
Prof. Dr. Ylli Pango/
Te duash nje kulture, nje popull, nje vend tjeter;duhet te njohesh historine, kulturen, gjuhen, shpirtin, e tij. Të hash buken e te pish veren a rakine e tij, te lahesh ne ujra te lumenjve a detrave qe e lagin…te shkosh e te vish s’andejmi jo pak here. Të udhetosh neper trupin e tij. e te takosh plot njerez te atij vendi. Ndonjehere edhe ta falesh ate per moskuptime a dhimbje qe mund te te vine prej disa njerezve te paformë të tij per shkak padije a ligesie te tyre. E te mos harrosh se gjen jo pak njerez te vegjel edhe ndêr vende te kulturave te medha. ( Po nuk jane ata i gjithe vendi. As ambasadoret e tyre ndonjehere)…E pasi t’i besh te gjitha keto, duhet të kesh edhe aq shpirt sa tê ndjesh se ke rene ne dashuri me te ..Megjithese nuk do te te mjaftonte nje jete të beje dashuri me te. Kesisoj mund të arrish tê duash jo vetem italianet e Italinë. Por edhe arabët e Arabinë, greket e Greqine edhe me fqinjesine, ruset e Rusine, ndofta me gjithe sllavinë, Afriken me Afrikanet….e racat mbarë, turqit e Turqine madje edhe me turqizmat…Jo nuk do te te quajne kozmopolit i shtire. Ndofta Njerezim-dashes.Kulture-dashes…Mund të arrish të ndjesh, edhe per kulturat e vogla e mbartesit e tyre, pasi t’i kesh njohur, ne ndoca ishuj te vegjel diku ne Oqeanin Indian Paqesor, Lindje te Larget a Karaibe. Lere pastaj ç’mund te ndjesh, per oqeanet e kulturave te medha ku do te vazhdosh të pish e të pish pa u nginjur e te dashurosh, pa të mjaftuar, siç nuk po të mjafton, jeta e brezave te tere. Po si e qysh atehere kur nuk do te na mjaftonin disa jete per te dashuruar kaq shume e shume “ partnere”…Epo pikerisht sepse, per te mos i dashur keta qe shpesh i quajme “te tjeret”, “te huajt”, per t’i share pa sens a per te quajtur vehten me te mire, do te ishte shume me e lehte. Do te duhej thjesht te mos i njihje fare, te mos doje t’i njihje fare. Te ishe i shurdher karshi muzikes se tyre, i verber karshi bukurise se artit te tyre, amnezik per te kujtuar se te eshte dyfishuar jetegjatesia nga mendja e ndritur e esculapeve e dijetareve te tyre, aestetik per te vleresuar se te eshtw zbukuruar e lehtesuar jeta nga shijehollet e shpikesit e tyre, i pakembe e dembel a i padeshire per te ecur ne fusha e male te trupit te tyre. …Do ishe pra thjesht, RAHAT,..me ate “tënden”. Pastaj, ne rastet extra, do te te mjaftonte t’i bije gjoksit e te thoshe se “s’ka si vendi yt ne bote”( jo vetem per ty po per gjithe boten mbare“),se ne jemi me të mençurit nê bote, më të bukurit, më trimat…”. Pas kesaj do kerkoje të quheshe a të te jepnin titullin “ Patriot mbi patriotë”, dhe do te ikje andej matanë kesaj bote, i lumtur, goxha i paditur, por Patriot. Do ikje siç ka ikur nga kjo bote. nje pjese jo e vogel e bashkatdhetareve te tu: pa e mesuar kurre se:Që tê duash, jo vetem te tjeret por bashkë me ta edhe vehten, duhet te kesh deshire e vullnet së pari t’i njohesh, të mesosh e më pas të dish si t’i njohesh,pastaj t’i ndjesh, e së fundmi t’i dashurosh vetiu ata. Ata që emigruan e dinë më mirë se kushdo këtë. Atdheu mbetet atje, ku lindën e nuk harrohet kurrë. Vendi ku emigruan, është vendi që e njohën e i njohu, vendi që mësuan ta duan.