
Satirë nga Rafael Floqi/
Ju pëlqen të udhëtoni në një botë ku çdo moment është një mini-spektakël? Më 2024, një aplikacion ka pushtuar botën nën zinxhirin e tij, duke shndërruar përditshmërinë tonë në një karusel të pakthyeshëm të videove të shkurtra dhe vallëzimeve.
Po, po, flasim për Tik Tok, platformën që ka bërë që edhe një video e shkurtër të krijojë ndjesinë e një spektakli të madh. Në një epokë ku “Tik Tok” bëhet fjalë e ditës, për “gjeneratën Z” me 1.5 miliard përdorues, është si të jesh pjesë e një kulture që i përket një brezi të ri që nuk mund të imagjinojë jetën pa të. Ai është bërë më shumë se një aplikacion, është bërë një kult, një mënyrë e jetesës moderne, një ritual i detyrueshëm që përplas kulturën e popullarizuar me cilësinë e shpejtësinë.
Ngjarjet e fundit tregojnë qartazi se “Tik Tok” i ka shndërruar rrjetet sociale në një arenë të pashmangshme ku çdo përdorues bëhet një yll i vogël i skenës së tij personale. Nëse dikur festat e famshme ishin ato që përfshinin një sallë të madhe të ngrohtë e drita të ndriçuara, sot, festa është aty në celularin tënd, me një çift veshur si astronautë, që bëjnë “dance challenge” në kuzhinën e tyre.
Në një skenë të e habitshme me një muzikë e ngjashme me një film spiunazhi, Washingtoni po përpiqet ta shndërrojë TikTok-un nga një aplikacion argëtues kalamajsh në një stres diplomatik. Po pse?
Si një sulm i plotë për t’i treguar dhëmbët komunizmit të Hapur Kinez, dhe Partisë Komuniste, Kongresi amerikan ka miratuar një projekt-ligj që nuk po lë asnjë aplikacion kinez, që të përshtatet apo vjedhë Amerikën. Madje dhe kur Biden ftoi influencues në Tik-Tok Bydance, mendoi se kjo ishte thjesht një kërcim mediatik dhe ai se kishte me gjithë mend.
Sipas ligjvënësve amerikanë, kompania ByteDance kontrollohet nga qeveria kineze, dhe PKK e cila mund të kërkojë në çdo kohë të ketë, qasje tek të dhënat e konsumatorëve të TikTok-ut në SHBA në çdo kohë që dëshiron madje të influencojë dhe qëndrimet e tyre sociale. Ky shqetësim i ka bazat tek një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze, sipas së cilave kompanitë janë të detyruara të ndihmojnë në mbledhjen e informacionit të zbulimit. Megjithëse Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projekt-ligjin, fati i tij në Senat është i pasigurt, si një postim Tik-Tok-u që mund të mos mbetet më viral.
Me një sërë kërkesash që do të bënte edhe Sherlock Holmes-in të dëshpërohej, projektligji ka hyrë që në rrënjë të çështjes së TikTok-ut. Në këtë dramë kinezo-amerikane, Washingtoni shkon përtej të thjeshtësuarit, duke akuzuar ByteDance si një mjet që ka lidhje me kërkesat kineze për të grabitur të dhënat personale të qytetarëve amerikanë. Dhe bashkë me të duke inxhinieruar mentalitetin e Amerikës te brezi i ardhshëm.
Në këtë akuzë, qeveria kineze duket sikur është zënë gafil, duke bërë gjithçka që mund të imagjinohet për të rrëmbyer të dhënat tona. Sëmundja e vërtetë e komplikuar nëse aplikacionet tona të mediave sociale mund të përshtaten në një vend të tretë si filma spiunazhi. Ndërkohë, që TikTok-u po shkon në grackën e ndarjes. Ose ai do të duhet të lërë prapanicën e tij kineze dhe të mbajë një qëndrim të qartë amerikan, ose do të duhet të gjejë një blerës amerikan që ka shpatullat e mjaftueshme për të mbajtur një aplikacion të tillë nën kontroll.
Në një botë ku pamja e jashtme është më e rëndësishme se mendimet e brendshme, TikTok-u është tempulli që adoleshentët modernë adhurojnë. Ky aplikacion i vogël është bërë kthimi modern i Shkëndijës së Platonit, ku realiteti është përballur me një shtresë të trashë me filtra të përsosur, muzikë intriguese, dhe akte të caktuar performuese që nënvizojnë një farësoj tërheqjeje dhe idiolatrie kulti.
Dëshirat për të qëndruar në tregun amerikan mund të kenë synim për të rrëmbyer inteligjencën e tij artificiale. Por ndërkohë, pasiguria që mbretëron në ambientin e Senatit, ku qeveria duhet të tregohet si një Sherlock i zgjuar, për të gjitha lojërat e shkëlqyera të ByteDance.
Por në këtë skenë të çuditshme politike, nuk ka munguar hipokrizia. Administrata e kaluar ka shprehur shqetësime për sigurinë e TikTok-ut, por tani po lufton për të mbrojtur të njëjtën platformë për arsye se do të forconte Meta-n. Në këtë absurditet të rrethuar nga konspiracione dhe politikë partiake, historia e Trumpit si “mbështetës i Tik Tok-ut” është një tjetër kapitull në librin e tij të çuditshëm. Në fillim, ai shfaqej si një luftëtar i zjarrtë kundër aplikacionit, duke e quajtur atë një kërcënim për sigurinë kombëtare. Por, tani, në mënyrë të pabesueshme, ai po e mbron aplikacionin si një kampion i lirive të komunikimit.
Për Trumpin, politika është gjithmonë e përqendruar në përdorimin e medias dhe platformave sociale për të mbajtur kundërshtarët nën kontroll. Një aplikacion si “Tik Tok”, i cili ka potencialin për të shpërndarë informacione të paparashikueshme, mund të jetë një mjet i fuqishëm për të komunikuar mesazhet e tij. Në një farë mënyre, ai po përpiqet të përdorë kundërshtarin e tij tradicional, “Facebook”-un, për të bërë një këmbim. Tani, në vend që të godasë Facebook-un, ai po e promovon atë si një alternativë të mirë për Tik Tok-un, duke e kthyer rrjedhën e politikës së tij në një labirint të pazakontë.
Ndryshimi i qëndrimeve politike është më i shpejtë se një video TikTok- u . Edhe kjo shpjegon pse krijuesit e TikTok-ut shkuan për terapi? Sepse u ndjenë të zënë gjer në “byte”-sized nga likes and followers!
Në fund të fundit, megjithatë, në këtë lojë të politikës së madhe, qytetarët amerikanë janë ata që kanë ndjerë rëndë peshën e saj. Aplikacionet e tyre të dashura të mediave sociale janë bërë një fushë lufte e hapur mes dy fuqive globale.
Në këtë komedi absurde, adoleshentët luajnë role si të gjithë piktorë të mjedisit virtual që janë. Njëkohësisht, prindërit përpiqen të kuptojnë çfarë lloj magjie ka ky aplikacion që i bën fëmijët e tyre të ndihen si superstarë për një moment.
Ndërsa adoleshentët përballojnë tensionin midis dëshirës për të qenë të famshëm në internet dhe ankthit për të mos përballuar të vërtetën e pasqyrës, ata përpiqen të mbajnë fytyrën e tyre të freskët përpara kamerave. Por çdo ndeshje me realitetin vërtetë duhet të ndahet me një montazh të shpejtë dhe një të qeshur të forcuar për të mbajtur të ftuarit e tyre në mënyrë që të ndjehen si në një emision të vogël televiziv. Në fund, të fundit duke humbur vetveten në valën e ndjekësve dhe komenteve, ata rrezikojnë të harrojnë se cilat janë vlerat e vërteta të miqësisë dhe identitetit, sa në një shkollë i hoqën të gjithë pasqyrat e tualetit.
Por, e vetmja pyetje që duhet të kemi është: sa do të zgjasë ky pasion për spektakël të shpejtë? A do të arrijmë të gjejmë kohë për të ndalur, menduar, për të qenë vete, jashtë ekranit të telefonit tonë? Nuk e dimë ende. Por deri atëherë, ne vazhdojmë të “swipe”-ojmë nëpër botën tonë virtuale, duke u kapur në rrethin e pavdekshmërisë së shpejtësisë 15-sekondëshe.
E me humor të mprehtë, ne kujtohemi se jeta nuk është një përqindje e pëlqimesh dhe ndjekësish; ajo është përvojë, lidhje dhe një proces i gjatë i zhvillimit personal. Dhe kushedi, ndoshta na duhet të kemi një filtër dhe për atë. Dhe sa për ta mbyllur.
Po pse shefi i guzhinës kineze nuk përdor vetë Tik- Tok?
Sepse ai ka një recetë 100-vjeçare virale, me “wok”!