22 tetor 2022,
Gjermani – Mannheim
Në panel ishin të pranishëm: Naser Hoxhaj – Kryetar i Shoqatës DARDANIA të Mannheimit, Tefik Ramadani, Nusret Pllana, Driton Gashi, Xhafer Leci, Baki Mustafa e Can Tahiri. Nga një organizim shumë dinjitoz të Shoqatës DARDANIA, në Mannheim, u mbajtë suksesshëm promovimi i librit të xhepit „Vergiss Niemals – Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, të librit „Në gojën e gjarpnit“, të Prof. Tefik Ramadanit (veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe i burgosur politik) dhe librit “Mit Doppeladler in Ruhrppott“, të autorit Driton Gashi nga Mannheimi. Përveç shumë aktivistëve, afaristëve e veprimtarëve të shumtë të çështjes kombëtare, morën pjesë edhe shumë bashkëatdhetarë gjithandej Gjermanisë, studentë e studente të Organizatës rinore të Universitetit të Mannheimit, me Gjentila Bajren – Kryetare, bashkëluftëtarët e Nusret Pllanës, Ilir Krasniqi( vëllai i Heroit të kombit Adrian Krasniqi) e Abedin Sadrija, si dhe shumë dashamirë të artit e të kulturës, të cilët me prezencën e tyre aktive, e krijuan një atmosferë madhështore të promovimit të këtyre veprave publicistike e dokumentare, autorët e të cilëve, shpeshherë nderoheshin edhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit. Faleminderit Shoqatës “Dardania“ të Mannheimit për këtë organizim të suksesshëm, por një falënderim shumë i veçantë i shkon edhe z. Baki Mustafa – Kryetar i Ansamblit PAVARËSIA, të Shtutgartit, i cili qe më tepër se dy dekada e përkrah moralisht e materialisht autorin Nusret Pllana, me promovimet e shumta gjithandej Evropës, si dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, gazetarit e ambasadorit të paqës, z. Can Tahiri, të cilët e shoqëruan për tri ditë rresht, autorin N. Pllana, në promovimet që i kishte për një kohë shumë të shkurtër ( brenda dy dite), në Keln dhe Mannheim. Shumë faleminderit piktorit të mirënjohur shqiptar, z. Halit Nezaj(King Lita), për pikturën e bukur dhuratë, me figurën e Komandantit legjendar Adem JASHARI, për çka i jam mirënjohës përjetësisht. Autorët: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përzemërsisht iu falënderohen të gjithë pjesëmarrësve, për prezencën e tyre dhe respektin e treguar në vazhdimësi ndaj punës dhe veprimtarisë tonë aktive në shërbim të çështjes kombëtare, e që e kanë të vetmin qëllim, denoncimin e barbarisë dhe mizorisë serbe deri në shkallë gjenocidale mbi shqiptarët, dënimin e Serbisë nazifashiste dhe gjakatare për gjenocidin mbi shqiptarët dhe, mos – harresën e kujtesës historike, defekt ky, pothuajse „gjenetik“, i shqiptarëve shekuj me radhë!