Prof.as.dr. Thanas Gjika/
Në historinë botërore kanë dalë herë pas here drejtues shtetesh të pasura që e kanë drejtuar vendin e tyre drejt armatimit dhe pastaj janë përpjekur te zgjerojnë territoret e shtetit të tyre me luftë pushtuese. Mirëpo shkëlqimi i tyre ka qenë i shkurtër, shumë shpejt ka ardhur katastrofa, largimi i tyre me turp nga jeta dhe historia. Në jetën e Europës si të tillë ishin Adolf Hitleri e Benito Musolini. Mirëpo Vladimir Putini, sundimtari i sotëm i Federatës Ruse nuk i ka parasysh përfundimet e turpshme të Hitlerit dhe të Musolinit. Ai frymëzohet nga testamenti qe ka lene Cari i Rusise, Pjetri Madh, ku midis tjerash shkruhet: “Rusia duhet te luftoje gjithnje per te zgjeruar territoret e veta. Duhet te forcoje frymen e pansllavizmit tek popujt sllave te Europes e Ballkanit dhe te fute ne ngrindje shtetet europiane midis tyre per t’i shkaterruar e sunduar nje dite”.
I frymezuar nga keto mesime Putini nuk e degjoi Mikail Gorbacovin, hoqi dore nga ecja drejt demokratizimit te jetes se Fedrates Ruse, nuk e afroi Rusine me boten Euro-Atlantike, por mbolli urrejtje ndaj demokracive perendimore. Ne vend qe te ngrinte mireqenien e popullit, zhvilloi industrine ushtarake dhe, nje dite te vitit 2014 pushtoi ushtarakisht gadishullin e Krimese, me te cilin nuk kishte lidhje tokesore. Ky gadishull prej 70 vjetesh bente pjese ne Republiken e Ukraines, kur Ukraina ishte pjese e Bashkimit Sovjetik.
Mbas 8 vjetesh, me 2022, vijoi ne rrugen e pushtimeve dhe pushtoi tri krahinave te tjera te Ukraines ne kufi tokesor midis Rusise dhe Ukraines. Kesaj radhe bota euro-atlantike nuk u mjaftua vetem me nota diplomatike, por i doli ne krah Republikes se Ukraines duke I shpallur Rusise sanksione dhe duke iu pergjigjur pozitivsht kerkesave te udheheqesit patriot te Ukraines, V. Zelenski, per t’i dhene arme dhe paisje luftarake ne menyre qe ushtria ukrainase ta fitoje luften per clirimin e territoreve te pushtuara nga ushtria ruse.
Putini synon ta perjetesoje pushtimin e kater krahinave te Ukraines. Ai nuk e ka te qerte se lufta e sot5me Rusi – Ukraine nuk eshte thjesht lufte midis Rusise dhe Ukraines, por lufte midis sistemit te tij diktatorial dhe demokracise perendimore. Kete lufte nuk ka sesi ta fitoje diktatori Putin…
Ashtu si humbi luften Hitleri do ta humbe edhe Putini. Ashtu sikunder ne Gjermani pas kapitullimit te nazizmit erdhen ne fuqi forca perparimtare antinaziste qe krijuan Gjermanine e re demokratike, edhe ne Rusi, pasi te perfundoje lufta ne favor te Ukraines, do te vijne ne pushtet forca perparimtare antipansllaviste, te cilat do te krijojne nje Rusi demokratike. Kjo Rusi me pasurite e medha tokesore dhe njerezore do te behet fuqia numer nje ne Europen e neserme demokratike.