Kryeministri Edi Rama ka takuar paraditen e sotme homologun e tij kosovar Isa Mustafa.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Mustafa në Shqipëri që prej kohës që ai u zgjodh kryeministri i Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, Mustafa bëri me dije se mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet më 23 mars, ku pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se këto marrëdhënie do të intensifikohen në fusha të tjera për të arritur objektivin e përbashkët, integrimin evropian.
“Marrëdhëniet mes nesh janë të shkëlqyera. Mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Tiranë më 23 mars. Atëherë do i japim një raport të hollësishëm publikut për sa kemi bërë deri tani në lidhje me marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta”, tha Rama.
Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës shprehu mirënjohjen për kontributin që Shqipëria ka dhënë ndaj populli dhe qeverisë së Kosovës në ndërtimin e shtetit të ri si dhe përkrahjen për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende dhe përkrahjen në anëtarësimin e misioneve shumëkombëshe.
“Jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi bërë së bashku dhe për mbështetjen e qeverisë dhe popullit shqiptar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Kemi arritur rezultate shumë të mira në projektet e përbashkëta në arsim dhe kulturë dhe tani duhet punuar në projekte ekonomike”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa, veç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.
Guri Streto says
Ligjëratë e Edi Ramës me tone reformatori politik:
« Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë, që fjala e lirë të mos përndiqet me dekrete që janë hartuar pak a shumë me qëllim që të trullosin kokat e njerëzve duke përhapur panik. Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë që të nxjerrim në sipërfaqe të vërtetat e varrosura brenda nesh, që të mos bëhemi më qesharakë përballë komunitetit ndërkombëtar të popujve me nostalgjinë për metodat kineze, duke trembur ose arrestuar studentët që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Si mund të mendojmë ne për të ardhmen pa u pastruar më parë nga njollat tona? Vetëm ky katarsis do ta bëjë shqiptarin të mos i paguaj më haraçe gjaku gjysmë shekullit të kaluar të historisë së vet».
[ Fragment nga letra e hapur që Edi Rama i ka dërguar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: libri «Refleksione», botimet Albania, Tiranë 1991, faqe 128].
– Gjersa teorikisht i njeh kaq mirë këta fenomene shoqërorë, pse o kryeministri Rama nuk e bën sot atë katarsis të domosdoshëm për të mirën e Zahos dhe të gjithë fëmijëve të tjerë shqiptarë? Pse po na turpëron para komunitetit ndërkombëtar evropian e botëror, duke mbajtur Enver Hoxhën «Hero Populli» në shek. XXI? A thua me «shokun Enver» në krie do na çosh në BE?
Pse po e rrit djalin tënd në mes të familjeve të ngujuara shqiptare, si në mesjetë? A do të ketë të drejtë yt bir të krenohet me ty, kur të mësojë një ditë se Ti & Co i përdornit të ngujuarit e gjakmarrjes si kavie për të frikësuar pjesën tjetër të popullit, gjë për të cilën ke akuzuar Ramiz Alinë në letrën e mësipërme? A nuk është ky «një haraç gjaku» që po u paguajnë larove-politikanë shqiptarët e keqtrajtuar me dekada? Pse nuk ia drejton vetes sot këtë pyetje që i ke drejtuar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: «Si mund të mendojmë ne për të ardhmen, pa u pastruar nga njollat tona»?
sami says
TË NDERUAR LEXUS MENDOJ QË KTO AKTE DUHET MIPAS GJITHMON PARASYSH POR KET çËSHTJE MUD MEZGJEDH VETUM AKADEMIJA KOMBTARE .PAJTOHEM SE POLITIKAJT ELUJN ROLIN E VET POR KRYESORT JAN ATO SHKENCTERËT SE KUR MIRET VENDIMI FJALEN EKA SHKENCA ME PREZEC BASHK MENDIMI POLITIK POLITIKA MONDET VETUM MEIHAP DYRT APO POZIT SHKENCTARVE . NËQOFT SE JET VETUM POLITIKA ATHER MUDET MEU SHTREMUE SIKUR GJITHMON BASHKIMI APO SHLIRIMI KOMBTAR POR AJO KAMEQEN EPA SHMANGSHME .