SHKRUAN: GËZIM LLOJDIA*/
1-Tempull Ilir kushtuar Aferdites ne Kroaci/
Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakej në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë. Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, dhe në një gjendje tepër të mirë me qindra copa poçesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti në disa prej të cilave qe shënuar se i kushtoheshin Afërditës.(Exploreruniverse.com)
2-Tempulli i Aferdites ne Efes nje nga 7 mrekullit e botes
Qyteti i Efesit, ne breg te Detit Jon dhe ne grykederdhjen e lumit te vogel Meandro. Ne shekullin VI para e.s., ky qytet ka qene gjithmone qendra e kultit te Aferdites, e quajtur me vone Diana nga romanet. Flitet per perendeshen e natyres dhe kafsheve te egra dhe paraqitet e shoqeruar nga nje sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston nje tempull i dedikuar perendeshes. Por ne shekullin VII para e.s., qyteti pesoi nje sulm nga cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkaterrua. Gjithçka ishte ne duart e mbretit te Lidias, Kreso. Po, eshte i njejti qe ka shpikur disqet e çuditshme prej metali te quajtura “kreseidas”. Asnje nuk e di se ku do ndalojne keto shpikje moderne…. por Kreso ishte nje mbrojtes i shenjteve dhe artisteve dhe ai propozoi te ngrihej nje tempull i ri i Artemises , me i mire se i pari. Per kete u be nje thirrje publike ku u kerkohej te gjithe qytetareve qe te dhuronin para per tempullin e ri. Me ne fund tempulli u ngrit. Llogariste 127 kolona te mrekullueshme nga 20 m lartesi, diçka e jashtezakonshme per kohen, gjithashtu permbante dhe skulptura te Eskopes. Ky tempull shkelqeu qytetin e Efesit gjate dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: ne vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkaterroi tempullin duke e ndezur thjesht per fame. Pa dyshim qe ky pionier i fames e arriti ate qe kerkonte, prove eshte qe ende i kujtohet emri edhe sot. Por ne ate kohe arriti diçka me shume se fama: duke u treguar te gjithe njerezve qe per çudi Escopa ka nje Erostrato dhe qe mrekullite e ndertuara nga njerezit duhet te jene te mbrojtura nga vete njerezit. Kjo histori ka nje epilog: kur rreth 20 vjet me vone, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, degjoi historine e tempullit dhe zbuloi qe tempulli ishte shkaterruar ne te njejten dite qe kishte lindur ai. Kjo koinçidence e beri qe ta rindertonte tempullin gjate kohes qe ishte ne Efes, duke u perpjekur te krijonte nje qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (behet e treta here me kete rindertim) nuk e rimori kurre te shkuaren e tij te shkelqyer.
3-Simbolli i Aferdites ne Amantia
Terrakota ose sikurse e quajne tashme forma negative e portretit te perendeshes u gjet ne pozicion te permbysur thuajse ne siperfaqe ne pjesen qendrore te bllokut te banesave antike te qytezes Amantia. Terrakota ka permasa 15 cm lartesi dhe 9 cm gjeresi dhe paraqet nje fytyre mjaft te bukur te nje gruaje me floke qe i zbresin ne te dy anet e fytyres dhe nje kurore mbi koke me pjesen e siperme te krahut te majte pjesen e perparme te trupit dhe gjoksin e mbuluar me nje hiton transparent qe konsiderohet nje veshje joshese. Kjo figure eshte shume e ngjashme me te tjera portrete te Aferdites perendeshes se bukurise dhe nene e Erosit perendise se dashurise. Vendi ku u gjet terakota me figure ku spikasin elemente te nje veshje transparente gjoks te zhvilluar linjat e fytyres kurora mbi floke dhe mbi te gjitha fakti qe ne pjesen jugperendimore te Amantias ndodhet tempulli i Aferdites i binden arkeologet se terrakota i perkiste kesaj perendeshe. Ky perfundim u perforcua me teper kur u arrit te prodhohej nje kopje prej balte e portretit ne bashkepunim me skulptorin gjirokastrit Stefan Papamihali .Pas studimeve u arrit ne konkluzionin se figura ne terakote ka shume ngjashmeri me disa portrete te njohura te perendeshes se bukurise Aferdites te zbuluara me pare nga arkeologe te ndryshem ne vend.
4-Kulti i Aferdites i perhapur ne Amantia
Kulti i Aferdites rezulton mjaft i perhapur ne qytezen antike te Amantias. Kjo perendeshe ne kete qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos ose perendeshe e dashurise se lire. Llojdia sqaron se pervec formave te tilla deri tani nuk eshte arritur te zbulohet ndonje paraqitje skulpturale e perendeshes Aferdite. Dikur ne rrenojat e Amantias eshte zbuluar nje pllake e vogel guri qe ishte qe ishte nje kushtim per perendeshen Aferdita nga ana e Aristos bijes se Aleksandrit .Nga muret mbështetëse,për të zbritur në lëmin e Peçit është një e tatëpjetë e mbuluar me barërat e stinës. Ka buisur lulëria në këtë kodrinë. Dhe erëzon mjalti. Bletët shkojnë e vijnë. Por ngjyra e florinjtë rrëzuar është ndër lulëri. Tempulli i Afrodites në qytetin antik të Amantisë gjendet në lëmin e Peçit. Përse i është sajdisur ky emërtim,kushedi cili ka qenë Peçi.Por lëmi është një fushë e vogël e ngrehur posaçërisht,për vend falje apo kultesh. Nuk ka patur ndonjë rrugë kushedi që nga koha e kooperativizmit, që rrugëtonte në të tjetrin kah,por në këtë drejtim pra zbritja nga muret ku gjendet i kapur murri dhe shkëmbi do të jetë edhe pjesë e një projekti rrugor lidhës të siteve arkeologjike me rrugina të brendshme .Nga akropoli zbret poshtë në distancë por diku mbi 400 hapa. Tempulli shquhet qartazi,sepse gurët janë të vendosur dhe planimetria është në sipërfaqe. Duket që është një tempull. Blloqe guri të gdhendur parapelpiped me përmbajtje gëlqerore. Por informatat më të vlefshme i ka sjellur S.Anamali. Besohet se aty nga viti 1950 në këtë shesh që gjendet në distancë nga muret rrethuese është bërë një lloj sondazhi për të gjetur për të njohur llojin e godinave. Shenja e parë, që dha rezultati ishte se kjo ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lemi i Pecit, gjendet tempulli i Afroditës. Ç’farë u zbulua në këtë shesh. Themelet e tempullit ato qartazi duken. I orientuar jugperëndim, verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi12.15m,me gjerësi 6.75m.Blloqet që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë. Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera murresh ja ku shfaqen edhe brenda tij. Ne jug lindje te majës shkëmbore te Ploçes, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shumé e madhe, një ta rracé e sajuar, té cilën banorét e fshatit e quajnë Lémi i Pecit. Kjo pllaje lidhet me akropolin nëpërmjet një qafe mjaft té gjérë e deri-diku té sheshtë e cila vazhdon deri te muret ku ndodhej edhe një porte; anët e tjera té kores janë te pjerrëta. Nga veriu dhe sidomos nga lindja, kodra ka qené përforcuar me një mur mbështetës me kontraforca. Sheshi i vogël dhe muret mbështetëse té anéve kané qené béré me qéllim që aty té ngrihej një godiné monumentale.Per te njohur karakterin e godinës né Lëmin e Pecit né vitin 1950 u be një sondazh. Mbi sipërfaqe u gjetén trungje shtyllash dhe një tok gurë té skalitur, te thyer. Sondazhi né Lëmin e Pecit nxori né drite themelet e dy godinave.Godina e pare, me e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës .Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. The melet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Ato përbehen nga disa bloqe paralelepiped gëlqerore 1-1.20 m. té gjaté dhe 0.90-1 m. té gjerë te punuar miré. Blloqet kane faqet e lëmuara dhe mjaft té drejta, duke dale nga sipërfaqja e tokës 10 cm. Godina ka një planimetri katérkéndéshe me hyrjen nga jugperëndimi; né këtë ané zgjaten, né té dy qoshet, dy, bloqe 1 m. té gjaté. Pas hyrjes ka patur njé ambient 5.75 m. té gjaté; ai ndahet nga ambienti tjetër, me i vogël (2,30 m. i gjaté) nga një mur 1 m. i trashé. Përreth dhe brenda këtyre gurëve té themeleve janë ruajtur edhe gjurmé té tjera muresh. Para dhe prapa blloqeve té themeleve u gjetén pjesé té një shtroje prej rrasash té mëdha, 2 m. té gjera, té rrethuara nga bloqe me té vegjël se té parét dhe né një nivel me ta. Një shtroje tjetër (0,8 5 m. e gjeré) dhe bloqe gurësh ka edhe né dy krahët e vegjël té godinës. Dy radhe blloqesh 0,50 m. té gjerë gjenden edhe né ambientin e vogël né fund të godinës, né një nivel me blloqet e mureve anësore. Bloqe gurësh ka edhe brenda dhe jashtë ambientit té pare por tê çrregullt.Këto duhet t’i përkasin një ndërtimi dhe përdorimi té dyté të godinës, me té cilën duhet té lidhen disa mbeturina shumé té pakta mozaiku, té përbëra nga shtresa e poshtme e tij dhe kubikë të shpërndare andej e këtej.Té dhënat tregojnë se themelet i përkasin një tempulli, qé ngrihej né këtë pllaje te vogël. Tempulli, përse del nga përmasat e tij, ka qené i vogël; ai, mesa duket nga ato pak mbeturina qé shihen, ka qené i rrethuar me shtylla. Midis frag menteve arkitektonike té gjetur té shpërndare né Lemin e Pecit, ka edhe trun gje shtyllash një trung shtylle donike me diametër 0,80 m. dhe pjesa e nje shtyllëze té vogël, me diametër 0.40 m. Brenda themeleve té tempullit dhe përreth tij, u gjetën fragmente té tjera arkitektonike shumé té thyera, té cilat i përkisnin kësaj godine: këto janë copa gjethesh akanthi, dhëmbëza, astragalé e veza prej guri gëlqeror. Materialet e gjetura, gjaté sondazhit, nuk ndihmojnë për té përcaktuar ko hen kur u ngrit tempulli as hyjninë, kultit tê cilit ai i shërbeu. Jemi té prirur té mendojmë qé tempulli té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë.
5-Tempulli ka emrin e Afroditës ne Amantia
Dhe si e ka shpjeguar Mathieu Areft ermin Afërditë:Afroditë=afër dita. Lindja e Afërditës perëndesha e Dashurisë,Bukurisë dhe dëshirës është shumë e diskutueshme. Dihen dy versione. Versioni i parë është ai i Homerit që pohon se ajo është bija e Zeusit dhe e Dionesë. Sipas versionit të dytë ajo ka lindur nga deti e zhytur në gjakun e organeve seksuale të sakatuara të Uranit.Ky gjak ka mbarsur detin dhe Afërdita ka dalë nga brenda një dallge e bardhë dhe e bukur në formën e shkumës:Afërdita“e lindur nga shkuma e detit. Në vendet mesdhetare cdo ushqim që vinte nga deti në tokë trajtohej si afërdi…tase. Legjenda na thotë se ajo fluturonte në ajër e shoqëruar me pëllumbat dhe harabelat të njohur për gjëra të turpshme(shthurje).Brezi i saj magjik i bënte të dashuroheshin të gjithë ata, që e merrnin këtë brez.Ajo ishte bashkwshortja e Hefaistos dhe zonja e Ares-it.Ajo nderohej në Siri dhe në Palestinë me emrin Ishtar,Astarte ose Ashataroth.Një tjetër kult i rëndësishëm gjëndej në Pafos( në jug të Qipros),ajo lindi dy fëmijtë e famshëm Eros dhe Anteros.Emri i saj gjen rezonancë në gjuhën shqipe“Afër-ditës“,pra pranë ditës dhe në kuptim më të gjerë“ajo që është e bukur si dita apo si agimi,ajo që shkëlqen si drita e diellit“.Emri Afërditë sot gjendet me shumicë edhe në këtë zonë,përtej saj më gjerë e më gjatë saj. Anamali na thotë se tempulli duhet të jetë ndërtuar në shekulll III para Kr,ndërsa rindërtimi ,shtresa me mozaik duhet të jetë bërë në shek II,pas Kr. Mirëpo për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e Anamalit. Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull. Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave.Tempulli që gjendet në lëmin e Peçit është sot e kësaj dite .Themelet më gurë tw mëdhenj shqyrtojnë pozicionimi e ndërtesës .Tempulli është ndërtuar nga amantët larg mureve rrethuese. Janë mbi 400-500m distancë nga shtegu ,që të shpie tek murri rrethues. Lemi i Pecit është një kodrinë që e rreth dielli dhe rreth saj dielli qëndron pothuajse gjithë ditën. Siç duket pozicioni i dritës ka qenë i zgjidhur fare mirë. Por duke qenë se Amantë i ndërtuan banesat e tyre jashtë mureve rrethuese edhe tempulli ,stadiumi apo ndërtesa të tjera u ngritën jashtë këtij rrethimi.
6-Wikipedia sjell kete shpjegim per Aferditen
Afërdita (gr.: Aphrodite në kuptimin Afro-ditën) në mitologjinë e grekëve të lashtë ishte Perëndia e Dashurisë. Sipas përrallave Afërdita është ngritur nga shkuma e detit. Me ardhjen e romakëve në tokën Ballkanike është krahasuar me Venusin, perëndinë latine të dashurisë.
Origjina e saj është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro. Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afërdita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t’i përballonin. Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshën e lajkave dhe të mistereve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrtë, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t’iu shmangen.Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afërdita ishte e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.Prej ndërhyrjeve të saja në ngjarjet e vrullshme të botës së miteve pasoja më të mëdha ka pasur dashamirësia e saj ndaj Paridit të ri, birit të Priamit, mbretit trojan. Pasi që në grindje me hyjneshat, Herën dhe Athenën, i ka dhëne përparësi, për shpërblim ia premton gruan me të bukur prej të gjitha grave të vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim të zotërave dhe të njerëzve, ishte Helena nga Argu, bashkëshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit për ta sjellë Helenën në Trojë. Menelau nuk dëshiron që të heqë dorë nga gruaja e vet dhe kërkon t’ia kthejnë. Pasi që Paridi e refuzon këtë, Menelau me ndihmën e vëllait të tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishëm të Mikenës, i dërgon të gjithë mbretërit akeas në akspeditë ndëshkuese kundër Trojës. Nën udhëheqjen e Agamemnonit lundruan njëqindmijë akeas përtej detit dhe e sulmuan Trojën. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanëve, ndonëse lufta nuk ka qenë vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, që për shembull, çjerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe të ik me vaj nga fushëbeteja. Në luftën e tmershme, në të cilën morën pjese të gjithë trimat e atëhershëm dhe gati gjithë zotërat, Paridi më në fund u vra dhe pas vdekjes së tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndërroi Trojën në gërmadha – prej saj ka mbetur vetëm fama e pavdekshme në epët e Homerit.
Në bazë të kërkimeve të tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinë nga Azia e Vogël, siç duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisë. Grekët e marrin që në kohërat më të lashta, sipas të gjitha gjasave përmes ujëdhesave të Qipros dhe Kiterës, ku po ashtu e kanë adhuruar. Asaj i qenë dedikuar mërsina, trandafili, molla, lulëkuqja, pëllumbesha, delfini, dallëndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhështorë në Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u përhap nga kolonitë greke në Italinë e Jugut deri në Romë, ku e kanë identifikuar me Venerën, hyjneshën e lashtë italike dhe e kanë adhuruar në të njëjtën mënyrë si në Greqi. Prej tempujve të ndërtuar për nderë të saj më të mëdhenjt kanë qenë në forumin e Cezarit (tempulli i Venerës Nënë) dhe pranë rrugës së shenjtë kah forumi romak (tempulli i Venerës dhe i Romës). Kulti i saj zhduket me ngadhënjimin e krishterimit, kurse emri i është ruajtur në saje të poetëve, të skulptorëve, të piktorëve dhe të astronomëve.Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, ndoshta është shembulltyrë që është paraqitur më së shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatë më së shumti i ,kanë tërhequr dhe i tërheqin artistët e të gjitha kohërave. Prej shembëlltyrave të saj nga koha antike më të njohura janë: Afrodita në mjellmë, pikturë në gotën antike të viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturë muri në Pompejë nga fundi i shek para e.s. dhe të shek. IV para e.s. për tempullin e Asklepiut në Kojo (për të dimë vetëm në saje të burimeve antike të cilën e quajnë „të paarritshme”); përveç kësaj janë ruajtur edhe disa qindra enë të pikturuara me figurën e Afroditës. Prej relievëvet më i famshmi është e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepër e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot në Muzeun Kombëtar Romak në Termë. Skulpturat e saj janë krijime më të larta të artit antik. Në mesin e tyre hynë Afrodita e Knidit, të cilën me siguri e ka skalitur Praksiteli për tempullin në Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja të shkëlqyeshme gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë, në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Metropoliten në Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenës, kopja romake e skulpturës helenistike në shak. III para e.s. (tani në Muzeun Kombëtar Romak në Termë), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siç duket nga gjysma e shek. III para ejs. (në Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprës së Kleomenit nga shekulli II para es. (në Galleria degli Uffizi në Firencë). Se çfarë realizimi të lartë ,kanë arritur skulptorët grek në paraqitjen e figurës së Afroditës, tregojnë skulpturat e saj të cilat autorët antik nuk i përmendin. Më e famshmja ndër to është Afrodita e Melosit e shek. III – II para e.s., e gjetur më 1820. (dhe sot gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris). Koka e mirë e Afroditës (ose e Artemidës) prej bronze të praruar, e cila është e gjysmës së dytë të shek. IV para e.s., me siguri e shkollës së Praksitelit, gjendet në koleksioinin arkeologjik në Vis.
*Master.Anetar i Akademise Evropiane te arteve
Autori ka qene Drejtor i parqeve arkeologjike te Vlores