma, nuk e kupton komshia që e ka spiunuar gjatë diktaturës, nuk e kupton Shqipëria që nuk i ka siguruar një të ardhme, nuk e kupton Europa e më gjërë që nuk e duan, e nuk e kupton as vetveja.

Në fundin e adoleshencës, u bëra e huaj në një qytet ku ata të paktë më të cilët më lidhte trashëgimia kulturore ishin le të themi, jo fort të mirëpritur në terma imazhi .

Pas disa kohësh kur u pranua që unë e kisha me gjithë mend Brukselin, filloi të besohej se ndoshta ishte koha të j’a filloj jetës seriozisht.Këto po mendoja ndërsa po kthehesha në shtëpi dhe kisha një lajm për të ndarë me të mitë. Bashkia ku jetojmë ne është njëra nga 19 bashkitë e Brukselit. Ajo përbehet nga 53 000 banorë dhe ka reputacionin e një ‘fshati brenda qytetit’ çfarë në terma të tjerë do të thotë që çdo kush njeh gjithkënd.  Dhe zgjedhjet lokale do të zhvillohen në më pak se pesë muaj. Ka disa kohë që po mendoja të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve ndaj dhe kisha hyrë në bisedime me formacionin në fuqi aktualisht. Realisht pas pjesëmarrjes në zgjedhjet për Parlamentin e Brukselit në 2014 më pati bërë përshtypje një detaj. Në vend që të bëhëj lajm pjesemarrja ime në atë garë atëhere kur unë as nuk punoja për ndonjë parti politike, as nuk u bëja rojë tek dera e selisë për të më vënë në listë madje e refuzova një hërë kandidaturen dhe më erdhën prapë.  Pra në vend që të perbente lajm kandidimi, u bë fakti që nuk i fitova zgjedhjet. Ndoshta ishtë  lapsur i njëfarë gazetarje që nuk shquhej të më donte shumë për arsye që unë nuk i di ende, e cila pa dashur kishte legjitimuar pretendimet e mia dhe të atyre që besuan në mua, duke bërë lajm me titullin «  Elona Zhana nuk zgjidhet deputete »  Në fakt unë jam njëri që reklamoj me zë të lartë të drejtën time për të bërë budallëlliqe por nuk mendoj që mund të kem priviligjin të jem vet e marrë. Së paku jo në kohë të plotë. E nuk duhet të jesh as i zgjuar për të kuptuar që dikush që nuk është marrë me fushata, fillon direkt në kuadër rajonal pa kaluar nga trajektorja klasike, ka më pak se dy muaj kohë,  bën fushatë me një publik ku femra është e diskriminuar (mund te përmendja shembuj konkret këtu për më skeptikët) që do të ruajë me kokëfortësi pavarsinë e vet, futet në një garë të tille për të fituar. Përfundimisht u luftova keqas, bëmë fushatë spektakolare, ruajta pavarësinë time dhe mora më shumë  se ¼ e votave të nëvojshme për të qënë deputete, një rezulatat shumë inurajues sipas partisë që më ofroi si shpërblim një farë punë nga ato ku paguhesh për gjysëm kohë dhe duhet të punosh për tre. Fatmirësisht njëherazi  zbulova biznesin dhe nuk pata kohë as të mendoj për propozimin.

Por duhet thënë që kafsha politike dhe zotërimi i saj nuk më lë indiferente. Ndoshta më shumë për nga qasja sesa nga ajo çfarë realisht ofron. Për zgjedhet lokale të tetorit 2018 formacioni politik këtu më propozoi vendin 24 nga një liste 37 vendeshe. I bie vendi i parë në rjeshtin e dytë. Një vend stategjik. Realisht në zgjedhjet lokale përvëc tre vendeve të para ne një listë fituese si kjo këtu dhe vendit të parë në shumicën e listave , të gjitha pozicionet e tjera janë në barazim. Por ne terma strategjie vendet e para dhe vendet e fundit janë të shtrenjta. Isha shumë e kënaqur pasi ne jetojmë  këtu vetëm prej dy vitesh dhe politika lokale sido që të jetë puna ka një dimension klanik në kuptimin e gjërë të termit. Isha e kënaqur edhe sepse në këtë bashki nuk është se kishte shqiptare dhe ndaj propozimi im në këtë listë mbështëtej tërësisht në besimin e rentabilititetit që profili im premtonte.  Euforinë e kësaj gjetjeje ma sheshoi im shoq sapo me pyeti nëse i kisha bërë llogaritë. I kisha bërë, nëse punoja mirë mund të zgjidhesha këshilltare bashkie. Shumë zhurmë për gati asgje! Por kur e pa që u zgjenjeva siç ben një fëmijë që sapo ka zbuluar që Plaku i Vitit te Ri nuk egziston, më pyeti se përse kisha dëshirë të merrem me politikë. Pa më lënë kohën t’i kthej një nga ato përgjigjet e parapregatitura foli vajza: « Sepse shqiptarët janë konsumatorë të etur të politikës! Në 19 bashkitë e Brukselit vetëm gjer tani janë shpallur 6 kandidatë shqiptarë ..» U ktheva dhe e pashë, po kur u rrit kjo pyeta veten?….Jo pa mëdyshje u tërhoqa nga kandidimi dhe pa asnjë siguri reale që në të ardhmen nuk do të ja rifilloja sërish.

* E falenderojme autoren per nisjen e bashkepunimit me Gazeten Dielli ne SHBA

Filed Under: Opinion Tagged With: Bruksel, Elona Zhana, Politika, shqiptaret

BELGJIKE-Elona Zhana nuk zgjidhet deputete

May 29, 2014 by dgreca

Nga Nga Sonia Memoci/
“Nga rezultatet e zgjedhjeve rezulton që nuk do të jem deputete në Parlamentin e Brukselit. I falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më besuan voten dhe u kujtoj që vota e tyre do të mirëpërdoret nga nje ekip shumë i përgatitur. Për ata dhe te tjeret u rikujtoj që mund të më drejtohen për cdo gjë, në rast se nuk mund tu jap personalisht zgjidhje problemeve tuaja, do të mund të ju drejtoj drejt personave kompetent. Edhe një herë faleminderit përzemërsisht”.
Ky është mesazhi që Elona Zhana shkuante ne profilin e saj të “facebook”. Elona Zhana ishte kandite për partinë “Qendra e Demokracive Humaniste” në zgjedhjet rajonale të Brukselit. Këto zgjedhje përfshijnë 19 komunat e Brukselit. Partia që Elona përfaqësonte është një parti e qendrës së djathtë.
Sfida ishte realisht shumë e madhe. Ishin gjithsej 1 mijë kandidatë që merrnin pjesë në këtë garë. “Është një garë e fortë, por unë jam shumë optimiste pasi e kam analizuar mirë përpara se t’i hyj kësaj gare. Personalisht nuk jam tip shumë aventurier, ndaj edhe këtë herë jam me këmbë në tokë” deklaroi Elona para këtyre zgjedhjeve.
Edhe pse Elona nuk arriti ti fitojë këto zgjedhje ajo fitoi zemrën e shumë njerzëve, fitoi besimin e tyre ,fitoi mbështejen e tyre. Bashkëkombasit shqiptarë shprehen në “facebook” se dhe pse nuk i fitoi këto zgjedhje ajo për ta është fituese.
Janë më tepër se 120 mesazhe që Elona mori pas deklarimit që tha , se ajo nuk i fitoi këto zgjedhje. Janë fjalë e mesazhe të sinqerta e të gjith njerëzve që i qëndruan pranë, dhe e mbeshtetën Elonën gjatë gjithë fushatës të zgjedhjeve . Ishin më shumë se 50 njerëz që e ndyshuan foton e profilit të tyre për rreth 10 ditë, duke vënë foton e Elonës si shenjë mbështetje dhe duke u kërkuar bashkëkombasve të tyre të votojnë për të.
Ja nga disa mesazhe një prej tyre është dhe nga prindërit e saj:
Ibrahim Zhana shkruan: “Rrezatove shume dijnitet, kulture dhe elegance. Krenohem me ju gjithesesi je e fituar. Të përqafojmë ,mami babi “

Çobane shkruan : “Per ne je e fituar.Ke bere fushat te shkelqyer dhe gjate gjithe kohes ke treguar mençuri,maturi,force,kurajo,aftesi e krenari..Ke bere nje hap shume te madh ne një kohe rekord. Suksese ne vazhdim e faleminderit qe na ke bere te ndihemi krenar per TY!”

Hasime shkruan: “Ne të pergezojme per insiativen intelektin qe ke forcen per tu mat me te medhenjet dhe ti fitove ne te gjithe shqiperine se gjithmone ke qene nje fitore edhe tani qe u drejtohesh shqiptareve me ate thirrje qe do ti ndihmosh e ti orientosh kjo eshte fitorja jone te pergezoj per gjithe c’ka bere per ne shqiptaret.

Shpresa shkruan: Elona mos harro , të humbësh nje beteje nuk do te thotë që ke humbur luften……ajo eshte e gjatë e vështirë por nese je e vendosur ta vazhdosh, fitoren e ke përpara…..edhe nje here suksese ne rrugen e nisur e vështirë e gjatë , por dhe te bukur!”

Almona shkruan:“Bravo per kurajon dhe dinjitetin! Urime metej ne cdo sipermarrje tjeter. Nese ka pasur ndonjehere njeri qe i ka dhene kuptim nocionit te “emigrantit” qe ka perparuar ne Bruksel ke qene ti! Ti si vajze e paster, e zgjuar dhe qe guxon ta sfidosh te munduren dhe te pamunduren! E gjitha ka qene nje sukses per ty dhe per ne! Të perqafoj!”
Edvik shkruan: “Për ne je dhe mbetesh Deputetja jone ideale me nje potencial më të lartë se çdo kandidat tjeter Shqipetare, do te jene turp per ne nese perfaqesohemi nga përfaqesues socialiste. Te urojm çdo të mirë ne jetë dhe do jemi gjithnjë me bashkëpunime je përfaqësuesja e jonë Kombetare JEMI NJE”.
Gëzimi shkruan: “Ti je deputete per te gjith ata qe te njohin jemi shum krenar qe patem fatin te mbeshtesim ne keto zgjedhje te urojme gjith te mirat dhe suksese ne radhet te tjera respekte”
Ansela shkruan : “Edhe pse nuk u zgjodhe deputete, ti do mbetesh e perkryer, e pa arritshme. Veç vazhdo kështu .dhe na e meso edhe ne qe jemi fillestare për jeten në emigracion. Na mëso rrugen që ndoqe…respekte.”
Besjan shkruan: “Hajde kush mos ki dert kryesorja asht se ja ke arrit qellimit të hedhesh kandidaturen ne mes të Brukselit . Ti prap se prap mbetesh fituese.”
Elona tërhoqi shumë vëmendje të shtypit Shqiptar, Kosovar, në New York, në Diasporë e atë të shtypit Belg. U paraqit në disa kanale televizive e radio në Shqipëri ku ajo ishte e ftuar e kërkonte mbështejen e votës të besimit. Gjithshtu u shfaq dhe ne Televizionet e radiot këtu në Belgjikë.
Humbja nuk do të thotë se Elona do ti ndalet rrugës të politikës aspak dëshra për të vazhduar i është shtuar më shumë.
Elona shprehet “ Se këto zgjedhje nuk i përkisnin vetëm asaj. Unë kam punuar e do vazhdoj të punoj për komunitetin shqiptar jo veç atë të Brukselit por të gjithë Belgjikës”.
Duke shkruar këto fjalë më vinë ndër mend fjalët e bukura të Nënë Terezës: ” Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Nëse ndonjë ditë mendon se gjithçka në këtë botë është e tmerrshme dhe dëshiron të dorëzohesh, mendo për njerëzit të cilëve iu është thënë se kanë edhe pak kohë për të jetuar. Ata asnjëherë nuk dorëzohen.

Filed Under: Mergata Tagged With: deputete, Elona Zhana, nuk, zgjidhet

Adnan Januzaj e Elona Zhana takohen në Bruksel

May 22, 2014 by dgreca

Elona Zhana, e cila kandidon në zgjedhjet e datës 25 maj 2014, për deputete në Parlamentin Rajonal të Brukselit, në radhët e partisë Belge “CDH”, pati një takim të këndshëm me talentin e madh shqiptaro-belg të futbollit, Adnan Januzaj. Ku takim ishte shumë i papritur, duke parë se axhenda e Januzaj për momentin është shumë e ngarkuar, për shkak se ai është përzgjedhur dhe po përgatitet për të marrë pjesë në Botërorin “Brazil 2014”, me Belgjikën.
Ky takim kaloi shumë mire në zyrën e punës së zonjës, Zhana.
Adnani, i cili jeton dhe ai në Bruksel, është shumë krenar që shumë bashkatdhetarë të ardhur nga Shqipëria e Kosova po përparojnë e po shkëlqejnë në fushën e politikës e drejtime të tjera. Ai mbështet kandidaturën e Elonës në komunitet.
Koçidenca më e madhe është se Adnani luan në fanellën e tij me numrin 44, gjithashtu dhe Elona kandidon me numrin 44. Siç duket “nr 44” është krijuar si numër fati për të dy këto personazhe, që të kapin majat e të dalin fitues e kampionë.
Elona ndihet shumë krenare për këtë takim me Adnan Januzaj. – “Ne ndajmë dashurinë për shqiptarinë, Brukselin, respektin ndaj talentit dhe nr 44” – shprehet Elona Zhana, në profilin e saj, “facebook”.

Adnan Januzaj
Adnan Januzaj ( i lindur në Bruksel, 5 shkurt 1995) është lindur në Belgjikë nga prindër Kosovarë, e konsiderohet si një prej talenteve të rinj më të mirë të futbollit Europian.
Ai luan si mesfushor dhe aktualisht ka kontratë 5 vjeçare me Mançester Junajtid.
Januzaj është një mesfushor krijues e luan dhe si sulmues, ndonjëherë luan dhe si anësor. Ka filluar të luajë me Mançester Junajtid që nga viti 2011. Fillimet e karrierës i pati në klubin belg FC Bruksel dhe Anderlecht.

Elona Zhana
Me origjinë nga Bajram Curri, Tropojë, Elona Zhana jeton në Bruksel që prej vitit 2001. Është diplomuar për Marrëdhënie me Publikun dhe Administrim e Menaxhim të Punës në ULB – Université libre de Buxelles (Universiteti i Lirë i Brukselit). Në zgjedhjet rajonale të datës 25 maj 2014, ajo është kandidate për deputete në Parlamentin Rajonal të Brukselit, në radhët e partisë CDH (Centre démocrate humaniste)”– (Qendra e demokracisë humaniste), është Parti e qendrës së djathtë, anëtare të PPE (Partive Popullore Europiane).

Sonia .M

Filed Under: Mergata Tagged With: Adnan Januzaj, Elona Zhana, ne Bruksel, takon

Mitizimi i rrezikut dhe ç’mitizimi i demokracisë

November 18, 2013 by dgreca

Nga Elona ZHANA/
Nëse do të donim të bënim një studim sociologjik korrekt në lidhje me fenomenin e « JO- shkatërrimit të armëve kimike siriane në Shqipëri », puna do ta donte që ky fenomen të ndahej në dy segmente.
Ai i pari dhe realisht i vetmi që mund të studjohet gjer diku me objektivitetin që e lejojnë shkencat jo-egzakte, do të konsistonte në studimin e rrezikut apo benefitet që një sipërmarrje e tillë do ti sillte Shqipërisë dhe shqipëtarëve. Në stadin e sotëm të zhvillimeve, fakti që shteti i dytë më i fuqishëm në Europë i cili për më tepër nuk shquhet fare për qasje pro-amerikane, më të gjitha gjasat do të kontraktojë sipërmarrjen në fjalë, do të thotë që çështja e rrezikut duhet të ketë qënë një mistifikim. Sa për benefitet, në këte rast të humbura nga ne, flitet për një buxhet që e trefish -kalon buxhetin e qeverisë shqiptare në totalitetin e aktivitetit të saj, pa llogaritur edhe krijimin e ndonjë ngërçi të përkohshëm e të pjesëshëm, le të shpresojmë, me aleatin tonë historik.
Segmenti i dytë, po aq i rëndësishëm sa i pari është mobilizimi popullor. Pavarësisht të gjitha kushteve, apo para-kushteve, atyre reale apo të skicuara, vullneti i shqiptarëve ishte i pakontestueshem. Për më tepër shqiptarët jo vetëm që shprehen vullnetin e tyre por edhe morën kujdesin që ky vullnet të respektohej. Kjo e fundit përben një risi në historinë bashkëkohore të Shqipërisë.
Politikëbëresit dhe mediat , siç ndodh rëndom në Shqipëri, arkitekturojnë një katrahurë sociale duke u përpjekur të gjejnë “fajtorë ” (për humbjen e një rasti të volitshëm ) apo “fitues e heronjë” për shpetimin nga e keqja. Ceshtja çalon që në shtrimin e problemit : nuk ka as fitues e as fajtorë! Shqipëria funsionon sipas rregullave të veta të bazuara në arsye që vetëm shqiptarët i njohin, madje edhe kjo puna e “të njohurit” duhet marrë me rezervat dhe distancën e një analize cognitive. Shqipëria është krenare, kokëfortë dhe tokë pasioni. Ka qënë, është dhe me sa duket nuk është e nxituar të ndryshojë shpejt!
Ajo që është shqetësuese sa në studimin e fenomenit edhe në studimin e këndveshtimit të analistëve dhe opinionformuesve shqiptarë, është mungesa e sjelljes në kujtesë të opinionit publik, të raporteve që një shtetas duhet të ketë me demokracinë.
Demokracia, në të gjitha format e saj, edhe pse ne shqiptarët njohim vetëm dy : atë perfaqësuese dhe atë direkte, nënkupton respektimin e së drejtes ligjore dhe shtetit. Në zhargonin popullor do të përkthehej : i kë dhënë votën filan fistekut, atëherë lëre të punojë për aq kohë sa ai nuk del nga roli që i referon ligji.
Fenomeni i “JO-armëve kimike në Shqipëri” nuk ngre çështjen e zbulimit në u bë mirë a keq! As kush kishte të drejtë e kush jo. Ky fenomen flet më shumë në lidhje me raportet që egzistojnë mes shtetasit shqiptar dhe besim/ mosbesimit të tij në demokraci.
Carl Devos (i qëndrës së majtë) , dekan i shkencave politike në Universitetin e Gentit i cili ka botuar së fundmi një studim mbi krizën e demokracisë në Europën perëndimore dhe që repertorohet në best seller-at e ketij viti për lexuesin hollandishtfolës të Belgjikës do të fliste për një shndërrim të nocionit demorkaci në folje të zgjedhimit të parë.

Filed Under: Opinion Tagged With: c'mitizimi i demokracise, Elona Zhana, mitizimi i rrezikut

Shqiponjat fluturojnë poshtë*

June 21, 2013 by dgreca

*Kuajt prej plasteline të garës elektorale, dhuna mediatike e grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve./

* Në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite  eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës…

* Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés…. Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer ./

Shkruan :  Elona Zhana/

Sipas njërit prej principeve  të demokracisë  ne që nuk ushtrojmë detyrimin tonë qytetar të votimit, jemi   « de facto » të përjashtuar nga e drejta e të prononcuarit qoftë për procesin e zgjedhjeve qoftë për rezultatet.

Ndaj për të legjitimuar atë çfarë do të them në vijim, ose së paku këtë artikull do t’i bëja thirrje principit të mos-konfliktit të interesit i cili pretendoj të anulloje « de juro » rregullatorin demokratik të sipërpërmendur.

Beteja e radhës në Shqipëri, janë zgjedhjet parlamentare. Ndërsa ndjek pasqyrimin e fushatës elektorale në shumicën e mediave shqiptarë të cilat e sërvirin atë për pak mé shume se 3.1 million  votues është e vështirë të jesh indiferent edhe nëse mjedisi jot i mënjeherëshëm është i painfluencueshëm. Përshtypja e parë që të krijohet është ajo e dyluftimit dhe garës për një kryeministër.

E parë në këtë prizëm, në njërin kamp të fushës kemi Sali Berishën, kryeministër aktual i Shqipërisë, kardiolog për nga profesioni, i super –shkolluar me një kapacitet intelektual të lakmueshëm, me një kujtese patologjike që e ushtron çdo ditë. Me 20 e ca vite  eksperiencë në politikbërjen shqiptare, Berisha është njëri prej arkitektëve të sistemit demokratik shqiptar. Njohës opracional i 4 gjuhëve të huaja ai është një dashuronjës fin e elegant i kulturës, letërisë, muzikës, kinematografisë por edhe turizmit e guzhinës.

Në dosjen e tij të zezë gjinden ngjarjet e ’97, tragjedia e Gërdecit, ngjarjet e 21 janarit 2011 si dhe akuza për trafikim të rezultateve të zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Berishës po ashtu i taksohen edhe promovimi i një modeli arkaik e komunist të lidershipit si dhe kutivimi i kultit të individit. Ai akuzohet të ketë tendencën të vrasë politikisht çdo zë të ri branda PD që mund të ngjallë frikën e konkurencës e sipas të njëjtës logjikë afron reth tij klane shërbëtorësh e servilësh të paaftë që përveç militantizmit nuk kanë ndonjë meritë tjetër.

 

Në anën tjetër të fushës, kemi Edi Ramën.  Rama për nga formimi akademik mban një diplomë egzekutive si mësues vizatimi. Pas një dështimi në qasjen e tij të parë profesionale, pikturën, Rama inicjohet në politikë nga lideri i opozitës së atëherëshme, Fatos Nano dhe merr postin e Ministrit të Kulturés. I rënë në sy shumë shpejt nder të tjera për ekstravagancén e tij ai bëhet njëri  prej fytyrave publike popullore  dhe fiton karrigen e kryebashkiakut të Tiranës në vitin 2000 . Me një  dozë kulture franceze, të huazuar nga qëndrimi i tij në Paris ai shfaqet ndryshe në betejën e radhës.  Dashuria e tij e fundit i ka dhënë më shumë besim në vetvete . Po ashtu  duket se ka perënduar  edhe epoka e çorapeve dyllojesh si dhe shijeve të këqija në të veshur. Ai shfaqet kësaj here më karizmatik se asnjëherë, më i vetpërmbajtur dhe me kostume serioze. Edhe strategjia e tij e komunikimit duket më e studjuar.  Batutat e huazuara nga  filmat shqiptarë që i jepnin imazhin e një kulture fort të limituar janë zgjeruar me një lirshëri që  gjithesesi vjen nga kontaktet dhe nga përvoja politike.  Ata që s’e duan e quajnë psikopati me prirje fashiste si rrjedhojë e natyrë së tij të rrëmbyer .

 

Kuajt e garës elektorele/

 

Si për nder të një gostie të madhe, zakoni e do që të nxiren nga dollapi të gjitha gjërat e shtëpisë.  Dhe realisht për këtë fushatë janë njerrë jo vetëm ato egzistuese që nga themelet ,  por janë shpikur e trilluar aq shumë saqë edhe vet shpikësit e kanë të vështirë të ndajnë shapin nga sheqeri.

Kur në fakt situata është shumë më e thjeshtë.

Së pari dhe ajo që është më e rëndësishmja, kënvështrimet e elektoratit, atij jo-militant, ndalen tek fakti i thjeshtë që pozita gjykohet në bazë të asaj çfarë ka berë ose ç’farë nuk ka arritur të bëjë gjatë dy mandateve konsektuvive. Ndërsa opozita vlerësohet në bazë të asaj ç’farë paraqet si premtime.

Kjo teorikisht kushtëzon edhe përdorimin e kuajëve të garës së radhës.  Kështu kemi një shfaqje ku PD-ja përpiqet të  teatralizojë me perurime rrugësh e show të stilit amerikan.

Dhe në anën tjetër elektoratit i serviret një programi i PS-së realisht sharmant por tërësisht i çoroditshëm, i skicuar copa –copa, edhe nga projekt drafti i fushatës së François Hollandë, edhe nga teori të labouristeve anglezë, edhe nga teori të demokracisë participative të cilat meqë jemi janë mjaft të kritikuara nga Bacque et Sintomer për shembull.

Por opinioni e di që programet partiake janë thjesht mjete mediatike pa arritur të bëhën kurrë instrumente të realizimit të idealeve të partive që i prodhojnë.  Madje për më tepër liderat partiakë nuk skuqen tek u japin programeve respektive emrat e tyre… Dhe kuajt e garës mbeten kuaj plasteline qesharakë.

 

Dhuna mediatike /

Mediat, roli i të cilave duhet pranuar që është jo tërësisht i qartë në shoqërinë shqiptare,  ka ndërmarrë një aksion të pashoq të pasqyrimit të kësaj gare elektorale.  Arritja më e madhe  e tyre është që asgjë nuk e shokon më publikun shqiptar. Kështu për shëmbull që kryeparlamantarja e shan publikisht me libër shpie shefin e opozitës nuk bën më ndonjë efekt. Po ashtu  që njefarë Mero Baze ish këshilltar i Berishës i konvertuar në anti Berishë sigurisht për ndonjë prishje të intersit personal mbjell urrejtje gjeneze me familjen Berisha duke luajtur me nocjone shumë delikate si inçest asnjë efekt nuk bën. As që një vajzë përgjithtësisht e zgjuar si Ilva Tare bëhët qesharake në formatin e saj duke pyetur keta të ashtuquajturit “përfaqesues të faktorit ndërkombëtar”,  se si e përse veprojmë ne shqiptarët në mënyra të dhëna;  nuk merret për keq. Apo që moderatorët e ndryshëm pasi kanë kaluar në studiot e tyre çdo personazh të mundshëm ftojnë një farë Baton Haxhia si analist gjë që me gjithë respektin e mundshëm për personin e mësipërm, vë shumë gjëra në pikëpyetje duke parë njohuritë tejet të limituara të këtij të fundit për politikën shqiptare.

Grotesku i industrisë së prodhimit të politikbërësve shqiptar shpaloset pa asnje skrupull në teprimet mediatike të  « shtetit spektakël » Imazhet personale të politikanëve, të bazuara në teknikat e komunikimit, nga mjete duket se janë kthyer në qëllime.

*“Les aigles volent bas”-, titull i huazuar nga njé artikull i diplomatit Idriz Basha publikuar né gazetén “Le Monde” 30 vite me paré.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Elona Zhana, poshte, shqiponjat fluturojne

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT