Përktheu për Diellin nga WSJ Journal Abdyl Ali Koprencka/
Rregullisht çdo vit bëhet një konferencë per sigurimin në Halifax , Skocia e Re. E vetmja gjë e pazakonshme ishte se ndodhi në Nëntor te vitit 2016 menjëher pas zgjedhjeve elektorale në SHBA. Më tepër midis antareve të konferencës u diskutuan çështje formale dhe jo formale. Në mbrëmjen e kësaj të Shtune, Z. Andrew Wood, një diplomat Britanik dale në pension , i cili shërbeu si ambasador i Britanise gjatë kohës se parë kur Vladimir Putin u zgjodh president, kërkoi të merrte fjalën. Ai më shpjegoi se njihte një ish M16 oficer me emrin Christopher Stelee i cili ishte caktuar për të hetuar lidhjen midis fushates elektorale të Trumpit dhe agjentëve Rus, gjithashtu rreth një informacioni me rëndësi rreth një kompromisi që dyshohej midis presidentit të zgjedhur dhe Putinit. Stelee kishte pregatitur një raport kryesisht i papërpunuar dhe i pa verifikuar nga inteligjenca të cilin autori kishte siguri qe raporti duhej egzaminuar me imtësi nga ekspertet e kundërinteligjencës.
Unë isha i alarmuar nga interferenca Ruse, çdo qytetar i ndershëm Amerikan gjithashtu. Dëshira ime ishte që Putini t’a paguante me një çmim të larte dhe njëkohësisht isha i shqetësuar që administrate e re mos të ishte zbutur ndaj politikës Ruse. Une isha plotsisht në kundërshtim me administratën e kandidatit Trump persa i perket Putinit ku ndëshkova naivitetin dhe pa seriozitetin rreth antagonizmës të Putinit kundrejt interesave Amerikane dhe vlerave te saj.
Une isha skeptikal (dyshues) që Trumpi dhe ndihmësat e tij kishin bashkepunuar aktivisht dhe kishin lidhje direkte me interferencën Ruse. Njëkohësisht ishte një rrezik që në mënyrë të vullnetëshme presidenti i SHBA të kishte lidhje me interferencen Ruse e cila duhet te investigohej (hetohej).
Aty per aty takimi hyri në një atmosferë të çuditëshme. Askush nuk u përpoq t’a lehtësonte disponimin. Flisnin me zë të ulët. Dhoma kishte një dritë të zbehtë dhe atmosfera ishte e frikeshme. U befasova nga kjo deklaratë tronditëse.
Dëshira ime tashti ishte të merrja një kopje e cila tashma ishte e mundeshme dhe quhej “Dosje”. Rishikova përmbajtjen. Deklaratat ishin shqetësuese por nuk kisha bindje në vërtetsinë e tyre. Në mënyrë independente nuk isha në gjëndje verifikimin e saj, por në të njëjtën moment çfarë duhej të bëjë çdo Amerikan në mbrojtjen e vendit të tij. E vura dosjen në kasafortën e zyrës, njëkohësisht thirra Drejtorin e FBI Jim Comey të cilit i kërkova një takim. Shkova t’a takoj atë në mundësite e tija sa më të herëshme që të ishte e mundur dhe ja drejtova atij dorazi dhe i shpjegova si me ra në dorë. I shpjegova që unë nuk dij çfarë të bëj me të dhe ja besoj FBI që t’a egzaminojë më shumë kujdes dhe të hetojë këto deklarata.
Shumë teori konspirative u ngritën rreth e rrotull për të cilat nuk e gjej arsyen. Une jam një agjent shtetëror me rëndësi, njëkohësisht një agjent i dyfishtë në çështjet Ruse. Me tepër isha xheloz që Donald Trump u zgjodh president. Unë po i krijoj vehtes sëmundje për të shmangur hetuesit nga hetimet. Nga hetimet kisha të njëjtën përgjigje me paranoja dhe dyshimi më brente në vetvehten time. Une e ndjeva se isha i detyruar t’ja tërheq vëmëndjen zyrtarëve të posacëm këto akuza të pa provuara dhe njëkohësisht nuk mund t’ja besoj vetvehtes për të vërtetuar vërtetsine e saj. Do ishte një cënim për të përcaktuar dinakërinë e një fuqie të huaj. Ja hoqa vehtes këtë detyrë të cilën mund t’a marr përsëri. Kujt nuk i pelqen le t’a marrë djalli.
Pse e dorezova Dosjen? Kjo është akuza e parë në një çështje (teori) konspirative në ngritje ku roli im nuk është aq i rëndësishëm e sidomos gjat polemikave. Përgjigja është shumë e dukshme që paranoja të fitoi besim. Unë jam shumë i njohur në fushën Internacionale si këmbëngules kritik i regjimit të Vladimir Putinit. Kjo ka vazhduar për një kohë jo të shkurtër. Wood dhe Stelee kishin dijeni për urrejtjen time për Putinin dhe ishin të sigurtë se shqetësimet rreth këtij problemi do merreshin seriozisht. Ata kishin plotësisht të drejtë.
Shumë Amerikanë dhe Europian besojnë se Putini ndroi ne vitin 2007. Kur ai filloi modernizimin e Rusisë udhëheqësit e perëndimit e kanë shumë të zorshme për të punuar me një autokrat dhe shovinist Rus i cili nuk duron Perëndimin dhe vecanerisht SHBA. Unë mendoj se kjo është nje ide e gabuar. Duke mos harruar rrezikun e rritjes se vetë kënaqesise. Unë kam qënë realist përsa i përket Rusise dhe njeriut të hekurt dhe të korruptuar për rreth dy dekada. Putini dhe unë kemi histori, mund të thoni, ne njohim mirë njeri tjetrin dhe nuk kemi aspak një mendim të mirë reciprok.
Unë gjithmonë kam pasur të njëjtin oportunitet dhe dyshim në të katër administratat për politikën ndaj Rusisë. Unë pata disa gjëra të gabuara gjatë karrieres sime të gjatë. Putini nuk është një nga ata.
Ne vitin 2016 unë mbajta një fjalim në Senat, i kthyer nga një udhëtim alarmant nga Rusia, e cila tashma dukesh qartë nostalgjia e tij në drejtim të kthimit te Rusisë në një Perandori. Unë i këshillova se duheshte medoemos një shtrirje e Natos , duke përfshire Republikat e Balltikut dhe vëndet e bllokut të Varshavës, të cilët kishin frikë nga nje restaurim perandorak. Kishin frikë gjithashtu për të ardhmen dhe pesimizmi im ishte nje hap larg nga optimizmi qe pritej pas luftes së ftohtë për lidhjet me Rusinë.
Ky optimizëm i premtuar ishte shumë i shkurtër si rezultat i pikëpamjeve të kufizuara si rrjedhim i nje sundimi 73 vjeçare nga ana e Partise Komuniste. Zëmërimi dhe pasiguria kanë qënë faktorët kryesore në drejtimin e Rusisë ndër shekuj. Një komponent ideollogjik ushtroi Rusinë për tre të katertat e shekullit njezet. Kur ideollogjia dështoi ajo u abandonua. Pathollogjitë e tjera kanë zënë rrënjë më thellë
Gjate Qershorit te vitit 1999, mbas 78 dite sulmi ajror të NATO-s mbi Sërbine, Qeveria e Slobodan Milosevicit ra dakord të hiqte trupat nga Kosova dhe të pranojë forcat e paqes së NATO-s. Diplomatët Amerikanë dëgjuan zhurmë se Rusia do dërgoje forcat e saja paqësore për të cilat deri atëhere nuk foli asnjë herë apo te diskutohej me NATO-n.Putini (shërbente atëhere si këshilltar i parë për sigurimin Nacional i Presidentit Boris Jelsin) siguroi ata se asgjë nuk është planifikuar. Në të njëjtën kohë një kollonë e armatosur prej 200 vetësh zbriti ne aeroportin e Prishtines, kryeqyteti i Kosoves. Një force paqesore Britanike arriti te nesërmen e cila krijon një situatë të tillë që vuri përcarje midis aleateve te NATO-s dhe komanda e forcave Britanike refuzoi një urdhër nga komanda Amerikane e NATO-s per t bllokuar pisten e zbritjes e për të bllokuar furnizimin e riforcimin e ushtrisë Ruse.
Një muaj më vonë, në javën e parë si kryeminister, tre bomba u vendosën në qytete të ndryshme të Rusisë duke perfshirë edhe Moskën. U shkatrruan disa apartamente në pallate të ndryshme. Putini e përdori këtë incident për të gjetur arsyen për të bombarduar kryeqytetin e Çeçenisë Grozni duke filluar luftën e dytë kundër tyre. Akti antinjerzor Rus ishte një akt tërbimi, trullosje. Asnjë paralajmërim, asnjë deskriminim, jo ndonji gjygj, një akt brutal i pa mëshirshëm. Vetëm vraj, egzekuto njerëz, civila, luftëtarë e cfare t’i dali përpara pa asnjë përgjegjesi morale për ata që mbetën mbrapa.
Sa mori fuqine menjihere Putini mori masat për t’u pasuruar e për të konsoliduar pozitën. Ai arriti në vitin 2000 të kontrolloi një sasi vlerash monetare duke bërë një pasuri duke privatizuar dhe kontrolluar Asetet Shteterore. Këto i bëri së bashku me oligarkët. Këta u lejuan të vazhdonin kooperimin për sa kohe publikisht ndihmonin rregjimin dhe privatisht ndanin burimet monetare me elitën sunduese. Pjesa më e madhe e oligarkis shkuan se bashku me të përvec tre personave. Mikail Khodorkovski ishte më i dalluari dhe i pasuri. Koka e Yukos, një kompani konglomerate e vajit që zotëronte qiranë e naftës Siberiane, ishte njeriu më i pasur i Rusisë. Ai foli sinqerisht dhe tregoi shqetësimin për rritjen e autoritetit dhe korrupsionit te Qeveris së Putinit.
Khodorkovski u arrestua ne Tetorin e vitit 2003 i akuzuar për mashtrim. Krimi i tij real ishte se kritikonte rregjimin dhe mbështeste partitë opozitare. Gjygji vazhdoi per 10 muaj 2004-2005 dhe u dënua për të gjitha akuzat. Gjatë periudhës gjygjsore vetëm pak njerëz u lejuan si dëshmitare mbrojtës. U dënua me 9 vjet dhe në një gjygj tjeter ju shtuan dy vjet.
Perendimi u tmerrua kur pa biznesmenin Rus, me një reputacion shumë të mirë, me pranga në duar i detyruar të qëndroj në një cfaqje shumë të qartë (të dukshme) duke të kujtuar imazhin e stilit të drejtuesve Rusë gjate viteve të errëta tashma të kaluara. Por shumë Qeveri Perendimore vazhduan ta konsideronin Putinin si njeri që mund të bënin biznes me të vetëm me fjalë dhe në mënyrë figurative.
E kuptoj impulsin e mendimeve të dëshëruara. Menjëhere me mbarimin e luftës ftohtë si shumë Amerikanë duke përfshirë dhe mua, me mëndje lehtesi patëm optimizem për një të ardhme dhe përmiresim i relacioneve me superfuqinë e më pareshme armike. Por në këtë pikë ishte plotesisht deluzion që të besosh se Putini ndonjëhere do ishte partneri ynë demokratik. Gjithçka që është në shpirtin e Putinit, thashe unë, mbas arrestimit te Khodorkovskit “ka me lidhje me katërqind vjetorin e shtypjes Ruse”.
Ky mesazh nuk u prit mire në Washington dhe kryeqytetet Europiane. Me vështirësi kaluan muaj dhe njeriu i forte i Kremlinit nuk dha asnjë provë për të provuar akuzen. Në 2004 Putini urdhëroi forcat e sigurimit Rus për të sulmuar një shkolle në Beslan, Osetia e Veriut ku teroristët Çeçenianë kishin zaptuar me tepër se njëmijë pengje. Duke përdorur tankse dhe raketa shkolla u lirua por i kushtoi 330 jetë njerëzish, krejtesisht të pa fajshëm, 186 prej të ciëve ishin fëmijë. Në një fjalim të vitit 2005 qortoi shpërbërjen BS duke e konsideruar si “një nga katastrofat ma të mëdha politike të shekullit njëzet”. Me 7 Tetor 2006 ditlindja e Putinit gazetarja kurajoze Anna Politkovskaja u qëllua disa herë në azhensorin e pallatit saj. Muajin tjetër Aleksander Litvinenko helmohet dhe humbë rrugën për në spitalin e Londrës.
Administrata e Bushit dhe shume Qeveri Europjane janë më larg pamëse tashti se perpara ndrrimit tij. Këta kishin shume shpresa tek ky person por menjëhere shpresat dhe shanset për të bashkë punuar gjërësisht u eliminuan nga EVIDENCA E AUTORITARIZMIT DHE KORRUPSIONIT që është vrejtur gjatë gjithe kohës që ai është në fuqi. Në një intervistë në vitin 2006 unë vura në dukje “Shpresat për Demokraci sot në Rusi janë shumë te pakta” duke vrejtur represionin e Putinit dhe mospajtimin e tij me shtypin. Ne duhet “të jemi shumë të ashpër në pergjigje” ishte këshilla ime.
Unë kam qënë në një pozicion që kam kritikuar vazhdimisht disa organe te maqines propaganduese të Kremlinit, shpesh herë ankesat më bëheshin nga zyrtaret Rusë duke m’u ankuar “ për mentalitetin e vjeter te luftës së ftohtë”. Shpesh kishte alarme se une isha i prire mbas luftes së ftohtë dhe shpesh duke ngritur qytetaret e thjeshtë Rusë të ndershëm naiv por të mpreht në pikpamjet e tyre politike. Një oficer në pension i Ushtrise Kuqe i dha njoftim shtypit se kishim drejtuar raketat toke ajer drejt Hanoit, njoftim ky që më vuri në një pozicion mjaft te zorshëm në pa mundësi për të zbatuar planet e mija. Faktikisht ishte një hero modest për të cilin gazetat flisnin për të dhe e përshkruanin atë si njeri që ka kryer me nder detyrën e tij karshi Atdheut ku njëkohësisht ishte një figure shumë e njohur dhe kishte fituar respektin e Kombit te tij.
Inaugurimi i administrates se Obamës erdhi duke e mburrur për të rivendosur mardhenie të reja me Rusinë. Ajo e konsideroi atë si bashkpuntor ne kontrollin e armëve dhe në probleme të tjera të sigurimit.
Per mos ta shqetesuar Moskën administrata e re nuk e ngacmoi rreth korrupsoinit, represionin dhe friksimin e fqinjeve. Sanksinomet që vuri administrata e Bushit një vit përpara u hoqën. Puna për vendosjen e dy raketave mbrojtëse në Poloni dhe Cekosllavaki u ndërpre pë të plotsuar deshirën Ruse. NATO gjërësisht braktisi planet e saj.
Është e drejtë që ne duhet të kemi parasysh edhe anëtt pozitive të relacioneve midis nesh. Rusia na lejon te shfrytzojme hapsiren ajrore për të transportuar furnizim ushtarak në Afganistan, njëkohësisht është e një mendimi me ne për sanksionet kundrejt Iranit. Gjithashte administrata duhet të fillojë tentativa për të filluar rivendosjen e mardhenjeve te reja. (Unë mendoj se kjo nuk është se do kemi ndonje rezultat, kështu që përfshihet si një objekt pozitiv në zhvillimin e mardhenjeve midiss dy vendeve). Unë nuk parashikoj mundesi te reja per t’u afruar me Rusinë dhe nuk parashikoj asnjë mundësi edhe ne të arthmen.
Vladimir Putin eshte nje djall. Veprimet e tija jane plotësisht djallezore, me kryesorja eshte shkatërimi i rregullit në Botën e Lire për të cilën Amerikës ju desh shumë punë per ta vënë në vijë. Përpjekjet e Amerikës qënë të mëdha për të vendosur stabilitetin, lirine e njeriut dhe prosperitetin që kurrë nuk ka egzistuar në historinë botërore. Ai po shfrytëzon shoqërinë tonë të hapur duke propaganduar ndarje politike në kurrizin tonë, ai dëshiron dhe punon në këtë drejtim, ai deshiron t’a zgjeroje më tepër këtë aktivitet njëkohësisht duke na paralizuar për të vepruar kundrejt agresionit te tij. Ai futi hundet në fushatën tonë elektorale, aksion i cili do vazhdojë dhe kurrë nuk do ndalet sepse kjo është dëshira e tij.
Qëllimi i Putinit nuk është qellimi për të përmbysur një kandidat. Qellimi i tij është për të mundur Perëndimin.
Presidenti Trump duket se ndryshon duke refuzuar çfarë Putini është duke bërë dhe duke mos i dhënë rëndësi veprimeve të tija. Për të fituar kredinë ai i ktheu policite (rregullat) Obames dhe furnizoi Ukrainen me armë vdekje prurëse. Por ai duhet te kuptoj natyren dhe kërcënimin konkPutini zotëron. Ai duhet të kuptojë natyrën e Putinit dhe tonën.
Vitin e kaluar presidenti Trump lë të kuptosh se moralisht ne nuk kemi ndryshim nga Rusia e Putinit. Ai cileson: “Ne kemi shume vrasës-çfarë mendoni ne jemi te pafajshëm?” kur po jepte pergjigje në një intervistë. Kjo është plotesisht e turpshme të flasësh në këtë mënyrë dhe një President të mos jetë i lidhur me realitetin e sotëm. Ai krahason bombat Ruse të hedhura në spitalin e Alepos me aksionet e ushtareve Ukrainas që mbrojnë vëndin e tyre nga sulmet e Rusisë, njëkohësisht akuzat më dinake duke vendosur Amerikanët kundër njeri tjetrit duke sulmuar nëpërmjet shtypit dhe duke kërcënuar shoqërine tonë për të qëndruar e bashkuar.Ne duhet të luftojm Vladimir Putinin njësoj sikur ai na lufton ne. Ne duhet ta ndalojmë atë dhe njëkohësisht ne duhet të ndalojm partizanët tanë të ekspozojnë interesat tona personale dhe ato te sigurisë nacionale, njëkohësisht të ruajm integritetin tonë Demokratik, vendosjen e ligjit të cilat të mos jenë preh e grabitjes se tij.
Ne do ta ndalojm atë kur ne të kemi fituar përsëri besimin tek vetvehtja dhe kur ne të kujtojmë se vecanerija jone asht plotësisht e veçantë, që nuk ka asnjë lidhje me çfarë ata zotërojnë, ne kemi prosperitetin, fuqinë me deshirën për të ecur perpara, të cilat tregojne se ne jemi: Nje popull i bashkuar simbas idealit, jo ethnicitet, jo gjeografi te vendosur per t’i mbajtur lart keto parametra, jo vetem ketu në vendin tonë, por në mbarë rruzullin toksor.