Baltimore, 3 Shkurt 2016: Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në një xhami amerikane, ku bëri thirrje për tolerancë ndaj miliona myslimanëve të Amerikës.
Presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për t’ju kundërvënë paragjykimeve, që ai tha se janë në rritje në procesin e fushatës presidenciale, ndërkohë që flitet për luftë kundër terrorizmit.
Në Shoqërinë Islame të Baltimorës, që përfshin një kampus universitar me një xhami dhe një shkollë 12-vjeçare, Presidenti Obama u ul në një tryezë të madhe me përfaqësues myslimanë të universitetit dhe aktivistë për të diskutuar mbi tolerancën dhe lirinë fetare.
Pastaj ai mbajti një fjalim ku u përqendrua te çështja se si SHBA mund të përballen më me sukses me ekstremizmin nëse punojnë me myslimanët, në vend që t’i cilësojnë ata si armiq të mundshëm.
Retorika antimyslimane është e pajustifikueshme, tha zoti Obama, i cili shtoi se të krishterët, myslimanët dhe hebrejtë janë të gjithë fëmijët e Zotit.
Jakov from Israel says
Presidenti cfrytezon rastin e takimit me musulmanet per te bere propagande edhe per zgjedhjet e ardhme –ai do kandidaten e tij te preferuar Clinton se ciles ky komunitet mund ti jap nje dore te rendesishme ne votat ,ashtu sic ben me vet Obamen .Une nga ana ime them se ky do te ishte nje gabim fatal i amerikaneve ne se zgjedhin serish kandidat nga Demokratet .Clinton (MOs e dhente perendija te zgjidhet )do te jete perendimi la lindje tjeter iSHBA –ajo ka po te njejten mendesi dhe fluturime abstrakte ne ajer ,ashtu si dhe paraardhesi i saj qe e coi Ameriken ne fronin e nje mungese te theksuar te autoritetit ne gjithe boten .Ne kete proces ,me sukses ,influencoi Rusia Putiniane qe i dha grushtin e nok dawnit Presidentit me negativ ne te gjithe historine e shtetit tuaj .Mos beni gabimin e rradhes me sepse do te kete pasoja te renda per vendin .Mjeshteria e tij qendron ne dyfytyresine e tij mashtruese -ky ishte “suksesi “i Oubambes tuaj .Kush e duron edhe 8 muaj !
sami repishti, USA says
Falemnderit Z. President. Ju tregoni fetyren e vertete te ketij vendi te lire…te lire nga frika e diskriminacionit fetar.