Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi njё bisedё tё hapur me pёrfaqёsues tё Rrjetit tё Profesionistёve dhe Sipёrmarrёsve Shqiptarё. (APEN).
Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit shprehu vlerёsime tё larta pёr profesionalizmin dhe gatishmёrinё e APEN-it pёr t’u pёrfshirё me ekspertizё nё sugjerimet pёr zgjidhjen e problemeve qё shqetёsojnё Shqipёrinё nё rrugёn e saj tё reformave dhe integrimit evropian
“Kam tё freskёta mbresat nga takimi ynё i shtatorit tё shkuar, i cili u bё nxitёs pёr ndёrmarrjen e nismёs sime Rrjeti i Miqve tё Shqipёrisё dhe vazhdoj tё jem i hapur pёr mendime dhe kontribute qё i shёrbejnё koordinimit dhe bashkёpunimit tonё nё tё mirё tё Shqipёrisё dhe diasporёs shqiptare”.
Mё pas takimi u zhvillua nё formёn e njё bashkёbisedimi, gjatё tё cilit u shkёmbyen mendime pёr çёshtje qё lidhen me realitetin shqiptar si, çёshtja e pronave, lufta kundёr korrupsionit, thithja e investimeve tё huaja, tёrheqja e trurit dhe nxitja e talenteve dhe realizimi i aktiviteteve qё i shёrbejnё njohjes sё Shqipёrisё dhe mundёsive qё ajo ofron pёr turizёm e investime, si dhe rritja e aftёsisё administruese tё sipёrmarrёsve shqiptarё.