

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani u takua në New York me Kongresistin Ritchie Torres, kryetarin e Vatrës Dr. Elmi Berisha e personalitete të shquara shqiptare në Amerikë si Harry Bajraktari, Dr. Sulejman Çelaj, Ramiz Kukaj, Halil Mula etj. E shoqëruar nga Ambadador Blerim Reka në komentin zyrtar Presidentja Osmani shkroi: “Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.
Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. “.
Foto: Dritan Haxhia