
Dhurata Çupi/
Një nga arsyet madhore pse Shqipëria nuk bëhet një shtet europian në shërbim të qytetarëve është politizimi i thellë i administratës publike. Në fjalën time të parë në Këshillin e Integrimit fola pa doreza për këtë plagë, që është përkeqësuar ndjeshëm këto 8 vjet të qeverisjes së Edi Ramës. Në vitin 2014 kemi patur një administratë publike me 84 mijë punonjës. Sot e kemi me 184 mijë. Pjesa dërrmuese janë patronazhistët e Edi Ramës. Detyra e tyre nuk është shërbimi ndaj qytetarëve, por shërbimi ndaj partisë. Në 8 vjet, shqiptarët paguajnë pothuajse dyfishin e parave për militantët e Edi Ramës, rreth 620 milionë euro. Nuk ecim dot përpara, nëse nuk themi të vertetën dhe nëse nuk e kurojmë të keqen. Reforma në Administratën Publike është një nga më të rëndësishmet. Nëse ajo nuk do të jetë e thellë dhe e plotë, shërbimet për qytetarët do të mungojnë dhe korrupsioni do të vazhdojë për llogari të partisë shtet.