

Miq të librit, mos harroni: këtë të shtunë, në Universitetin e Harvardit, VATRA në Boston, në bashkëpunim me Programin e Studimeve të Gjuhës Shqipe pranë këtij universiteti prestigjioz dhe Shtëpinë Botuese Onufri, do të prezantojnë për komunitetin shqiptar librin “Porosia e Kullës” nga Dr. Pashko R. Camaj, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i VATRËS!
Më poshtë keni programin për këtë event, i cili organizohet në kuadër të festimeve për njëvjetorin e ringritjes së VATRËS në Boston.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin kopje të librit në gjuhën shqipe dhe angleze.
Detajet e aktivitetit:
• Data: E shtunë, 14 dhjetor
• Ora: 12:00
• Vendi: Universiteti i Harvardit – Fong Auditorium
• Adresa: Boylston Hall, 5 Harvard Yard, Cambridge, MA 02138