PRESIDENTI I RI VATRËS PUBLIKON LISTËN E KRYESISË, 6 JANË EMRA TË RINJ/
* KRIJOHET KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES SË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA ME KRYETAR JURISTIN BASHKIM MUSABELLIU
*KRIJOHET ZYRA ADMINISTRATIVE E PRESIDENTIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”, SHEF KABINETI PASHKO CAMAJ, KËSHILLTAR- MARKO KEPI, SEJDI HYSENAJ- SHEF PROTOKOLLI.-DRITAN HAXHIA EMROHET KOORDINATOR I MEDIAS/
EMRA TË RINJ NË KRYESINË E VATRËS
Presidenti i ri i VATRËS, z. Dritan Mishto, dje, e Martë 13 Qershor 2017, ka nxjerrë vendimin për emërimin e Kryesisë së re të Vatrës. Bien në sy emra të rinj, shkon në dy numri i femrave, VJen Marjan Bulku. Ka dhe gërshetim moshash.
Ja emrat:
1- Agim REXHAJ -Nënkryetar
2- Adriatik SPAHIU-Nënkryetar
3-Nazo VELIU -Anëtar
4-Zef Balaj-Anëtar
5-Marjan CUBI-Anëtar
6-Besim MALOTA-Anëtar
7- Dr. Skënder MURTEZANI-Anëtar
8-Sokol BEJLERI -Anëtar
9-Marjana BULKU-Anëtare
10- Tom BENO-Anëtar
II- Në vendim shënohet se do të vazhdojnë kryerjen e detyrës së tyre:
- Dalip Greca, Editor i Gazetës DIELLI
- Mit’hat Gashi, Drejtues i Fondit të Studentëve
- Marjan Cubi, Financier
V E N D I M Nr. 2, që nxori dje, Presidenti i ri i Vatrës ka të bëj me Krijimin e Komisionit të Garancive të Kanunores. Ja Vendimi:
Në zbatim të Kanunores dhe të Vendimeve të Kuvendit të Vatrës, mbajtur në Nju Jork ,më 10 Qershor 2017:
V E N D O S A:
- Krijimin e Komisionit të Garancive të Kanunores së Federatës Panshqiptare VATRA me përbërjen e tre anëtarëve.
- Emërimin e Z. Bashkim Musabelliu Kryetar i Komisionit të Garancive të Kanunores.
- Ngarkohet Z. Bashkim Musabelliu që brenda 30 ditëve nga fillimi i detyrës të paraqesë kandidaturat për anëtarë të këtij komisioni.
III- ZYRA ADMINISTRATIVE E PRESIDENTIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”
Vendimi nr 3 që nxori Presidenti i ri i Vatrës ditën e djeshme është krijimi i Zyrës Adminsitrative të Presidentit. Ja Vendimi:
V E N D O S A:
Krijimin e Zyrës Administrative të Presidentit të Federatës Panshqiptare VATRA.
- Pashko Camaj emërohet Shef i Kabinetit.
- Marko Kepi emërohet Këshilltar.
- Sejdi Husenaj emërohet Shef i Protokollit dhe Eventeve.
- Dritan Haxhia emërohet Koordinator i Medias
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Nju Jork, 13 Qershor 2017
President
Dritan Mishto