

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj dhe Presidentja e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani u takuan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Presidenti z.Bajram Begaj pas takimit ceremonial shkroi: “Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”. Presidentja e Kosovës znj.Vjosa Osmani pas takimit ceremonial shkroi: “Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore. Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe! Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”.