NGA ASLLAN BUSHATI/Treni i palicensuar serb, i nisur nga Beogradi për në Kosovë (Mitrovicë) më 14 Janar 2017, por që nuk arriti në destinacion për arsye se në Rashkë u këthye andej nga erdhi, më kujtoi një ngjarje nga historia e luftrave. Shtabi i Përgjithëshëm gjerman i kohës së Hitlerit, po bëntë një stërvitje komando-shtabi me idenë se si mund të pushtohej Austria pa paralajmërim ,pa i shpallur luftë dhe pa bërë bujë në botë. Kjo gjë sipas tyre mund të bëhej duke nisur natën para agresionit , me avionet e linjave dhe me automjete private, komandantët e njesive e reparteve ushtarake të veshur civilë, por që në valicet e tyre të kishin uniformat ushtarake të luftës dhe kodet sekret të drejtimit. Pas sistemimit të tyre në hotele të nisej me tren një divizion tankist dhe një i blinduar për ta rrethuar Vienën natën dhe në orët e para të mëngjezit pushtimi të bëhej fakt i kryer. Kur stërvitja komando-shtabi mbaroi, oficerët shkuan në shtëpitë e tyre. Në këtë moment Hitleri urdhëroi që ky plan stërvitor të këthehej në plan luftarak dhe ashtu u bë. Të nesermen institucionet kryesore qeveritare të Vienës u gëdhinë të rrethuara nga tanket e autoblindat gjermane dhe pushtimi u bë fakt i kryer. Për të mos i dhënë shumë rëndësi këtij fakti, “ Fyhreri “ mbajti në qendër të Vienës një fjalim për zhvillimin e “demakracisë në botë”.
E solla këtë shembull në fokus,si një paralele me trenin serb, por aspak për të fyer austriakët, për të cilët kam një respekt të pakufishëm në cdo drejtim. Ata bënë gjithcka për krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, ashtu sic kanë bërë e bëjnë edhe për miqësinë që ata kanë treguar e vazhdojnë të tregojnë në vijimsi për shqiptarët. Por shembullin e solla për të vënë në dukje se historia përsëritet në një formë a në një tjetër,në një kohë a hapsirë tjetër dhe kush i neglizhon mesimet e saj duke vetfshirë kujtesën, është në radhë të parë viktimë e vetvehtes.
Ka më shumë se një shekull që ne shqiptarët jemi në luftë me Serbinë dhe herë- herë në paqe shumë të pjesëshme me të. Provokimet e saj nuk kanë të ndalur e të sosur dhe prapa cdo provokimi qëndron një makineri e tërë propagande se shqiptarët janë të këqinj, të paemancipuar si komb, me prirje kriminale, terrorista dhe se ajo në të gjitha rastet është viktima. Kujtoni për një moment fjalimet e Cubrielovicit e të Milloshevicit për shqiptarët dhe hiqni pararele me ato të Nikoliqit, Vucicit dhe Dacicit.
Për kujtesë, po rendis katër ngjarje të kohëve të fundit që janë provokime të hapura të Serbisë si : Muri ndarës në Mitrovicë, vizita dhe lutjet fetare të një peshkopi ortodokës serb para universitetit, arrestimi i Zotit Ramush Haradinaj në Francë me urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia që në 2004-ën dhe nisja e trenit të palicensuar për në teritorin e Kosovës pa përfillur autoritetet e Shtetit të Kosovës. Në pamje të parë këto ngjarje duket sikur nuk kanë lidhje me njera-tjetrën ,por në brendi ata janë gatuar të gjitha në guzhinën e shërbimit sekret dhe miratuar nga politikanët serb. Por para se të merremi me trenin serb , le ti hedhim një shikimin të shkurtër disa ceshtjeve të gjeo-strategjisë.
Përfundimi i Luftës së Ftohtë e gjeti Bashkimin Sovjetik të shkërmoqur dhe Rusinë të humbur brenda shkërmoqjes. E ndodhur në një pozitë krejt të palakmueshme, Rusia u terhoq zvarrë deri sa me ndihmën e perendimit e rimori pak veten e mezi u ngrit në këmbë, por pa ndonjë proptagonizëm të madh. Gjatë kësaj periudhe më shumë se cerek shekulli, nën rrogozë e me ndihmat e lehtësitë që asaj ju ofruan dhe me neglizhencën që perendimorët treguan, ajo filloi të mendojë për rifitimin e staturës së ish Bashkimit Sovjetik. Madje pas pushtimit të Krimesë dhe barabarizmit në luftimet në Siri vecanërisht në Alepo, kërkon rindarjen e zonave të influencës. Në kuadër të kësaj strategjie të re ajo kërkon dobesimin ekonomik e zvogelimin e rolit amerikan ne bote,shpërbërjen ose zvogëlimin deri maksimum të rolit të NATO-s në Europë dhe prezencën e Rusise në Ballkan ( ose më saktë në Gadishulli Ilirik) . Prezenca në këtë rajon, tashmë është krejt e dukëshme në Serbi me ndihmat morale, material e financiare që i jep asaj, me instalimet ushtarake që bën, me prezencën e skifterëve të shërbimit sekret ne udhëheqjen e bandave të drogës, prostitucionit, emigracionit etj. Po ashtu prezenca e saj tashmë është e dukëshme në Bosnje-Hercegovinë, në Maqedoni e në Mal të Zi , por reminishenca influence duken edhe në disa vende të NATO-s si në Greqi , Bullgari e Turqi.
Një tjetër problem madhor, vecanërisht në Gadishullin Ilirik, është fakti se strategjia perendimore e mos njohjes së ndryshimit të kufijëve, ka rezultuar e dështuar duke prodhuar tensione të herë pas herëshme. Po të ishte menduar rirregullimi i shteteve sipas nocionit të kombeve: Hungaria do të kishte marrë pjesë e saj nga Rumania(Vllahija) e Serbia (Vojvodina); Kroacia nga Bosnje- Hercegovina; Serbia do të merrte republikën Serbskaja; Shqipëria do të merrte Kosovën; Maqedonia do të shpërbëhej dhe ndahej midis Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë dhe mund të krijohej një federatë e vogël Malazezo-Boshnjake. Në gjykimin tim kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë, por meqë kjo nuk ekziston qoftë edhe si opsioni më i pa përfilleshëm i zgjidhjeve të një plani afatgjatë, le të këthehemi tek realiteti ekzistues. Ku krahas Rusisë, rindarje të re të pasurisë botrore dhe të zonave të influencës po kërkojnë edhe Kina, Irani, Koreja, Indija dhe ndoshta edhe Brazili, Britania e Franca. Keto prirje për rindarje , shtoj këtu edhe problemin e rishikimit të programeve bërthamore e bëjnë situatën prag lufte.
Tani le të këthehemi tek treni i pa licensuar serb, me ikonografi të skajëshme ekstremiste e ultra-nacionaliste, që deshi të hynte si triumfator në Shtetin e Pavarur të Kosovës me tam-tame të mëdhaja, me parrulla e thirrje shoviniste, ku thuhej se Kosova është Serbi. Tren që mbartëte një grup avanturieresh,udbashësh e paramilitarësh provokues shoqëruar me gazetar e njerëz të medias të karikuar në kulm e stolisur me kostume, banderola e flamurë të mbretërisë jugosllave.
Me këtë Serbia edhe një herë demostron para opinionit botëror se nuk e njoh Kosovën, madje sic thuhej në banderolat brenda trenit (Kosova sipas saj është Serbi). Pra ajo vazhdon të jetojë me vizionet e vteve 90-të, në një kohë që Kosova është nje realitet krejt tjeter, shtet i pavarur dhe luftën me Serbinë ajo e ka fituar. Ky është një provokim i hapur që i bëhet Kosovës në sytë e zyrtarëve të Brukselit dhe të të gjithë botës. Me këtë Serbia i coi në zero nivelin e marrdhënieve Kosovë- Serbi të udhëhequra nga Brukseli. Me këto veprime të Serbisë dualën fiasko gjithë ecejakjet e Edi Ramës me Vucicin për të ashtu quajturën klimë paqësore e bashkëpunuese me Serbinë nga një kënd shikimi i ri rajonal. Serbija nuk ka ndryshuar, ajo është një metastazë e kanserit rus në Gadishullin Ilirik.
Unë pajtohem dhe i përshëndes veprimet dhe qëndrimet e matura dhe burrërore të autoriteteve të Kosovës në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjeve të saj. Pershendes punën e strukturave të policisë e sigurisë si dhe atë të medias. Kosova ka shumë halle e problem të mëdha, të cilat me një veprimtari shumë të ulët provokuese të Serbisë u cvendosën duke dalë në plan të dytë, sepse në plan të parë tashmë kanë dalë muri në Mitrovicë, provokimet e patriarkut serb para universitetit, arrestimi i Ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, treni Beograd- Mitrovicë etj. S’kemi c’bëjmë edhe me keto do të merremi. Por, unë mendoj se Kosova duhet të shikojë edhe mundësinë e ndryshimit sa më parë që të jetë e mundur , të kodit telefonik “383” i cili i mundëson Serbisë të mbajë nën vëzhdim cdo bisedë telefonike të qytetarëve të Kosovës.
Lypset të jemi të vëmendëshëm që të mos biem në grackate provokimeve serbe. Ato do të shtohen në të ardhmen, (mos harroni se eshte prag lufte) ,por ne jemi në hapsirën tonë që na e kanë lënë të parët tanë, jemi në të drejtën tonë, jemi përkrah Amerikës dhe NATO-s, Amerika dhe NATO-ja janë të pranishme fizikisht edhe në trojet tona. E ardhja është me ne, por na duhet mencuri, durim, maturi e koshiencë për punët që duhet të bëjmë.