*Basha-qytetareve: Në 19 qershor mos respektoni ligjet, mos paguani taksat/
Lulzim Basha, udheheqesi i Opozites ka ashpersuar tonet ne Cadren e Lirise, ne pergjigje te fteses se fundit te kryesocialistit Rama. Madje ai ka shpalle edhe mosbindjen civile te qytetarve per te rrezuar Republiken e vjeter : Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër.
Basha denoncoi edhe një fakt tjetër, siç e quan ai të pazarit të ndryrë të Edi Ramës ku një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjidhje.
Basha: Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.
500 mijë euro iu ofruar vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndeyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë.
Basha tha se goditjen përundimtare kryeministri Rama do ta marrë në 7 maj në Kavajë.
Basha: Qindra mijë shqiptarë të ndershëm, që do të bashkohen në Kavajë me datën 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë ne 27 vite pluralizëm, se bashku me mijëra banorë të Kavajës dhe në ballë me rininë e Kavajës, do të pamundësojnë zgjedhjet farsë, votimin farsë të diktuar nga krimi. Do të pamundësojmë rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e qëndresës sonë të bashkuar, dhe së bashku me 7 maj, ne do t’i japim republikës së vjetër goditjen finale. Të vendosur dhe në paqe totale asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi, nga droga dhe republika e qeverisë së vjetër në një proces fasadë, në një farsë elektorale, sepse një proces të tillë nuk do të ketë, në 7 Maj në Kavajë, dhe as në 18 Qershor në Shqipëri.
Protesta e opozitës vijon në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndësa Basha u tha mbështetësve se fundi i republikës së vjetër po vjen.
***
Ne fakt ish kryeministri dhe lideri historik i demokrateve dr. Sali Berisha, e kishet paralajmeruar ne daljen e tij te 27 prilst en Cader se mOsbindja Civile do te filloje te Henen. Ja care pat paralajmeruar dr. Berisha:
Ish-kryeministri Sali Berisha tha me 27 prill se me mosbindjen civile e cila filloi të hënën dhe që do të vazhdojë me tej do të rrëzojnë kryeministrin Rama.Nga çadra e lirisë, Berisha i kujtoi Ramës një rast në vitin 1991, kur ai është avakuuar me autoblindë të ushtrisë.
Berisha: Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të hsitorisë njëlloj si etrit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është derguar në Zall-Herr. Tani Edi Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj që kjo çadër do të krejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është.
Sali Berisha kishte edhe një mesazh për të rinjtë që mund të tymosin ndonjë cigare hashash.
Berisha: Dua tu them me dashurinë, respektin dhe dhimbjen më të madhe: Asgjë nuk ju shkatërron ju të ardhmen, karakterin e njeriut sesa droga. Dhe kjo betejë që ne bëjmë, e bëjmë sepse ne besojmë tek ju, te e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja. Këtu karshi nesh është një përdorues droge, pervers. Karshi nesh është një njeri i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublikë. Narkorepublika ka ezksituar vetëm një në botë, ishte Panamaja e Norigës, njeriun të cilin e ndihmuan për të bërë demokraci dhe shtet ligjor.