Shpresoj se në SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re. Amerika nuk do të jetë kurrë më si para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur kur familja dhe shteti ishin të shenjta…/
Nga Alfons Grishaj/
Amerikanët janë të qetë tashmë. Retorikat dhe ekstaza e Nëntorit pushuan pas zgjedhjes për President të Donald Trump, i cili fitoi 279 elekrovota përballë Klinton me 228. Kultura dhe atdheu i amerikanëve përqafon traditën e shkëmbimeve paqësore të urimeve tradicionale të lëvdatave per njëri-tjetrin sikur mos të ishin njerëzit e akuzave dhe kundërakuzave si në fushatë . Po kush janë humbësit e mëdhenj?
Në këtë fushatë humbësi i madh ishte gazetaria dhe media, veçanërisht , “CNN” , dhe “New York Times” humbën autoritetin e paanësisë , duke humbur respektin e një pjese të madhe të popullit amerikan. Jim Rutenberg , i New York Times , do të shkruante : “ News Media yet again misreads America’s Complex Pulse” Poashtu dhe disa gazeta me emër dhe gazetarë. Ekstaza e Nëntorit përfshiu dhe disa artistë dhe këngëtarë që përkrahën Klinton…Ata arritën deri aty sa të shprehen se nëse fiton Trump , do të largohen nga Amerika. Por pas kësaj fillon heshtja e çlirimit të energjisë …
Kryeministja e Anglisë , Theresa May , e cila para dy muajve do të kritikonte ashpër kandidaturën e Trump, “bie në paqe”, duke uruar Trump , dhe afruar bashkëpunim. Poashtu dhe disa udheheqës Europian… përfshirë këtu dhe Kryeministrin e Shqipërisë , Edvin Rama , i cili pat “zhveshur shpatën” si padishah për prishje marrëdhënie me Amerikën , nëse fitonte Trump. Më qesharakja është se ky person që pat kërcënuar prishje marrëdhënie me shtetin më të fuqishëm , tani kërkon të mbledhë atë diasporë të prerë në besë nga ana e tij… Gazetarucët dhe ucët analistë gjoja profesionalë të Shqipërisë , të cilët shpikën e sajuan si gjithnjë , heshtin pas një uragani të një populli me traditë demokratike të vjetër, i cili e din mirë çfarë të bëjë në momente delikate të vendit të vet. Nga ana tjetër , Presidenti i Rusisë , Putin shtrin dorën për rikuperimin e marrëdhenieve midis dy vendeve , të cilat patën një rënie të ndjeshme deri në kërcënim …
Senatorja Demokrate Elizabeth Warren , e cila u shpreh gjatë fushatës së Trump nuk do të bëhej kurrë President i Amerikës… Pas zgjedhjeve ajo i afron bashkëpunim : “President-Elect Trump promised to rebuild our economy for working people, and I offer to put aside…our differences and work with him on that task.”
Lëvizja Trump , e vetme , kundër një makine mediatike dhe shtetërore , kundër pjesës dërrmuese te elitës Republikane , por në emër të asaj partie dhe të popullit amerikan fitoi zgjedhjet , duke fituar presidentin e 45-të Amerikës. Barak Obama , pas sarkazmës dhe përpjekjes për ta ndaluar Trump , ndërgjegjësohet se ai nuk ishte vetëm , por me të ishte Amerika dhe filosofia pragmatiste. Obama, ndryshe me herët e tjera premtoi për një kalim të butë tradicional të pushtetit në duart e kundërshtarit , duke treguar dhe njëherë se Amerika është më e shenjtë se çdo pushtet…
Po a ndikoi Obama në humbjen e Zonjës Clinton? Sigurisht që po. Autoriteti i tij ishte në rënie , duke pasur parasysh “Obama Care” , takimin me udhëheqësin Raul Kastro , pa pyetur Kongresin Amerikan . Paktin e fshehtë me Iranin , ku pagoi mbi 1.5 bilion dollarë… Vakumi që la me tërheqjen e trupave nga Iraku , duke lënë shteg për ISIS…
Gjatë qeverisjes së tij , Amerikës iu dyfishua borxhi i jashtëm në 20 trilion dollarë . Papunësia dhe Foodstamp pësoi një rritje drastike etj…Vetë Klinton , pati probleme ndër vite me dekleratat kontraversale dhe emailat që i shpërdoroi, mbase dhe nga pakujdesia , por që i sollën një kokëçarje te vazhdueshme gjatë fushatës deri në hetimin e FBI . Përpjekja e fundit e Byrosë Federale për rihapjen e dosjes në rastin Anthony Weiner, dhe Huma Abedin ishte më tepër një kor fanfaresh se sa përpjekje investigative. Një gabim që Amerikanët nuk ia falen Hillarit , ishte Bengazi…Kurse për mendimin tim , ajo gaboi në shprehjet e saja gjatë fushatës për perkrahësit e Trump…, deklarimi i rritjes së taksave, internacionalizmi kolaborativ ku përfshiheshin dhe vendet e dyshuara për lojën e dyfishtë kundër Amerikës. Ironia e saj kundër katolikëve dhe evangjelistëve i kushtoi shtrenjtë në votime , pikërisht se ata votuan në masen 81% për Trump kundrejt 16% për Hillary.
Rreth shtatëdhjetë përqind e Amerikanëve , mendojnë se Hillary është gënjeshtare dhe e pavendosur… Pjesa dermuese e shqiptaro-amerikanëve në votime i qëndruan besnikë Hillary , duke i larë borxhin për çfarë bënë Klintonët për shqiptarët …Por , populli Amerikan mendoi dhe gjykoi ndryshe…
Bill O’Reilly do të theksonte : “ The folks rejected corruption and unfair federal policies and delivered vast power to a maverick political novice. The Democratic machine waged an arrogant campaign that justified Hillary Clinton’s incredible record of ethical deficiencies.While many politicians disort and mislead, Clinton seems incapable of speaking the truth. Americans , even some who voted for her, noticed the narcissism. Thus they denied her power.” Ai vazhdon : “Malcom Gladwell’s theory says bad things mount up, then suddenly , at dramatic moment , everything comes crashing down.”
Ky shpjegim i gazetarit te famshëm të FOX , duhet të jetë një paralajmërim dhe për qeverinë e korruptuar të Tiranës…
Pas humbjes , Hillary Klinton tha : Loss is painful and disappointing…Donald Trump is going to be our President. We owe Trump “ An open Mind and chance to lead ”. Kurse Trump , vlerësoi figurën e Hillary Clinton , për shërbimin që ajo i ka bërë Amerikës. Ai theksoi : “We will all come together as never before!”
Trump, ka dy privilegje që e ndihmojnë në përmbushjen e misionit të tij presidencial.Ai ka me vete Senatin dhe Kongresin. Trump ka 51 vota në Senat dhe nga 218 vota që duhej për shumicën e Kongresit , ka 238.
Paul Ryan , ngriti lart figurën e Trump , duke i dedikuar atij fitoren e një numri te madh të Kongresistëve Republikan. Interesantja qe se , disa kandidatë kongresistë që nuk suportuan Donald Trump , humbën karriget e tyre në Kongres…Kjo tregon se populli Amerikan ishte tepër vigjilent dhe aspak tolerant lidhur me vendosmërinë e ndryshimit.Tani flitet për pozicionet e përkrahësve të Trump , të cilët do të jenë në administratën e ardhshme të Trump. Në një intervistë të Bill O’ Reilly me Rudy Juliani , hamendësuan administraten e re të Presidentit Trump …, Rudy Juliani , Attorney General . Chris Kristi , Homeland Security . Newt Gingrich , Secretar of State
Kellyanne Conway , Chef of Staff . Ben Carson , Humane Service . Michael T. Flyn , Chief of Stuff United States Army etj…
Unë shoh se, Donald Trump , do të jetë një President energjetik i palodhur për ti shërbyer çeshtjes Amerikane . Intuita prej biznesmeni të madh dhe misioni aspak i rastësishëm do i sjellë shërbim dhe prosperitet popullit . Në marrdhëniet diplomatike , ai do rregulloië mardhëniet e ngrira me vendet ish- partnere dhe do rinegocioië planin ekonomik. Përkohësisht do sjellë një impact në emigracion , por do t’i sigurojë popullit Amerikan qetësi më tepër se kurrë. Kujdesin më të madh duhet ta ketë me NATO , e cila i shërben jo vetëm Amerikës , por të gjithë botës së qytetëruar…Donald Trump , do të ndeshet dhe me protesta të instrumentarizuara ose dhe me ndonjë atentat , të cilat nuk do ta pengojnë në misionin e shenjtë…Sot Presidenti Obama dhe Presidenti i zgjedhur Trump, u takuan dhe biseduan rreth bashkpunimit të tranzicionit presidencial dhe më pas…
Shpresoj se në SHBA dhe në botë do të fryjë një erë e re. Amerika nuk do të jetë kurrë më si para këtyre zgjedhjeve , por do jetë si dikur kur familja dhe shteti ishin të shenjta…