KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE/
KREU II – LIRITË DHE TË DREJTAT VETJAKE/
Neni 41/
1. E drejta e pronës private është e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë.
4. Shpronësimet ose ato kufiz…ime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
5. Për mosmarrëveshjet lidhur me masën e shpërblimit mund të bëhet ankim në gjykatë.
PJESA E TETËMBËDHJETË – DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Neni 181
1. Kuvendi, brenda dy deri tre vjetëve nga hyrja në fuqi e kësaj Kushtetute, nxjerr ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute, duke u udhëhequr nga kriteret e nenit 41.
2. Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute dhe që kanë të bëjnë me shpronësimet dhe konfiskimet, do të zbatohen kur nuk vijnë në kundërshtim me të.
QEVERIA:
– Ministri i Bujqesise i Qeverise Rama: Analiza e Ministrisë së Bujqësisë/Panariti: Ligji 7501, certifikatë pronësie për fermerë
KUJTESE:
1- Opozita aktuale nuk duhet te qendroje peng i se shkuares se saje por te spjegoje se zbatimi i kushtetutes eshte detyrim qe tregon jo vetem seriozitetin e shtetit por garanton te ardhmen demokratike te vendit.
2- Nje qeveri qe shkel hapur kushtetetuten e vendit dhe lirite e te drejtat themelore te qytetareve qe sundon pasi nuk mundemi te themi qeveris pasi qeveria shqiptare se paku gjer tani nuk jep asnje garanci per funksionimin dhe vazhdimin e rendit kushtetues egzistues.
3- Kur qeveria qe grabit qytetaret e tije diten per diell eshte detyre e opozites ti thote ndal me te tera mjetet demokratike duke filluar nga Gjykata Kushtetuese e deri ne mosbindje civile.
4- Opozita duhet t’ja beje te qarte qeveritarve grabites se bashku me kryehajdutin qe i thone vetes kryeminister dhe tere shqiptarve se ligje te tilla antikushtetuese do qendrojne ne fuqi aq sa te sundojne sundimtaret antikushtetues.
5- Moszbatimi i Kushtetutes dhe mosrespektimi i lirive dhe te drejtat themelore te njerut mbajne peng vete zhvillimin e vendit pra te ardhmen e shqiptareve.
Ajet Delaj
New York
petraq says
zoti ajet delaj te uroj sendet e gezohem qe preokupohesh per gjendjen e atdhut tend shqiperise.mendimet nuk jane te keqia se ato japin nje shtyse per zgjidhjen e nje problemi.por ketu ne shqiperi nen pretekstin e luftes kunder komunizmit dhe kundr diktatorit, jane luftuar gjhithe populli dhe gjithe kuadrot qe kane punuar aq shume per shqiperine duke e kthyer vendin nga nje vend feudal i prapambetur ne ekonomi me parmende prej druri dhe 98 per qin analfabet ne nje vendt agraro industrial te perparuar ashtu sikunder e quani juve ne kohen e komunizmit.nuk mund te rendohet me pergjegjesi qeveria e tanishme qe qeveria e vitit 92 nuk beri trasformimin e prones nga kolektive ne private por u muar me llafe e dallaveretani nuk ka zot qe e zgjith je i detyruar te zbatosh ligjin 7501 dhe kjo qeveri po e benpor ata qe katranosen shqiperine duke imin e merituar nga populli me 23 qershor te vitit te kaluarmenduar qe ta fillonin nga pika zero nuk ben dot asgje dhe me ne fund moren de imin e merituar duke i rrezuar nga pushteti me 23 qershor te vnitit te kaluar.ata perseri pengojne duke mos ardhur ne parlament etj.flasin ne emer te popullit por e kane monopolizuar parti te lutem verifikoje miren.enper ato qe shkruan.
Ajet Delaj says
z Petraq te pershendes. Une e dua vendin tim dhe shkruaj ate qe mendoj se i sherben Shqiperise dhe Shqiptarve. Une nuk bej shpikje thjesht kerkoj ato qe perjetoj ketu ne Amerike e qe jane te shkruara ne ligjet shqiptare e Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise.
Persa i perket se kaluares une nuk jam nihilist dhe nuk e mohoj zhvillimin por per te gjykuar realisht ate kohe duhet t’ju referohemi fqinjve tane se sa ecen per rreth 50 vjet.
Une kam me se pakti 14 vjet qe nuk i gjykoj qeverite shqiptare sipas bojatisjes qe kane. Kam shruajtur para nje viti fort deri ne State Department e White House qe Sali Berisha te largohet. E kam uruar hapur e ne menyre konfidenciale fitoren e Rames dhe kam besuar se do realizoje dicka per se mbari per ate vend e ate popull.
Fatekeqesisht verej prej se largu se pervec fjalve po ben pikerishte ate qe nuk duhet te bente ekzaktesisht po vazhdon aty ku e la Berisha. Po shperndan tapite e lena ne sirtar nga Berisha , po ben reformen administrative duke e ngjyrosur politikisht, po kontrollon territorin ne menyre selektive. Rivarrosi e varrosi se bashku me Berishen Azem Hajdarin e Sokol Olldashin.
Te jeshe i bindur se nuk kam asgje personale me Edi Ramen por interneti e zhvillimi i komunikimit ka bere ate qe nuk mundem te pres kater vjet kur e shikoj qe ne vitin e pare se nuk ka gje per shpatull.
A mundesh z Petraq t’me thush se ku eshte deshmitari kryesor qe penalizonte vedhajin e deputetit te Rames. Kjo eshte perzierje e hapur e politikes me krimin. Rama duhet te largonte brenda nates Ministrin e Brndeshem nese nuk eshte vete Rama ne krye te pisllikut. Besoj dhe shpresoj se u kuptuam. Te uroj gjithe te mirat.