Në një postim në Tëitter, të shtunën, date 4 gusht, Presidenti lajmëroi fillimin e pushimeve bashkë me familjen. Zoti Trump dhe familja e tij, pritet të qëndrojnë në pronën e tij të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, për 17 ditë, në të parin pushim të gjatë të tij që kur mori detyrën. Gjithashtu në postim, presidenti nënvizoi se, këto nuk ishin pushime, pasi ai do të ishte gjatë gjithë kohës i zënë me takime dhe telefonata.
Por, ndërsa Presidenti Donald Trump dhe familja e tij ndodhen me pushime në Nju Xhersi, ekipet e ndërtimit kanë nisur punën për rinovimin e Shtëpisë së Bardhë.
Gjatë muajit gusht, ekipet do të punojnë për të përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në krahun perëndimor, do të rinovojnë kuzhinën dhe zonën e pritjes si edhe do zëvendësojnë shkallët në hyrjen jugore. {Sh.K}.