Dr. Erion Dasho/
Pas 11 vjetësh qeverisjeje të dhunshme të Rilindjes dhe Boratit, shqiptarëve u kanë mbetur shumë pak mjete për të bërë opozitë.
Akaparimi i pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe juridik, kontrolli i plotë mbi ekonominë nëpërmjet oligarkëve, opozita e përçarë me kuaj troje të panumërt, kryetari i burgosur i opozitës së vërtetë, deputetët opozitarë të dëbuar nga Kuvendi, pushtimi i medieve, censurimi i rrjeteve sociale, aleanca me narkotrafikun dhe krimin e organizuar, etj., kanë topitur ndjenjën e protestës së “votuesit gri” dhe qytetarit të paangazhuar politikisht.
Ky është problem i jashtëzakonshëm, sepse një opozitë e dobët nxit abuzivitetin e pushtetit dhe eliminon llogaridhënien. Fatkeqësisht, përvoja e çdo vendi tregon se ky proces shndërrohet në rreth vicioz dhe përfundon me eliminimin e opozitës së vërtetë dhe vendosjen e diktaturës së plotë.
Pikërisht këtë po mundohet të shmangë Partia Demokratike, pra që opozita e vetme që i ka mbetur shqiptarëve të mos dorëzohet dhe të kthehet në një dekor të pushtetit, sikundër u ka ndodhur partizave të reja e të vjetra dhe lëvizjeve soroiste.
E parë në këtë kontekst, edhe vetë socialistët (e kam fjalën për socialistët dhe jo për rilindësit) duhet të ishin pardje në protestë. Mungesa e opozitës i prek edhe ata vetë, pasi abuzivizmi me pushtetin nuk bën dallim midis tyre, demokratëve dhe qytetarëve të paangazhuar politikisht.
Nga ana tjetër kemi jo vetëm pushtetin që u mundua të ndalte protestën, që më pas u mundua me dhunë e gaz lotsjellës ta shtypte atë, por edhe mediat e blera dhe analistët e oborrit.
Qëllimi i tyre si gjithmonë është relativizimi i rëndësisë së protestës, nënvlerësimi i shkallës së pjesëmarrjes dhe, në përfundim, shpallja e saj e dështuar.
Boratë dhe puthadorë!
Protesta nuk dështoi! Edhe sikur një demokrat dhe opozitar i vetëm të marrë pjesë në të, protesta është sukses!
Në Tienanmen, një njeri i vetëm ndali vargun e tankeve! Kaq mjafton për të dërguar mesazhin se njerëzit mund t’i frikësosh, por protestën nuk e vret dot.
Ajo protestë dhe mosbindje e së hënës, ajo foto e djegur e Boratit, Enverit të sotëm të shqiptarëve, tregon se demokratët kanë qënë, janë dhe do të jenë aty.
Ata që përmbysën para 34 vjetësh etërit gjaksorë, do të përmbysin sot edhe bijtë hajdutë.
Ju do të jepni llogari për çdo qindarkë të vjedhur dhe për çdo shqiptar të dëbuar bë këta 11 vjet!
Koha për dhënie llogari është sot!