Me moton, “Drejtësi për Astritin”, në Prishtinë u mbajt një protestë qytetare, e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet sqarimi i rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.
Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë të Astrit Deharit dhe përfaqësues të medieve, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi për vdekjen e Deharit.
Ndryshe, rezultatet e para preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në një ekip të përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor, të angazhuar nga familja e të ndjerit, flasin për mundësinë që Dehari të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.