
Profesor Sami Repishti kohët e fundit ka pasë shqetësime shëndetsore dhe ka kaluar një arrest kardiak, por tash nën përkujdesje mjeksore,ndjehet më mirë. Ai e bërë të njohur përmirësimin e shëndetit përmes një mesazhi që u dërgoi kryeredaktorëve të Gazetave “DIELLI” dhe “ILLYRIA”.
I lutemi Zotit që profesor Repishti ta kalojë gjendjen e vështirë dhe sërish të bashkëpunojë me gazetat tona!
Ja mesazhi i Profesor Repishtit:
I dashtuni Dalip
I dashtuni Ruben
Sot pata rastin me lexue të dy numrat e fundit të gazetave Dielli dhe Illyria. U kënaqa nga sasia e informatave që përmbajshin.
Për vite të gjata, ju keni mbajtë shtypin tonë të gjallë dhe cilësor. Puna e juej nuk ka çmim. Vetëm e ardhmja do ta njohë si duhet si dhe përpjekjet e jueja disa herë mbinjerëzore që e kanë mbajtë dhe zhvillue.
Sot ju shkruej sepse kohët e fundit shëndeti im ashtë dobsue. Kam kalue nji krizë kardiake, disa ditë në spital, dhe jam tashti nën observacion mjeksor. Ndjehem ma mirë!
Por, në vetëvete ndjeva detyrën të ju falenderoj për veprimtarinë e juej e sakrificat e jueja të vazhdueshme. Gëzofshi shëndet e përkrahje të meritueme, dhe mirënjohjen e bashkësisë sonë shqitaro-amerikane.
Miqësisht
Sami Repishti