
Protesta e shqiptarëve, prej rreth tre muajsh, në sheshet e kryeqytetit, Tiranë, padyshim është një nga zhvillimet më pozitive të shoqërisë shqiptare pas vitit 1990, madje, në një aspekt, edhe më e rëndësishme se vetë lëvizja e viteve ’90.
E them këtë pavarësisht produktit që do të ketë në fund, për një arsye të thjeshtë: po të kishte qenë vërtet e suksesshme ajo që quajtëm “90-ta”, Shqipëria nuk do të kishte arritur në këtë gjendje ku ndodhet sot. Por kjo tashmë është histori e vjetër, e trajtuar shumë herë, dhe nuk është më çështja kryesore e realitetit të ri shqiptar.
E rëndësishme për mua dhe, besoj, për pjesën dërrmuese të shqiptarëve, është e nesërmja.
Pikërisht këtu qëndron sfida e madhe.
Për mua, establishmenti i korruptuar i 36 viteve të fundit është konsumuar politikisht dhe moralisht. Shumëkush mund të mos jetë dakord me këtë vlerësim, por një gjë është e padiskutueshme: ajo që sot është më e rëndësishme dhe, padyshim, më e fuqishme se çdo strukturë politike është vullneti i qytetarëve shqiptarë për ndryshim.
Ky vullnet nuk është thjesht një dëshirë. Ai është një realitet i krijuar gjatë rreth tre muajve të fundit në sheshet e Shqipërisë.
Dhe këtu qëndron mesazhi historik: kur një shoqëri zgjohet dhe kërkon ndryshim, asnjë sistem politik nuk mund të mbështetet pafundësisht vetëm mbi strukturat e pushtetit.
Unë besoj se ndryshimi është i pashmangshëm. Por mënyra se si do të realizohet ky ndryshim varet shumë edhe nga vetë ata që sot mbajnë përgjegjësinë politike. Uroj që të zgjedhin një rrugë paqësore, institucionale dhe në interes të Shqipërisë.
Problemi nuk është më vetëm e shkuara
Problemi kryesor për mua nuk është më e shkuara, por si do të ndahet shoqëria shqiptare nga e kaluara, mbi të gjitha, si mentalitet dhe si vizion për të ardhmen.
Shqipëria duhet të ndërtojë një të ardhme mbi parimet dhe vlerat e një shoqërie të lirë, demokratike dhe funksionale, pa mbetur peng i konflikteve, mentaliteteve dhe modeleve të së kaluarës.
Vazhdimi i protestës edhe gjatë kësaj vere të nxehtë tregon vendosmërinë e qytetarëve shqiptarë për t’u ndarë nga e kaluara. Përpjekja për ta kthyer shoqërinë përsëri te skenarët e viteve ’90 do të ishte, sipas meje, një mision i pamundur. Siç thotë edhe një shprehje amerikane: uji nuk kalon kurrë dy herë nën të njëjtën urë.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm është fakti se në shesh janë bashkuar njerëz me bindje, rryma dhe ngjyra të ndryshme politike, pa një përfaqësim të vetëm tradicional.
Pikërisht kjo mund të jetë një nga pikat më të forta të protestës .
Nëse protesta është shprehje e vullnetit qytetar dhe jo pronë e një partie apo grupi të vetëm, atëherë ajo mund të krijojë një bazë më të gjerë për ndryshimin që kërkohet.
Por protesta nuk mund të jetë qëllimi. Duhet të bëhet rruga drejt një zgjidhjeje.
Në ditët dhe javët në vazhdim, protesta me siguri do zgjerohet, mendoj se duhet të zgjerohet edhe përfaqësimi i saj.
Në këtë kuadër, do të ishte e dobishme që të ftoheshin edhe zëra publikë që kanë shprehur hapur qëndrime kritike ndaj establishmentit dhe që mund të kontribuojnë në debatin për të ardhmen e vendit.
Pa pretenduar aspak se lista është e plotë, ndër emrat që do të meritonin të ftoheshin në një proces të tillë do të përmendja:
● Dr. Edvin Priftin;
● deputetin Koreshi;
● deputeten Koçeku;
● Dom Vlash Palajn;
● ish-deputetin Murrizi;
● pastorin Akil Pano.
I përmend këta vetëm si shembuj të zërave publikë që, në forma të ndryshme, kanë artikuluar qëndrime kritike ndaj establishmentit.
Ata dhe figura të tjera të ngjashme mund të japin një impuls të ri dhe, mbi të gjitha, të ndihmojnë në orientimin e protestës drejt një vizioni konkret për të ardhmen.
Hapi i radhës: një Asamble Kombëtare e Protestës
Për mua, hapi kryesor tashmë duhet të jetë krijimi i një Asambleje Kombëtare të Protestës, e cila duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe, si pikënisje, të mund të përbëhet nga të paktën 300 përfaqësues .
Në të duhet të përfshihen jo vetëm qytetarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, por edhe figura të integruara dhe të suksesshme të diasporës shqiptare. Teknologjia e sotme e komunikimit e bën të mundur që diaspora të marrë pjesë realisht në një proces të tillë.
Kjo Asamble do të duhej të diskutonte dhe të miratonte një platformë të qartë për të ardhmen e Shqipërisë ku nepermjet qeverise se dale prej saje te krijohet kushtet per te garantuar vullnetin e popullit shqiptar te shprehur me vote nepermjet nje kodi te ri zgjedhor pjese e kushtetutes se re qe do te approvohet me referendum para zgjedhjeve te ardheshme ne krye te vitit .
Asamblea Kombetare mendoj se i duhet ti beje ftese parliamentit aktual per tju bashkengjitur procesit te votimit te qeverise se re kombetare duke realizuar nje zgjidhje politike që garanton vazhdimësinë e shtetit, paqen sociale dhe funksionimin e institucioneve.
Një qeveri për tranzicionin dhe jo për pushtetin personal
Qeveria Kombetare si strukturë e re qeverisëse e dalē nga një proces i tillë kombëta duhet tē ruajē, parimin kryesor qē të mos shndërrohej në një tjetër mekanizëm karriere personale.
Prandaj, si ide për diskutim, mund të shqyrtohej që anëtarët e një qeverie të tillë tranzitore të mos kandidonin për poste të tjera publike për një periudhë të gjatë pas përfundimit të mandatit të tyre duke ju garantuar nje support financiar shteteror dinjitoz pa limit kohor e angazhimit te tyre privat .
Qëllimi do të ishte i qartë: të garantohej sa më shumë pavarësia e vendimmarrjes dhe të minimizohej konflikti i interesit.
Një model i tillë do të kërkonte, sigurisht, diskutim të gjerë juridik, kushtetues dhe politik. Por ajo që nuk duhet të diskutohet është parimi se kush merr përsipër një përgjegjësi historike për të ndërtuar një sistem të ri duhet ta bëjë këtë jo për pushtet personal, por për të mirën e vendit dhe të qytetarëve shqiptar , shkurt per te shpētuar Atdheun.
AJET DELAJ New York