Shpresoj se në SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re. Amerika nuk do të jetë kurrë më si para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur kur familja dhe shteti ishin të shenjta…/
Nga Alfons Grishaj/
Amerikanët janë të qetë tashmë. Retorikat dhe ekstaza e Nëntorit pushuan pas zgjedhjes për President të Donald Trump, i cili fitoi 279 elekrovota përballë Klinton me 228. Kultura dhe atdheu i amerikanëve përqafon traditën e shkëmbimeve paqësore të urimeve tradicionale të lëvdatave per njëri-tjetrin sikur mos të ishin njerëzit e akuzave dhe kundërakuzave si në fushatë . Po kush janë humbësit e mëdhenj?
Në këtë fushatë humbësi i madh ishte gazetaria dhe media, veçanërisht , “CNN” , dhe “New York Times” humbën autoritetin e paanësisë , duke humbur respektin e një pjese të madhe të popullit amerikan. Jim Rutenberg , i New York Times , do të shkruante : “ News Media yet again misreads America’s Complex Pulse” Poashtu dhe disa gazeta me emër dhe gazetarë. Ekstaza e Nëntorit përfshiu dhe disa artistë dhe këngëtarë që përkrahën Klinton…Ata arritën deri aty sa të shprehen se nëse fiton Trump , do të largohen nga Amerika. Por pas kësaj fillon heshtja e çlirimit të energjisë …
Kryeministja e Anglisë , Theresa May , e cila para dy muajve do të kritikonte ashpër kandidaturën e Trump, “bie në paqe”, duke uruar Trump , dhe afruar bashkëpunim. Poashtu dhe disa udheheqës Europian… përfshirë këtu dhe Kryeministrin e Shqipërisë , Edvin Rama , i cili pat “zhveshur shpatën” si padishah për prishje marrëdhënie me Amerikën , nëse fitonte Trump. Më qesharakja është se ky person që pat kërcënuar prishje marrëdhënie me shtetin më të fuqishëm , tani kërkon të mbledhë atë diasporë të prerë në besë nga ana e tij… Gazetarucët dhe ucët analistë gjoja profesionalë të Shqipërisë , të cilët shpikën e sajuan si gjithnjë , heshtin pas një uragani të një populli me traditë demokratike të vjetër, i cili e din mirë çfarë të bëjë në momente delikate të vendit të vet. Nga ana tjetër , Presidenti i Rusisë , Putin shtrin dorën për rikuperimin e marrëdhenieve midis dy vendeve , të cilat patën një rënie të ndjeshme deri në kërcënim …
Senatorja Demokrate Elizabeth Warren , e cila u shpreh gjatë fushatës së Trump nuk do të bëhej kurrë President i Amerikës… Pas zgjedhjeve ajo i afron bashkëpunim : “President-Elect Trump promised to rebuild our economy for working people, and I offer to put aside…our differences and work with him on that task.”
Lëvizja Trump , e vetme , kundër një makine mediatike dhe shtetërore , kundër pjesës dërrmuese te elitës Republikane , por në emër të asaj partie dhe të popullit amerikan fitoi zgjedhjet , duke fituar presidentin e 45-të Amerikës. Barak Obama , pas sarkazmës dhe përpjekjes për ta ndaluar Trump , ndërgjegjësohet se ai nuk ishte vetëm , por me të ishte Amerika dhe filosofia pragmatiste. Obama, ndryshe me herët e tjera premtoi për një kalim të butë tradicional të pushtetit në duart e kundërshtarit , duke treguar dhe njëherë se Amerika është më e shenjtë se çdo pushtet…
Po a ndikoi Obama në humbjen e Zonjës Clinton? Sigurisht që po. Autoriteti i tij ishte në rënie , duke pasur parasysh “Obama Care” , takimin me udhëheqësin Raul Kastro , pa pyetur Kongresin Amerikan . Paktin e fshehtë me Iranin , ku pagoi mbi 1.5 bilion dollarë… Vakumi që la me tërheqjen e trupave nga Iraku , duke lënë shteg për ISIS…
Gjatë qeverisjes së tij , Amerikës iu dyfishua borxhi i jashtëm në 20 trilion dollarë . Papunësia dhe Foodstamp pësoi një rritje drastike etj…Vetë Klinton , pati probleme ndër vite me dekleratat kontraversale dhe emailat që i shpërdoroi, mbase dhe nga pakujdesia , por që i sollën një kokëçarje te vazhdueshme gjatë fushatës deri në hetimin e FBI . Përpjekja e fundit e Byrosë Federale për rihapjen e dosjes në rastin Anthony Weiner, dhe Huma Abedin ishte më tepër një kor fanfaresh se sa përpjekje investigative. Një gabim që Amerikanët nuk ia falen Hillarit , ishte Bengazi…Kurse për mendimin tim , ajo gaboi në shprehjet e saja gjatë fushatës për perkrahësit e Trump…, deklarimi i rritjes së taksave, internacionalizmi kolaborativ ku përfshiheshin dhe vendet e dyshuara për lojën e dyfishtë kundër Amerikës. Ironia e saj kundër katolikëve dhe evangjelistëve i kushtoi shtrenjtë në votime , pikërisht se ata votuan në masen 81% për Trump kundrejt 16% për Hillary.
Rreth shtatëdhjetë përqind e Amerikanëve , mendojnë se Hillary është gënjeshtare dhe e pavendosur… Pjesa dermuese e shqiptaro-amerikanëve në votime i qëndruan besnikë Hillary , duke i larë borxhin për çfarë bënë Klintonët për shqiptarët …Por , populli Amerikan mendoi dhe gjykoi ndryshe…
Bill O’Reilly do të theksonte : “ The folks rejected corruption and unfair federal policies and delivered vast power to a maverick political novice. The Democratic machine waged an arrogant campaign that justified Hillary Clinton’s incredible record of ethical deficiencies.While many politicians disort and mislead, Clinton seems incapable of speaking the truth. Americans , even some who voted for her, noticed the narcissism. Thus they denied her power.” Ai vazhdon : “Malcom Gladwell’s theory says bad things mount up, then suddenly , at dramatic moment , everything comes crashing down.”
Ky shpjegim i gazetarit te famshëm të FOX , duhet të jetë një paralajmërim dhe për qeverinë e korruptuar të Tiranës…
Pas humbjes , Hillary Klinton tha : Loss is painful and disappointing…Donald Trump is going to be our President. We owe Trump “ An open Mind and chance to lead ”. Kurse Trump , vlerësoi figurën e Hillary Clinton , për shërbimin që ajo i ka bërë Amerikës. Ai theksoi : “We will all come together as never before!”
Trump, ka dy privilegje që e ndihmojnë në përmbushjen e misionit të tij presidencial.Ai ka me vete Senatin dhe Kongresin. Trump ka 51 vota në Senat dhe nga 218 vota që duhej për shumicën e Kongresit , ka 238.
Paul Ryan , ngriti lart figurën e Trump , duke i dedikuar atij fitoren e një numri te madh të Kongresistëve Republikan. Interesantja qe se , disa kandidatë kongresistë që nuk suportuan Donald Trump , humbën karriget e tyre në Kongres…Kjo tregon se populli Amerikan ishte tepër vigjilent dhe aspak tolerant lidhur me vendosmërinë e ndryshimit.Tani flitet për pozicionet e përkrahësve të Trump , të cilët do të jenë në administratën e ardhshme të Trump. Në një intervistë të Bill O’ Reilly me Rudy Juliani , hamendësuan administraten e re të Presidentit Trump …, Rudy Juliani , Attorney General . Chris Kristi , Homeland Security . Newt Gingrich , Secretar of State
Kellyanne Conway , Chef of Staff . Ben Carson , Humane Service . Michael T. Flyn , Chief of Stuff United States Army etj…
Unë shoh se, Donald Trump , do të jetë një President energjetik i palodhur për ti shërbyer çeshtjes Amerikane . Intuita prej biznesmeni të madh dhe misioni aspak i rastësishëm do i sjellë shërbim dhe prosperitet popullit . Në marrdhëniet diplomatike , ai do rregulloië mardhëniet e ngrira me vendet ish- partnere dhe do rinegocioië planin ekonomik. Përkohësisht do sjellë një impact në emigracion , por do t’i sigurojë popullit Amerikan qetësi më tepër se kurrë. Kujdesin më të madh duhet ta ketë me NATO , e cila i shërben jo vetëm Amerikës , por të gjithë botës së qytetëruar…Donald Trump , do të ndeshet dhe me protesta të instrumentarizuara ose dhe me ndonjë atentat , të cilat nuk do ta pengojnë në misionin e shenjtë…Sot Presidenti Obama dhe Presidenti i zgjedhur Trump, u takuan dhe biseduan rreth bashkpunimit të tranzicionit presidencial dhe më pas…
Shpresoj se në SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re. Amerika nuk do të jetë kurrë më si para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur kur familja dhe shteti ishin të shenjta…
Jakov says
Artikull shume i sakte me nje analize te gjithaneshme duke e paraqitur Clinton ashtu sic e kisha menduar –Nje mashtruese m e buzeqeshje plot hipokrizi qe tregon nje karakter te paqendruesh ,fallco ne cdo dalje ne publik ku edhe Obama dha ndihmesen e tij si president i deshtuar qe i la pas Amerikes nje numur problemesh dhe koklavitjesh prej te paafti -Le te iki me bisht ne shale deshtaku i dreqit ! PO si rane ne kurthin e tyre gazeta e gazetare me emer ne SHBA qe treguan paaftesi profesionale ,por jo vetem kaq -nxorren ne pah mllefet e tyre dhe servilizem te pajustifikuar -Shto pastaj ketu qendrime anormale e kercenime jo vetem te kryetareve te shteteve ,por deri tek pornoseksistet –artiste te njohur –se do te braktisnin Ameriken .Dua tishoh ca fytyra te ndyra qe te largohen qe aty –por ku do ti gjejne miljonat e fituara ne Holywood .Te gjitheve u ngecen fjalet e deklaratat intrigante dhe arrogante ne fyt –i mbyteshin .Artikulli i jep nje goditje te rende (me shume te drejte )qendrimit masiv te udheheqesve Shqiptare qe treguan ne kete rast se ja ju vlen ajo lekura e tyre e qelbur komuniste ,injorante qe tunden vetem me miljonat e droges qe shesin dhe helmojne akoma sot gjithe Europen .Me tregoni nje shtet europian qe nuk ka paraqitur ankesa per shqiptaret e etur per tu pasuruar me rruge jo ligjore brenda nje kohe te shkurter .Kjo qeveri e e ka molepsur edhe popullsine per te perfituar jo ligjerisht ne nje vend ku mbillet me shume kanabis se grure –ku korrupsioni ben kerdi perdite ,ne cdo fushe te jetes se perditeshme .Deklaratat e nje kryeministri qe thote se –une kritikova kandidatin e jo presidentin eshte po aq qesharake sa edhe thenite tija e dyfaqeshe qe do te mbahen mend per nje kohe te gjate .Trump nuk ka kohe te merret me plehrat eEuropes –ai i njeh ata nje per nje dhe sa ju vlen lekura e tyre qe mban eren e komunisteve te tyre paraardhes ,atij brezi te mallkuar qee la Shqiperine ne bisht te Europes dhe e beri vasale te vendeve arabe .Edhe sot vazhdojne me po ate muzike –lidhjet e tyre me vendet arabe qe pa tru e inkuadrojne vendin me vendet jne vendin ne rradhe me shtetet islamike vetem per te perfituar dollare nafte prej tyre .Qe te mos shkeputem nga tema –dua te shtoje se edhe kori i bretkosave te larove te Rames – nuk mbeti pas duke e akorduar kitaren e tyre sipas asaj te zhalonit spekullativ -KRYEMISRIT SHQIPTAR (nuk eshte gabim ortografik ,por tamam ashtu sic eshte shkruar )
jhgug says
alfonso amerika nuk eshte dinasti ku pas te shoqit te kandidoje e shoqja e bija vjeri vjera etj e pane amerikanet me bushet hillari po ta deshte me shume ameriken e linte sandersin megjith ate te dy ishin e jane ta pa pranueshem mesa duket ka arth koha qe amerika te shohe punen e vet per te miren e vet e per faj te vet fuqia do ti kaloja rusise e kines cdo perandori ka ne fund e fundi I vjen nga korrupsioni cumgi,I I lirise deliri I madheshtise qe nuk e le te shohi realitetin
Asllan Bushati says
I nderuar Alfons.
Pajtohem teresisht me shkrimin tuaj. Edhe une po te njejtat gjera do te kisha shkruar. Por me kete rast po ju tregoj nje bisede ne Familjen time nje dite para zgjedhjeve ne SHBA.”Ju thashe gruas, vajzave dhe dhenderrit se sipas medias del se Hillari Klinton e ka te sigurte fitoren. Ne jemi familje me formim te djathte, ne kete rast do te votojme per bindjet tona te djathta ( edhe pse sipas medias Trampi do te humbas), apo do te votojme te rreshtohemi me fituesin qe sipas medias do te jete Hillari Klinton. E gjithe familja ishte e mendimit se ne nuk mund te tradhetojme bindjet tona. Le te jete humbes Donald Trampi dhe ne do te votojme per te , dhe ndergjegjen e kemi te qete se kemi votuar per c’ka ndiejme. Keshtu beme dhe 5 votat e familjes time shkuan per Donald Tramp.”
Edhe nje here me shume respekt: Asllan Bushati.
Zef Balaj says
Te lumte Alfons.se me ke binde se metevertet e perciell politiken me shume vemendje . Prandaj tuj mose dashte me ndryshue as nji fjale,pike a prese . por due me shtue per Shqipetaret e Shqiperis dhe te Kosoves qe ta kuptojn se qka don me thane votate elektorale qe zgjedhin presidentin e Amerikes e jo vota popullore .
Keto vota i perkasin setecilit shtete barabare simbase numerit te populsise te secilit shtete.
Nese kandidati X do u zgjidhte me shumicen e votave te popullit ai do tu koncentronte vetem rrethe 10 shtetevet ma te mdhaja dhe nuke do qante koken per 42 te tjerat . por tuj kanune te barabarta vjen ne pytje edhe shteti DELLAUERS(Delaware) i N/kryetarit Baiden me 600 000 banore ; qe ka 1 governator
2 senator dhe vetem nji kongresmen se pse nji kongresmen duhet me reprezantatue jo ma pake se 600 000 banor.Kurse shteti i NY ka 27 kongresmena . E pra per zgjedhjen e presidentit te Amerikes jan te barabarta .
Te pershendes mbasi kemi votue edhe liftue per TRAMPIN ; por i kemi pase edhe pake bashkeatedhetar por SHUMICA KAN VOTUE PER HELLERIN dhe nuk jau nxa pertemadhe aspake.
Alfons Grishaj says
Dear Friends ,
Eshte kenaqesi qe ndajme sebashku shqetesimet tona per problemet e çastit…
Kombi jone lindi nga toka qe Zoti e krijoi…
Ameriken e krijoi Zoti dhe Ai do e mbroje.
Nuk ka Perandori te perjeteshme , por ka Zot te perjetshem dhe per sa kohe Ai te ekzistoje , Shqiperia dhe Amerika do forcohen e do perparojne. Njerezit e vegjel jane kalimtare , ata nuk mund te bejne punera te medha, se destinacioni i tyre nuk jane majat e suksesit , por bishti i regresit…
Zoti Ju Bekofte!
Alfons
fave S.C. says
Ne kemi shkruar qe. Medjat po demtojn zgjedhjet .Ne pamjebte pare diukej qe mr..trump Ishte me mire disa e company jepnin tjeter perqindje ne favor ms.klitonit .
Nga njezet e ca candidate qe Ishii, por klintonit -klintonve ju kemi borc per shpetimin e populit shqiptar te ksoves nga nje tragedy e pa pare .pose bndofta nuke enmritonte por fakktoi edhtebse ne Koran e democrats gfitoj. Nuke eshten pak zotrssi ‘per klintlonin kshilla ishte mos te merrejj me femrat,.ajo puna e ngacmimeve sex eshe Si pune qe thon qe te thon:” love you””, handy”,” ,sa e bukur je”???etj etj.?.6 FEMA dualen me nje TV. here pas te pares, ne dukej se Ishta ebpregatitur, sepse I Kish te shkruara s nuk I mbante mend ne se trupi en e kisht puthur apo ferkuar gjoksin(nuk e ngente koken nga se e trathtonte e verteta).po TV kudo e jepte ne avantazh gjoja mf trump. Skandal me sex. pose mass klintoni nuke duhet Ta pranonte sepse bashkshort i.ms.klintonim pati problem me kete pune.hillari do fitonte pike po te thoshte ”ato I takojn te matures” ,”Po te done ti ndjek drejtsia”.populli e kuptonte qe kjo nuke Ka Hallin e femrave.
por kushe esht gneja me dobte me diskreituse ???? imoraliteti grate Ishin 80 mljon ape 1/3, nga. 250.000.000 miljon votuse.
Udhtoja me tren nga mahattani ne brionx bised e zjarrte.te gjith folen une jo.ne fact shumica Ishii i per ms.klintonin nje burr ,ball per ball me tha po ju sera?.ja bera dore ae asgje ,jes or no??.”I am independent”’vetm qe te Mos acaroj muhabetin .Mu drejtua nje tjtere famer .u ngrite Pak nga vendi dhe u ule ne prehrin e nje Mr .qe kishte afer,”Une than e preku nee faqe ne gjoks,edhe Ai ka te dent te me perk mea.c’pune Kane te duaret e faqen e byuzte e mia.Ameikanet cur udhton ne trene app autubuse nje kemb e vendosin mbi kemben e njeri tjetrirt askush nuke felt. edne pse puthen.pra ajo ‘und nuke Ishte asgje,
KY eshte president historic rrezioi 15 re’publikan e nje democrats.vetem pa Pak shume Pak perkrahes .
Shum kunder.disa familje presigetesh ne kore kinder:familja bushet ,klintongt ,algori,miti,bajderi,obamet,por Ku
nder te gjithve,luftoj me vetmohim kritikove kto gtupime dhe medijat ..
kshilluam hillarin,e te perqendrohet tek punsim,,shendeti,arsimi,por Palatka d jashtme ndryshon sic nryshoj ndaj,kores,arabise saudite etj.
Prfundimisht fushta dolinga situate e ceshtjeve kryesor.
RI-Hapja ”e mile” gjoja per Ta ”ndihmuar” MS .klintoni Ishte ”gabim”.
NJERZIT u shokuen ”shpif e shpif dicka ngelet”.
Mori rfuge dyshimi..ms. klingoni nuke I tha ”popull I ime I dasher une kame gabuar por pa qellim demtimi te Amerikes time”.Adveria qe nyk e Desha ,e cola advert nuuk gezontee besimin e popullt po e perkrahte,dhe ms Hillary I qedronte fanatic ne te ideas formula te pd.??populli ‘rite ndryshime.??
Po ‘se de falenderoj per e -mailet e dhta te rihapura?????
Mediat e parashikusit Ishin jashte loje.
Ketp artificialisht krijuan nje” imazh ,suprmaci”e besushmmeri te ms. klntonit,,
qe vuri ne scene artistet,ne fushate ne form koncrti.
Kjo krijoj nje shkne te hidhre ”artistet do braktisnin ameike”???????
Me gjith keto situate te pa kendshme fushata mbaroj bindshem.
Por fill u zgjuan manifastime po’pu llore,te cilat u shendrruan ne
Vandalize?????etn te pa nevojshme per traditen e democracies American,nga k Drejton syte gnithe bota.