Nga Sulo Gozhina/
BERAT 8 Prill- Pjesë e vizitës zyrtare në Shqipëri e Presindentit të Hungarisë, Janos Ader, është bërë edhe qyteti muze i Beratit. I shoqëruar nga stafi i tij, Presidenti Hungarez Janos Ader, ka mbërritur mesditën e sotme në lagjen simboli “Kala” . Ai është pritur në hyrje të kështjellës nga Prefekti i Qarkut të Beratit Fadil Nasufi dhe nga NënKryetari i bashkisë Çlirim Brisku si dhe nga autoritetetë tjera vendore më pas Presidenti është shoqëruar për të vizituar nga afër Muzeun Kombëtar “Onufri”, ku u prit nga Drejtri i Qëndrës Kombëtare Muzeve Berat, Agron Polovina. Punonjësit e këtij muzeu e kanë njohur Presidentin Hungarez Janos Ader me historikun dhe vlerat e tij i ndërtuar në ish-Kishën, “Fjetja e Shën Mërisë”. Presidenti Hungarez ka parë me kureshtje nga afër Ikonostasin në hyrje të muzeut dhe objektet e ekspozuar në ambjentet e brendshme të tij që mban emrin e piktorit të famshëm të Shek.16. Ai ka shprehur interes të veçantë për pikturat e famshme të Onufrit dhe djalit të tij, që shpalosin ngjyrën e kuqe të “Onufrit”. I imprensionuar nga ky muze në rang kombëtar, në përfunditm të vizitës së tij, Predsidenti Hungare Janos Ader shkruajti edhe emocionet e kësaj vizite në librin e përshtypjeve. Më pas, Presidenti Hungarez ka bërë edhe një vizitë të shkurtër në Kishën e ndërtuar 8 shekuj më parë “Shën Mëari Vllaherna”, ku ka parë nga afër një piktur të Piktorit Nikolla biri i Onufrit e cila daton në vitin 1578, pra 6 shekuj më parë. Qëndrësën e radhës gjatë vizitës në qytetin muze Presidenti mik Hungarez e ka pasur në Muzeun “Etnografik”, i vendor në një shtëpi karakteristike 300 vjeçare ku dhe la këtë shënim: “Shumë faleminderit dhe mirënjohje të thellë për këtë mundësi unike për të njoh nga afër, traditen e pasur të artit dhe artizanatit në Berat, pjese e përditëshme e jetës së banorëve të qytetit”. Përgëzime dhe urime me të mira. Nga Janos Ader . Në vijim të vizitës së tij Presidenti Humngarez Ader ka parë kalimthi Qëndrën Historike të qytetit për të qëndruar në një drek miqësore në “Caster Park”. Gjatë vizitave të tij në Berat, ai i ka qëndruar larg komenteve,duke mos pranuar të flasë për median, ndërkohë që stafi i tij ka konfirmuar se vizita e Janos Ader në Berat ka qënë thjesht një vizitë për tu njohur me vlerat historike e kulturore të qytetit mbi 2400 vjecar, tashmë i mbrojtur nga UNESCO. Të gjitha personalitet e larta diplomatike, politike, kulturore etj që vizitojnë vendin tonë e mbyllin axhendën e tyre të vizitave në qytetin e lashtësisë ku ende ekziztoj gjyrëm e jetesës të ta ndërprera ose në qytetin i njohur ndryshe qyteti i një e mbi një dritareve.