Mëhill Velaj dhe “Klithma e shekullit”/
Ne Foto:Mëhill Velaj/
Shkruan: Raimonda MOISIU/
“Klithma e shekullit” titullohet romani I dalë nga Shtëpia Botuese “Litografija”, Gjakovë, – një vepër letrare e mirëkonceptuar, shkruar e shprehur me ndjeshmëri nga poeti dhe prozatori Mëhill Velaj. Klithmat e dhimbjeve, e vuajtjeve, e genocidit, e tragjikes, e torturave të viktimave të pafajshme duruar para vdekjes, e kufomave në varre masive, klithmat e së pakuptimtës, e të pashpirtes ndaj viktimave të tragjedive të tilla, klithma që duken sikur kanë rënë në heshtje, por nuk janë më të heshtura, ato kanë tashmë një zë,-zërin që vjen nga paqja shpirtërore. Është mëse e qartë se autori Velaj nëpërmjet kësaj pune letrare, si dëshmitar i një procësi historik, të cilin askush nuk e besonte si të mundshëm, faktet dhe dëshmitë historike, ngjarjet interesante I ka përshkruar me një stil për tu admiruar, duke u dhënë një karakter letrar, ku autori është edhe pjesëmarrës vetë. Ngjarjet zhvillohen në të shkuarën dhe të tashmen, të interpretuara këto në nivel artistik. Krahas këtyre vlerave ai sjell historinë e tyre në dritë, kalvarin e vuajtjeve dhe sakrificave, libri është fjalë për fjalë një dëshmi mes jetës e vdekjes, lidhjet e saj me tragjiken e mbijetësën tonë, mes dobësisë dhe forcës tonë, mes dhimbjes e ndjeshmërisë, mes vetes dhe atdheut, mes klithmës të genocidit nga serbët në Kosovë, vetëm e vetëm për të zhdukur një etni të tërë dhe kurajos që shpërthente nga gjokset e djalërisë kosovare, mes zëmërimit dhe urrejtjes, mes përcmimit dhe mëshirës, mes poshtërimit e torturës, klithmë që dukej e vështirë për tu kuptuar se një entitet ishte I bazuar llogjikisht në brendësi të emocioneve, për të njohur dashurinë, trishtimin, pritjen ndër shekuj, besnikërinë ndaj atdheut, inteligjencën, shpirtin njerëzor, -klithma që shpalosi retë dhe ngriu diellin, që I mbajti gjallë për qindra e qindra vite, -klithma që ndërtoi urat jetike për të mbrojtur e ruajtur lirinë dhe pavarësinë e tokës dardane. Romani është I përbërë nga pesëmbëdhjetë pjesë së bashku me epilogun. Personazhet e romanit janë njerës historikë, por mes tyre ka edhe njerës të zakonëshëm të thjeshtë, jetët e të cilëve bëhen të ngatërruara në një mënyrë ose në një tjetër. Ai fillon ngadalë duke absorbuar të gjitha karakteret dhe për të kuptuar cështjet përsonale që prekin të gjithë. Ka më shumë se një kontakt të mistikes dhe magjisë në histori. Janë ngjarje unike dhe shpirtërore, që duket pothuajse e zakonëshme për ata me të dhe prekjen e gjakut amëtar shqiptar. Autori tregon një pjesë të madhe të respektit për folklorin shqiptar (kjo vërehet në emrat e pastër shqiptarë të personazheve) dhe besimet fetare. Ky është një roman mjaft interesant ndërtuar rreth temës që njerësit jetojnë dhe luftojnë për të marrë atë që duan nga ajo. Forca e librit është në personazhet e tij, të cilët autori I trajton me interes të madh stilistik. Që në kapitullin e parë, Velaj na jep Shpat Zadrimën, një mësues me qetësi elokuente, fisnik dhe inteligjent, me dhimbjen e trishtimin, në fshehtësi të plotë largohet drejt tokës amë fillimisht e më pas drejt SHBA-s, përshkak të raprezaljeve, persekucionit dhe terrorit serb. Mbas disa vite emigrimi Shpati kthehet I përlotur e optimist me mendimin se asgjë në jetë nuk zgjat dhe me premtimin për një të ardhme më të mirë, se cdo gjë bëhet e mundur ndaj së pamundshmes, së bashku me kujtimet e tij, ngjarjet, të vërtetat tronditëse, ashpërsitë e jetës, frymën dhe praninë e karaktereve, mungesën që mbeti prej tij, duke sjellë për audiencën e lexuesve një vepër të balancuar në gjërat që të ofron jeta dhe gjërat që jeta I largon nga ne. Ky është vërtet një përkushtim mahnitës.
Romani “Klithma e shekullit”, arrin të na japë atë që në dukje, duket e pamundur. Ai përfshin pothuajse cdo gjë, pasojat dhe konseguencat e luftës, jetën e atyre njerësve të thjeshtë dhe nga faqja në faqe vazhdon të mbajë interesimin e lexuesit. Në kapitujt e tjerë konstaton, forcën e inteligjencës, maturinë dhe guximin, kurajon, ngjarje epike në përmbajtje, një lloj truku historik dhe artistik, që mbulon jetën e kosovarëve, përjetimin e brutalitetit barbar, genocidit, vrasjeve nga makina vrasëse e Milloshevicit, që autori e shpalos me grafikën e kohës dhe hapësirës. Personazhet janë realë dhe fiktivë, ngjarjet janë epike në formë e përmbajtje dhe heronjtë janë realë përreth tyre. Ky libër nuk është lustër e hidhur, por ballafaqimi I rrethanave, i brutalitetit dhe terrorit barbar të serbëve. Sepse toka e Dardanisë, njerësit e saj, kanë kaluar nëpër situata e përvoja nga më të tmerrëshmet dhe më të paimagjinueshmet. I përqëndruar në historinë e dashurisë së dy cifteve, të dy studentëve, Liridonës dhe Nishit, dhe të dy të rinjve, Martinës dhe Fisnikut, përvec lidhjeve të tyre emocionale intensive, ndarjen e jetës së tyre në dy pjesë, ashtu si toka e Dardanisë e ndarë në dy pjesë, se jo gjithmonë janë të lumtur apo të trishtuar, por Velaj na ka dhënë një kombinim të të dyjave. Fillimisht kemi dashurinë e Liridonës dhe Nishit, lumturinë e kësaj lidhje dhe trishtimin e shpërbërjes së saj në batakun e terrorit serb, të cilët me dëshirë, guxim, me vetëdijen dhe vetbesimin se edhe mund të vriteshin, ndërpresin studimet dhe I bashkohen formacionit ushtarak të UCK-së, për të luftuar përndjekësit e tyre brutalë e barbarë. Në të njëjtën linjë autori paraqet edhe dashurinë e Martinës dhe të Fisnikut, në kampin ku ishin vendosur nga dëbimi me dhunë i trojeve të tyre. Dashuria e tyre kurorëzohet në martesë të papritur, brenda kampit si rrjedhojë e vdekjes së parakohëshme e nënës së saj gjatë lindjes dhe mbijeteësës së fëmijës së porsalindur, Editës. Edhe këtu ashtu si te dashuria e dy studentëve shfaqet guximi dhe pjekuria para kohe, një kombinim I lumturisë me trishtimin, respektimin e mirësisë, dashurisë dhe guximit kolektiv shoqëror krijuan një ambient familjar në kamp, për tu kujdesur për babain, motrat, vëllain e Martinës të mbetur tashmë jetimë. Rrëfimin e historisë së dashurisë mes të rinjve autori e bën si një pagëzim të katarsisit, që ajo paprimtas bëhet gjithnjë më e rëndësishme, sepse tashmë dihet se si viktimat e genocidit dhe terrorit serb jo vetëm në kampin ku ishin vendosur një pjesë e popullsisë kosovare por edhe jashtë tij ishin të persekutuar, përndiqeshin, torturoheshin deri edhe vriteshin. Në cdo rresht të shkruar autori Velaj është me ta e për ta. Ai na jep lavdinë dhe bukurinë e dashurisë të Liridonës me Nishin dhe Martinës me Fisnikun, në një mënyrë dhe stil jashtëzakonisht të vecantë, si një nga eksperiencat më të mrekullueshme e të kënaqëshme të jetës. Autori e ndjente të shkruante historinë e tyre, duke na dhënë bukurinë shpirtërore të dashurisë dhe brutalitetin më të tmerrëshëm në të njëjtën kohë. Kjo është një sfidë e madhe për një shkrimtar, sepse atij I duhet të goditet gjithmonë nga erërat dhe emocione të jashtëzakonëshme dhe anasjelltas. Sepse autori përjeton bukurinë e një dashurie të pastër, por më vonë përjeton shkatërrimin, genocidin, vrasjen e njerësve të dashur që e rrethojnë. Ky është një “udhëtim” i lumtur e I trishtë për autorin dhe lexuesit në të njëjtën kohë. Autori Velaj me dëshirën e mirë, vendos në rolin kryesor djalërinë dhe inteligjencën kosovare, heronjtë, dëshmorët e lirisë, guximin, trimërinë dhe bëmat e tyre heroike e të jashtëzakonëshme. Ata janë personazhe historikë, njerës të thjeshtë, që nga Besmiri, Drini, Jetoni dhe ish nxënësi I tij, Ardian Krasniqi, trimëria, dashuria, guximi, shpirti njerëzor dhe hyjnor I Don Kelmendit; pastaj Sidriti, Saimiri, Erina, Rinora dhe Rinori, Azgani e deri te Fisniku, I mencuri dhe I maturi, Bacë Baliu.
“Klithma e shekullit”, është një vepër meditative, tepër e vecantë, duke na sjellë një nga përvojat më kritike të jetës, durimit, përjetimit, dhe heroizmit të kosovarëvë, është një strehë shpirtërore për stërnipat e Mujit e Halilit, Kastriotit, Nënë Terezës, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës , UCK-së, djalërisë dhe inteligjencvës kosovare që investuan jetët e tyre për ta mbrojtur Dardaninë, për të rritur rrënjët e të ardhmen e brezave arbërore. Në të konstaton se do të përfitosh dhe kuptohet më mirë në vetvete dhe konteksti më I gjerë do të jetë I vlerësuar gjithashtu, një libër I vetëm që përfshin konfliktin që shpërtheu në Kosovë, batakun e terrorit serb, me të gjitha lidhjet e saj ushtarake, politike, për përbërësit ekonomikë dhe sociologjikë, që detyruan, SHBA-s, NATO-n, dhe diplomacinë botërore të hyjnë në një luftë për të ndryshuar fytyrën e Kosovës dhe demokracisë në Ballkan. Besoj se ky libër është unik si një libër I shkruar ndryshe, në një vend dhe kohë, me “udhëtimin” e personazheve nga ngjarja në ngjarje dhe sesi jeta nën rregjimin serb shpaloset rreth tyre. Në realitet duhet theksuar se personazhet e romanit nuk janë vetëm heronj. Ata janë njerës të zakonëshëm pothuajse të gjithë. Edhe viktimat e pafajshme para torturave, përdhunimeve , vrasjeve e varreve masive, kanë kryer vepra trimërie e guximi, të pabesueshme e të pashëmbullta. Jeta është për njerës të vërtetë, përvojat e saj janë të rralla; të zi dhe të bardha, tërheqës e të shëmtuar, ngushëlluese e të tmerrshme, të guximshëm e të frikësuar, të egër e të mëshirshëm, me të metat dhe defektet e karakterit psikollogjik dhe njerëzor, adhurojnë e urrejnë, duke pretenduar fitoren e të mundshmes ndaj së pamundshmes, ndaj së keqes së madhe, në një realitet të hirtë, -Rilindjen! Personazhet e romanit nuk janë të turbulluar nga iluzionet e moralit. Ata kanë kryer bëma të jashtëzakonëshme trimërie. Kjo unë mendoj se është në qëndër të moralit dhe shpirtit shqiptar të kosovarëve. Romani është historia e triumfit të së mirës mbi të keqen, është optimizmi I shqiptarëve për një të ardhme më të mirë e të qëndrueshme, është ideali I –LIRISË! Poeti dhe prozatori Mëhill Velaj ka “endur” një pëlhurë jashtëzakonisht të bukur në librin e tij të tretë në gjininë e prozës, titulluar tashmë “Klithma e Shekullit”. Ai përfshin disa breza dhe nëpërmjet personazheve na jep një përshkrim të gjallë të bukurisë dhe brutalitetit, harmonisë dhe horrorit, përshkruan luftën e guximëshme për mbrojtjen e trojeve etnike nëpërmjet jetës së personazheve. Teksa e lexon romanin të mbush me emocion dhe ofron një portret të mprehtë, të mencur e të matur të burrave dhe grave që luftuan, u bënë prova e kombit, për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Raimonda MOISIU
Hartford CT USA.