





Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë/
Ditën e sotme në
ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”, BKSH, u çel ekspozita me
dorëshkrimet personale të shkrimtarit Naum Prifti, dhe u dha premiera e dokumentarit “Porosia e përjetësisë” nga producenti Mumin Jashari, Media Film Production, Prishtinë.
Takimi u moderua nga zv. Drejtorja e Bibliotekës Kombëtare, znj. Majlinda Toçi. Vajza e shkrimtarit, znj. Julika Prifti, përshëndeti gjithashtu çeljen e ekspozitës, duke falënderuar të pranishmit dhe organizimin e takimit
.
Artistet e nderuara Justina Aliaj dhe Violeta Trebicka interpretuan pjesë të krijimtarisë
së Naum Priftit; “Lisi plak”
dhe “Pse Shqipëria ka male shumë”
.
Në përfundim të takimit, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të Naum Priftit ndanë kujtimet dhe mbresat e tyre nga e kaluara me shkrimtarin.
Ndër ta: Paskal Milo, Sadik Bejko, Dhimitër Haxhimihali, Çerçiz Loloçi dhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve në Nju-Jork, Adnan Mehmeti
.
Dorëshkrimet e ekspozuara kanë një vlerë të veçantë, sepse përmbledhin historikun e krijimtarisë letrare
dhe kinematografike
të Naum Priftit, si dhe ndajnë detaje interesante nga jeta e tij personale dhe natyra kurioze që shkrimtari ka pasur
.