Sh.T. Edi Rama Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Tiranë/
Zoti Kryeministër, Me shpresën e mirëkuptimit, mora guximin t’ju shkruaj serish në rrethana krejtesisht reja, kur vendi ndodhet në një turbulencë të pangjashme, që për ne qytetarët e thjeshtë është bërë shqetësimi i jetës. Të gjithë kanë sjellë vështrimin nga Ju, me mendimin se do ua shpetoni Shtetin dhe do ta shpërbashkoni ate nga Krimi. Si shumëkush, edhe unë mendoj se Kryetari i Ekzekutivit është Njeriu i Parë që do të duhet të reflektojë dhe të kthjellohet në ketë vend, sepse jeni drejtuesi i një shumice parlamentare, e cila në një segment të rendësishëm të saj, permban nje sëmundje që do ta rrenojë respublica-n. Koha ju ka thirrur ta mbani mbi supe këtë barrë të rëndë dhe ju zoti Kryeministër, para të gjithëve, do të duhet ta perballoni situatën e krijuar, duke menduar jo për Mazhorancën, por për Publikun, pa krijuar asnjë alibi mbi ekzistencën e paranojave, duke respektuar shtetin e së drejtës, dhe ndarjen strikte në mes institucioneve.
Mbi Shqiperinë dhe mbi Qeverinë që drejtoni, ka rënë një gjamë e madhe dhe unë mendoj se Ju do të duhet ta trajtoni me shpejtesi, vendosmëri çdo gjë, duke e impostuar gjithshka ka ndodhur, në udhët e ligjshmërisë, parlamentarizmit dhe transparencës së publikut, në respekt të procedures dhe konventave konstitucionale, që nuk të mundësojnë të marrësh mbi supe as pushtet hetimor dhe as pushtet gjyqësor. Ne qofte se vazhdohet pa kujdes, duke perdorur rastin e denoncuar nga zoti Doshi, si pretekst për të mbytur zerin e lirisë dhe të të drejtave të bashkësisë kulturore të Shqiperisë Veriperëndimore, per sulm politik ndaj Shkodrës dhe shkodranëve, dhe për të impostuar një qasje te ngjashme me operacionet purifikuese të Batalioneve të Sigurimit të Shtetit komunist, ndaj Shkodres, Malësisë dhe Dukagjinit, siç po nxitet nga anetarë të caktuar të parlamentit, kjo do të jetë një zhvillim mjaft i rëndë për stabilitetin e vendit në tërësi. Po ashtu, në qoftë se nga ky rast ju do të lejoni ndërtimin e intrigave fundosëse të modelit të romaneve të Alexander Dumas, kjo do ta drejtojë gjithë shoqërinë në humnerë dhe do damkosë drejtimin tuaj governativ përjetësisht. Ju nga rasti i ekzpozuar nga deputeti, po merrni vetem qasjen e papershtatshme të komunikimit të tij, ndërkohe që Publiku është i interesuar për zbardhjen deri në fund të deklarates se tij, hetimit shkencor përmes institucioneve sa më të specializuara, mundësisht me asistencë ndërkombëtare dhe pa ndërhyrje e presione mbi organin e hetimit.
Në qoftë se do vazhdohet kështu, sikurse është trajtuar këto ditë, me frikë, llogari të shkurtër kohore, tretje vëmendjeje dhe prozhmim psikologjik të një krahu, kjo ju fajeson dhe ju ngarkon me përgjegjësi. Unë mendoj se Ju duhet të dilni nga mosveprimi ligjor dhe politik, nga ndërhyrjet në kundërshtim me parimet ndarjes së pushteteve dhe barazisë së të gjithëve para ligjit dhe të nderprisni aktivitetin propagandistik, për të shmangur kaosin, sepse koha nuk pret. Madje mund të them se hapat që keni bërë në këto ditë, janë të përkundërta me precipitimin e të vertetës dhe kanë fryrë trazirën e brendshme. Unë mendoj se ju duhet të ndalni ecjen mbrapsht të kohës suaj, që në këtë rast është edhe koha e Shqipërisë. Ju duhet ta shpëtoni postin e kryeministrit te Shqipërisë, zoti Kryeministër, sepse me këtë keni shpëtuar edhe vendin, lirinë dhe demokracinë. Veprimet e ditës së martë 3 mars 2015, janë ndër më të pangjashmet në historinë e një Shteti qe bazohet në Ligj, Ndarje Pushtetesh, Demokraci Liberale dhe Qeveri të Përgjegjshme. Thirrja e kryetarit të një pushteti te pavarur hetimor, qe mbron Shtetin, duke e ulur në një tavolinë me pjesët e vendosura nën nje akuzë nga me te rendat publike, përbën sjellje procedurale negative që dikush mund të marre në drejtimin e përditshëm të punëve në këtë vend, përkundër respektimit të konfliktit të interesit dhe korrektësisë ndaj ligjit të këtij aspekti të jetës publike.
Shpërbashkimi i sjelljes Suaj politike, parlamentare dhe pergjegjesise para ligjit, me ate të personazheve të vendosur nën një akuze publike, do të duhej të ishte hapi i parë që ende nuk ka ndodhur nga ana Juaj. Perndryshe, me keqardhje dhe trishtim, publiku po konstaton një kryetar ekzekutivi të stepur nga kasnecë, që kërcënojnë nëper televizorë për të degjuar Ju ma së pari, pastaj edhe te tjeret pertej, shtypi i shqiptar, që ju e keni vendosur, gati në unison, në oborrin e prapëm të mazhorancës. Kjo gjendje nuk ka precedencë tjetër veç ditëve të zeza të marsit 1997. Ju nuk duhet të zgjidhni rrugen e paprinciptë të paraardhesit tuaj, per ta mbrojtur të keqen dhe per t’ua ricikluar serish para shqiptarëve, në një progresion gjeometrik përforcimi. Kryeministri i Shqipërisë Demokratike nuk duhet të ndjekë rrugen e kompaktësimit me të keqen, por të shpërbashkimit me atë, në të mirë të Shtetit të së Drejtës që mbron Qytetarin dhe në funksion të zbulimit vetëm të të vertetës. Unë dhe shumëkush këto ditë ka pritur që Ju i nderuar Kryeminister të therrisnit në zyren tuaj, me përgjegjësinë e një Shtetari të vërtetë, Kryetarin e Opozites dhe te bisedonit me Ate të gjitha opsionet e mundshme. Ka një interes publik prioritar që Kryeministri i ketij vendi do të duhet ta kete parasysh: Mbrojtja e Shtetit dhe Zbardhja e së Vërtetës, dhe Kryeministri nuk do të duhet të ecë përkundër ketij interesi. Unë mendoj se Kryeministri aktual i këtij vendi duhet të kuptojë që Aleanca juaj, është në gjendje kome irreversibile, dhe përkujdesi pas çehres se tjetrit, për hir të mbajtjes së karriges kryeministrore, qoftë edhe një muaj me teper, do ju varrose edhe ju politikisht me damken e paaftesise dhe të tradhtise ndaj Shtetit shqiptar dhe Publikut tonë të mjeruar e të frikësuar, që po lëshon gjithandej vikamen e panikut. Është koha për një reflektim të madh, pa vonese – dhe takimi me Kryetarin e Opozites, me ndërmjetësinë e Presidentit të Republikës, është hapi më normal në një vend demokratik, në qoftë se ju e konceptoni postin tuaj të lartë në shërbimin tonë si qytetarë. Vendi sot ka nevojë per stabilitet dhe stabiliteti nuk ka për t’i ardhur qeverisë aktuale, duke vazhduar bashkejetesen me informalitetin anti demokratik. E di që është një sipermarrje, in extremis, por nuk ka opsion tjeter, pas kësaj, perveç shpërndarjes së Parlamentit. Çdo minut që kalon, afron edhe më shumë të keqen. Shpërbashkimi me atë, nepërmjet lënies së lira të organeve të hetimit dhe korrektimit të sjelljeve governative përkah shpjegueshmëria, tashmë është në tavolinen e tuaj për vendimarrje, që mund të jetë historike për fatet e vendit. Një vend që aspiron për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian, zgjidhjen e krizes duhet ta kanalizojë në rrugë institucionale, në respekt të Ligjit, Kushtetutes dhe Parlamentit, aty ku misherohet Sovrani. Opsionet janë shumë pak, por kurrsesi rruga e filluar para 8 ditesh, me kompaktesimin e rradhëve të komunisteve, ish-prokurorëve, ish sigurimsave me krimin e organizuar. Rruga është për një zgjidhje të re politike, rikompozim i mazhorances së drejtuar nga Ju, përmes nxjerrjes jashtë të së keqes dhe ndërtimit të një Qeverie të Triumfit të Shtetit. Vendi nuk është i gatshem për zgjedhje të reja tani menjëherë, por e ka të nevojshme një rindertim qeveritar me objektiv kryesor Sherimin nga Kanceri i Krimit, Vendosja e Rendit Publik dhe Mbrojtja e Shtetit nga Terrorizmi dhe Shantazhi. Një koalicion i gjerë, një qeveri e të urtëve me mbështetje të gjërë politike, që do të përforcojë pavarësinë e Prokurorisë, Ministrinë e Brendshme të ndarë nga një Polici e Shtetit e depolitizuar, Ushtrinë në sektorët e reagimit të shpejtë, Liritë kushtetuese dhe Individuale, vetëm do ju naltësonte para shqiptarëve dhe do të përforconte me siguri prestigjin tuaj si shtetar që respekton lirinë. Deklarata e Ambasades së ShBA në Tiranë duhet te lexohet në këtë kuptim, në përforcim të shtetit dhe dekriminalizim qe fillon nga maja drejt periferisë, nga dekonspiratorët e respublicas. Ajo është bërë në ate formë për t’ju mbeshtetur ju, Shtetin dhe Shqiperinë, me shpresen që ju do të arrini ta lexoni dhe do ta përdorni në të mirë të interesave publike dhe jo të shpëtimit të partnerit tuaj të koalicionit.
Me shprese se do të merrni në konsideratë mendimet e sugjerimet e mia, mbetemi me nderime.
Romeo Gurakuqi
Tiranë, me 06.03.2015
Frank Shkreli says
Nëqoftse një intelektual si Prof. Gurakuqi është i shqetësuar në nivelin që pasqyrohet në këtë shkrim, atëherë të gjithë duhet të jemi të shqetësuar mbi ato që po ndodhin në Shqipëri. Vaj medet për atë vend që nuk po sheh kurrë ditë të mirë.
Sadik Elshani says
Vaj vatani e mjere mileti – do te thoshte Noli nga sikleti. Edhe pas 102 vitesh te ekzistences se Shqiperise si shtet i pavarur, ende nuk kemi nje shtet normal. Deri kur keshtu?!
Fritz Radovani says
I nderuem z. Gurakuqi!
“Rilindja” ka fillue ne gjurmet e vitit 1925, per te merrijte ne objektivat e 1945… Me te dy keto data lidhet Mbiemni Juej… i Nderuem z. GURAKUQI !
Pershndetje me shume respekt.
shkelzeni says
Një qytetar shkodran, një pasardhës i Gurakuqit në ditë të vshtira i drejtohet si burrë, përballë Edvin Ramës për braktisjen e thonjve dhe falangave të tij nga institucionet e drejtsisë, e të bisedojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, një djalosh me nji tonelatë dosje krimesh, me nji tonelatë mega eurosh të plaçkituna të bisedojnë për të ulë gjakrat. Si mund të merren vesh dy njerëz që në 2005, ministri i brendshëm i Partisë Socialiste la në zyrën e tij qeverisë të Sali Berishës 24 Dosje krimesh të Edvin Ramës? Saliu nuk e paditi në prokurori me kushtin që ta lejonte të sundonte për 8 vjetë. L.Basha i tund 24 dosje krimi kryeministrit Edvin Ramës, po ashtu dhe Rama i tund dosjet e krimit të Bashës! Si dy bajlozat, dy perbindshat e krimit të kërkojnë paqe? Kaosi është e vetmja strategji për mbyllje dosjesh dhe tej-mega grabitje! Kjo strategji vazhdon të lulzoji e të serviret Shqipnisë të rraskapitun me turp e vorfni.
Josif Rrapi says
Lexon keto opinione dhe mendja te shkon tek karakteri I shqipetarit qe vetem une kam te drejte.Pra ne nuk pyesim per vendime te gjykatave (ne gjykojme vete) ne I kemi gjykatat por pse na duhen kur ne e nxjerrim te verteten pa nevojen e gjykates.
E gjithe bota ka gjykata dhe dihet shume mire qe je fajtor kur deklarohesh vetem nga gjykata por ku pyesim ne.Profesori qe ka mbiemer te nderuar I thote kryeministrit mos pyet por preja koken pa vendim gjykate. Po prit more zotni jemi ne demokraci jo ne diktature. Why does not the brain work at this case?
Ne kemi me te vetet thenie te bukura te burrave te mencem por si duhet te veprojme ti degjojme apo jo?
Edhe ai qe ka vajtur para varrit ka thene: Me degjo nje here por pastaj vrame. Eshte per te qare per njerze qe gjykojne ne kete menyre por eshte per te uluritur kur profesora mendojne ne kete menyre. Duroni burra para se ti hidhni benzin zjarrit, prisni per rezultatet e gjykatave dhe flisni. Ta zeme se gjykata eshte ne pushtetin e Rames, jam dakort me Tom Dashin te behet hetim nderkombetar dhe tu hapet ose to mbyllet goja atyre qe e publikuan kete histori.Eshte rast me I mire per te vertetuar drejtesine ose poshtersine por me kete duhet qe edhe parlamenti I shqiperise ose me referendum te percaktohen qart masat ligjore qe kur nje njeri do te mundohet te shpifi atehere ta mbaj bythen mire se do ti kruhet shume. (Me falni per kete shprehje por mu kujtua nje shprehje qe derri do plumb dhe jo sacma)