Nga Gezim Llojdia/
Qafa e rrëmullës/Dikë në një cep a gërxh të Kuçit gjendet një qafë me emrin :”Qafa e rrëmullës”.C’prej kësaj kohe,u quajt qafa e rrëmujës,pra e shqiptarizuar nga fjalori i krahinizmit mirëpo askush nuk ka menduar dhe nuk ka gjetur se në çfarë periudhe të jetës së saj aty ka plasur rrëmuja e madhe. Dielli i praruar lind në lindje, ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore. Poshtë kembëve të mija , në rrugën e zallit eci për në qafë të rrëmullës. Ka vende fshati, që thirren në gjuhen vendase. Njëri nga ato, ndonëse jo nga rastësia thirret:qafa e rrëmullës.
Lajmet
Brenda ditëve, atyre që vijnë apo iknin, që ngryseshin, aty prezent ështe fryma e djallit. Lajmet që mërijnë nga Shqipëria janë një katrahurë. Kanë pyetur shpesh të huajt:se sa milion janë këta shqiptarët? Përse pyet vëlla , ç’ të duhet kjo shifër,s’ka rëndësi numri i popullatës, por bëmat dhe zhbërat që bëjnë çdo sekondë,minutë,orë shqiptarët. A ndodh kjo në popujt e tjerë. Çdo të bënin kinezët fjala bie, që janë miliarda nëse vepronin kështu? Lajmet e TV janë pasqyrë e kësaj jete që aktualisht ngjet në këtë vend. Kjo pasqyrë të ndjek çdo orë ka madje stacione, që transmetojnë on-ine 24 orë lajme. Edhe një herë shtrëngohem të pyes:
-Po sa banorë jemi, që prodhojmë kaq shumë lajme, që nuk i gjen tek një kontinent i tërë ta zëmë siç është Europa. E gjithë Europa në një ditë mund të rastisë të mos ketë ngjarje. Mirëpo kjo nuk mund të ngjasë tek shqiptarët. Sepse fryma e djallit nuk mund të zërë dhe të ngjit më mirë se tek populli ynë, që bënë sikur beson, që lutet atëherë ndryshe nga të tjerët :” kur i vjen veza kryq”.
Asnjë ditë nuk mbetet që, një perëndimor apo lindor pa u lutur madje edhe 5-6 herë në ditë për të larguar djallin dhe mbrapshtit.
Shqiptarët nuk luten ,gjithçka e bëjnë formale plus 50 vjet ateizëm baras me këtë gjendje .
-A kanë faj TV ? Nuk duhen akuzuar për asgjë. Ato nuk mund të bëjnë memecllëkun në këtë gjendje. Kalendari i TV shqiptarë është i mbushur në 365 ditë me ngjarje. Po të cingërisen gjembaçët,çfarë ndodh?
Ja disa tituj lajmesh.
Top- Channel: dy spikerë në edicionin kryesor:Qeveria pret Brukselin.
TV Klan:Lajme jo të mira nga Brukseli
Vizion plus:Ende punë me Brukselin.
New 24:Komisionieri…Brukeseli do të marr masa ndaj qeverisë.
Në të vërtet çfarë tha Brukseli. Ngremë supet.
Dhamë lajmet- natën e mirë!
Udhë e udhë e udhë prapë, udhë e pasosur..
Qafa e rrëmullës është përtej atyre maleve. Malet ruajnë hijen e tyre. Frika e mugëtirës është e rëndë.
Udhë e udhë e udhë prapë, udhë e pasosur dhe një lum i gjatë…
Udha është udha jonë e tranzicionit të pambarimtë prej 20 vjetësh. Udhë ku njëra përfundon. Tjetra zakonisht sapo është nisur. Radhët përfunduan në fillim të viteve ‘90. Thamë se na u tha syri për radhë mirëpo ja ku shfaqen:
-Ç’bëhet tek pasaportat vëlla?
– Ç’bëhet tek kontrolli i automjeteve? Bobo hataja.
– Ç’bëhet tek gjykata? Sherr dhe muhabete parash .
-Ç’behet tek legalizimi ?
-Ç’bëjnë pensionistët tek sportelet e postës?
– Ç’bëhet tek gjendja civile. Tek sportelet e…?
Radhë vëlla, radhë. Radhë prapë radhë të pasosura dhe një rradh tej e t’hu e gjatë…
Gazetat
Që ti limitojmë gjërrat ,në fillesë do të shqyrtojmë diçka që shfaqet si një enigmë,por edhe mundet të mos jetë.Kundroj gazetat nëpër ekranet e TV shqip. Pikë së pari. TV shqiptarë lexojnë edhe gazetat kosovare. TV e Kosovës lexojnë vetëm gazetat e tyre. Me provën e qelibartë tu hedhim një sy ,TV që sjellin shtypin shqiptar.Është mëngjes ora 7. Nga kreshtat e vargmaleve, ka derdh dielli ngrohtësinë.TV Top-channel. Gazetari lexon fiks 6 gazeta nga 16 gazeta të përditshme shqiptare.
Ja titujt e tyre :Gazeta shqip,shqiptare,Panorama,Kj,Shqiptarja.com.Shekulli.Mapo.
ABC News.
Diku ishte Kelin që zbret nga makina merr togun e gazetave,ngjit shkallët mirëpo fillojnë më parë lajmet. Keli iku te TVSH Pastaj shtypi ja titujt:Kj,Shqip,shqiptare,Panorama, , , ,Integrimi, ,Shekulli.Mapo.Gazetat e sportit nuk po i bëjë publike.
13 nga 16 të përditshme shqiptare.
News 24.10 vite në shërbim .”Koha për tu zgjuar”.Bashkimi lexon këta tituj:Kj,Shqip,shqiptare,Panorama, l,Republika, RD,Integrimi,Shekulli.Mapo,Telegraf 13 nga 16 të përditshme politike,sociale,kulturore. këtu dhe më lartë tituj sportivë nuk po i përfshijë.
TVSH.Frëngjia e TVSH seç bënë ca manovra me reklama. Ja titujt:
Standard,Shekulli,Shqiptare,Panorma,Shqip,Mapo.6-nga 16 të përditshme shqiptare.
Të them të vërtetën .Produkti i saj është: i velur për qytetarët. Ndjej dhimbje. Për mua nuk është politika. Është paaftësi. Pena e gazetarëve e ndryshkur . Bojëtharë. Ndryshimi është vetëm në milimetra. Nuk ka dije dhe thellësi..
Komente pas shkrimeve në Website- letra anonime
Gazetat shqiptare kanë website të cilat janë mjaftë bashkohore në dizajnë. Aty shkrimet mund ti lexosh edhe në gazetë të formatuara në PDF. Në website shkrimet përfundojnë në fund me: bëni një koment, ku duhet emri,E-mail nuk publikohet,postoje.
Pas kësaj vërshojnë qindra letra në janë pak,në mos mijëra letra anonime nga jashtë dhe brenda vendit. Komentet veç të këtilla nuk mund ti precizosh. Gjuha e urrejtjes dhe sharjet aty gjejnë vend si rrallë tjetër kund .Aty përfundojnë të gjitha grykëderdhjet e kanaleve të ujërave të zeza. A ty mblidhet gjithë mellani i zi .Aty shpërthen gjithë urrejtja e grumbulluar ndër vite .Për të penguar këtë lum meqenëse vjen i përzier me ujërat e zeza disa gazeta kanë vendosur “filtra pastrimi” ,që do të thotë moderatori çon komentin në duar të tij e lexon dhe jep leje-kalimi. Të tjerët kanë hapur derën dhe doganën njëkohësisht dhe pikërisht aty do të njohësh gjithçka, që e ka emrin ligësi .Arsye është e thjeshtë. Struci fshihet dhe nuk tregon as kokën dhe këmbët. Shumica e E-mail janë të regjistruar me emra të rremë. Rrallë e kund gjen emra realë në gjithë këto komente.
A nuk duhet vlerësuar nga redaksitë përkatëse për komentet,personat që dëshirojnë të bëjnë një koment duhet të vendosen emra dhe mbiemri si dhe E-mail për çdo person i cili bënë komentin e vet kuptohet koment në rrugë qytetarie .Kuptohet se në Shqipëri ka pasur një traditë të keqe me letrat anonime ku letrat e kësisojshme mbushnin çdo zyrë të shtetit të asaj kohe. N.q.s përfundoi ajo kohë tradita u ruajt dhe vend më të mirë nuk besoj të ketë se sa tek komentet, që kanë shkrimet e të përditshmeve shqiptare. Vendosja e një rregulli të përcaktuar për të treguar emrin ,mbiemrin Email do të frenojë këtë dukuri masive që ka marrë përmasa të pandalshme aq sa të neveritet shkrimi dhe gazetat online sa të thuash:Kurrë më gazeta kësisojshme, kurrë më komente të neveritshme!
Hë se harrova Kishte një muaj që në Londër, bëhej promocion për një prodhim të ri kinematografie, shqip film do të shfaqej në muajin mars. Kur mbrita në Shqipëri dhe u tregova miqve , më thanë ky film ka dy muaj që është dhënë nëpër stacionet e TV shqiptarë.
Ehu sa udhe ka mbetur për në qafën e rrëmujës! Po të ngitesh atje do të shohësh, ç’bëhet në këtë vend e ke në pëllëmbë të dorës dhe ç’vete vëlla,ç’vete në shtetin e rrëmujës. Më duket se mu kujtua një dervish, fakiri kishte bërë një mallkim të mençur. “Bukë në kërkofshin,mos u dhënçin , mbeçin rrugëve…Kujt?
Ata që na lanë kështu. Në këtë orë si shumica e njerëzve, për të mos harruar, harresën i mbyllëm shënimet: Ç’doni vërtet shqiptarë të ngjiteni në qafë të Rrëmullës,për atje s’ka udhë ose udha mund të jetë copë -copë si xhaketë e grisur,fundshekullin e shkuar, por në vendosët të ngjiteni do të zhgënjeheni sepse rrëmujën e gjeni çdo sekondë, çdo minutë, orë përpara syve tuaj?