
Ajet Delaj/
Gjëja më normale madje detyrim i një klase politike është që të kenë një vizion për të ardhmen madje sa më larg në ardhmëri të jetë vizioni i tyre aq më mirë do ishte. Dihet që mandati i një qeverie normalisht zgjat 4 vjet pasi mandati mund të jetë më i gjatë por edhe më i shkurtër me vartësi të situatave e zhvillimeve politike në vend e kështu është në tërë botën demokratike. Ajo çfarë dëshiroj të theksoj e të bie në vëmendjen e çdonjërit është se vendimet e një qeverie brenda mandatit të sajë mund të ndikojë në jetën e shoqërisë e zhvillimin e vendit për dekada të tëra.
Po ju bije vetëm një fakt të vetëm për të ilustruar atë që thashë më lart: vendimi i qeverisë së parë post komuniste në Korrikun e 1991 se bashku me parlamentin, siç ka thënë i madhi Dritero “revolucionin e bëri rinia Parlamenti u mbush me pleq” aprovuan ligjin 7501 që i ka kushtuar Shqipërisë e shqiptarëve rreth 9 mijë viktima e një staniacion ekonomik që do zgjasë më së pakti 50 vjet. Jo vetëm kaq por grabitja e dytë që iu bë shqiptarëve në 1991 është faktori përcaktues në shkombëtarizimin e Shqipërisë pasi liria dhe prona shkojnë me shpirtin. Pra vizioni i një qeverie, parlamenti apo krejt klasës politike është domosdoshmëri madje duhet të jetë një faktor përcaktues për ta votuar apo rimandatuar një politikan apo formacion politik. Shoqëritë e lira nuk kanë mënyrë tjetër për të shëruar plagët e shoqërisë, krimin, korrupsionin, qeveritë ineficente e politikanët e korruptuar e deri injorantë përveç votës së lirë e të ndershme.
Që klasa politike shqiptare ka dështuar përgjatë 34 viteve për të siguruar votën e lirë e shenjtërinë e pronës private këtë mendoj nuk e vë në dyshim asnjë shqiptar, madje këtë besoj nuk mund ta mohojë askush as ata që janë në pushtet apo opozitë.
Nuk mendoj se nuk e di kush që mungesa e votës së lire e shenjtëria e pronës private prodhojnë pushtet ilegjitim e korrupsion të frikshëm, atë korrupsion që realisht ka Shqipëria sot sa kurrë nuk ka ndodhur që zyrtarët e shtetit të krijojnë biznes privat e në bashkëpunim vidhnin taksat e qytetarëve.
Gjendja ka shkuar deri atje sa partnerët e miqtë e Shqipërisë e shqiptarëve ndërhynë duke e kthyer Shqipërinë për faqen e zezë të klasës politike në protektorat kushtetuese duke krijuar sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri e vendosur atë nën monitorimin e vartësinë e OMN-së.
Pra klasa politike shqiptare me veprimet, mosveprimet e grykësinë e tyre kanë cënuar drejtpërsëdrejti sovranitetin e Shqipërisë e shqiptarëve.
Pra fatekeqesisht shqiptarët ndodhen në një krizë permanente e shumë dimensionale me një pushtet totalisht të konsumuar e një opozitë inegzistente e akoma më keq akoma në pjesën më të madhe të sajë anti-Amerikane.
Këtë situatë me siguri e ka kuptuar edhe Kryeministri Rama që pas 11 vitesh në pushtet kërkon nëpërmjet levizjeve të fundit politike reforma të mëdha shtetformuese por nuk e ka as vullnetin as mundësinë e tij e as të qeverisë që drejton për ti realizuar ato.
Në situata të krizave të thella e shumë dimensionale shoqëritë e lira gjejne forca për ti kapërcyer këto udhëkryqe të rrezikshme tek bashkimi i tërë forcave të kualifikuara kombëtare me emërtime të ndryshme që praktikisht nuk ka rëndësi emri por përmbajtja e programi i tyre.
I bëj thirrje partnerëve perëndimorë kryesisht Anglo-Amerikaneve që ti ndihmojnë Shqipërinë e shqiptarët për të kaluar këtë periudhë të vështirë , fatekeqësisht të krijuar nga vetë shqiptarët.
Meqë diaspora shqiptare përbën jo vetëm pjesën dërrmuese të kombit shqiptar por edhe kualitete ekspertizë, edukimi e eksperiencë thellësisht mendoj se Shqipërisë i duhet një qeveri me kualitete të shqiptarëve të diasporës të përzgjedhur nga Anglo-Amerikan nëpërmjet institucioneve të tyre me mandat 1 vjeçar me program të qartë .
– Voten e lirë e të ndershme duke përfshirë të drejtën e votës për diasporën nga vendet ku jetojnë e punojnë, shenjterine e pronës private pasi është vullnet politik e mundësi teknike e arritshme e padyshim mbështetjen totale të sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri nga Qeveria e Diasporës.
I bej thirrje diasporës shqiptare ne perendim qe jo vetëm të angazhohen në këtë ide por edhe të punojnë fort për të sensibilizuar miqtë e Shqipërisë e shqiptarëve kryesisht Anglo-Amerikane për domosdoshmërinë e ndihmës e kontributin e tyre për të shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët , popullin më pro-perëndimor të jugut të Europës.