PROF. DR. ELENI KOCAQI DO TË PREZANTOJË NË VATËR LIBRIN ” LUFTA E TROJES,LUFTE PELLAZGO-ILIRE”
Njoftojmë vatranët dhe Komunitetin se të Enjten, 11 Prill 2019, në Orën 6 .P.M. në Vatër do të jetë e pranishme për të vizituar Vatrën Prof. Eleni Kocaqi, e cila do të prezantojë librin e saj “Lufta e Trojës, Luftë Pellazgo-Ilire”, që deri tani është prezantuar në disa shtetet të Amerikës së Veriut, ku jetojnë shqiptarët dhe pas Nju Jorkut do të vijoi me shtete të tjerë.
Libri është interesant dhe tenton të hedhë dritë mbi Luftën e Trojës nga konteksti historik, duke u bazuar tek të dhënat që japin autorët antik. Lufta e Trojës është trajtuar nga të gjithë autorët antik, te cilët e kanë konsideruar një ngjarje të tillë, si absolutisht të padiskutueshme. Por cfarë të rejash sjell Kocaqi? Ejani të Enjten në VATËR.