
Altin Gjeta/
Korrupton pushteti, sistemi apo njerëzit e korruptueshën tërhiqen më shumë nga pushteti sesa njerëzit e ndershëm? Brian Klaas, profesor në politikë në Universitetin e Londrës mundohet të adresojë këto pyetje themelore mbi marrëdhënien e njeriut me pushtetin dhe autoritetin në këtë libër “Të Korruptueshëm” të botuar së fundi.Klaas ka intervistuar autokratë dhe diktatorë që nga Presidenti i Afrikës Qendrore i cili pranë pallatit të tij presidencial kishte një pellg me krokodilë të cilët ushqeheshin me njerëzit që guxonin ta kundërshtonin, deri tek diktatorucët në Azi apo Amerikën Latine të cilët kanë shtypur dhe larë në gjak popujt e tyre për hir të pushtetit personal. Sipas Klaas, pushteti korrupton, por gjithashtu është magnet i fuqishëm për njerëzit e korruptueshëm. Sikur të mos mjaftonte kjo argumenton ai, njerëzit janë më shumë të prirur të mbështesin lider të fuqishëm dhe me tendenca autoritarsite sesa politikanë racional. Këta të fundit nuk i emocionojnë dhe nuk marrin rrisqe në ngjitjen e piramidës së pushtetit. Psikopatët po. Ata nuk ndalen nga asgjë sipas Klaas, kështu gjasat që këta të arrijnë në majë dhe të qëndrojnë aty janë shumë të mëdha.Mirëpo, ka shpresë. Nëse ne krijojmë sisteme dhe makanizma kontrolli, liderët mizor dhe mizantrop mund të mbahen larg ose rrëzohen nga pushteti kur fillojnë dhe abuzojnë me autoritetin.Pas një eksperimenti me rekrutimin në polici, u pa se nëse thirrjet për rekrutim në Amerikë iu jepnin përparësi ish-marinsave apo përfshinin kritere si përdorim të mirë armësh të kalibrit të lartë, aplikonin me shumë njerëz me prirje për tejkalim në përdorimin e dhunës. Rrjedhimisht kishte më shumë gjasa që puna si oficer policie të abuzohej. E kundërta u ve re në Zelandë, ku kriter për rekrutimin në polici ishte apatia ndaj komunitetit dhe nuk përmendeshin armët. Rekrutët e rinj rezultonin njerëz me sens përgjegjësie.Pra, njeriu duket se tërhiqet natyralisht nga pushteti, dhe kur sistemi politik është i prishur ai e abuzon pushtetin. Prandaj, demokracitë kanë krijuar mekanizma kontrolli që të mos përfundojmë të udhëhiqemi nga delirant.Shqipëria ka prodhuar liderë halucionantë sepse ka shkatërruar mekanizmat e kontrollit (zgjedhjet, sistemin gjygjsorë, garën brenda partive politike dhe median e lirë).Mos u habisni më. Sistemi ynë politik tashmë është fabrikë kleptokratësh.