Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij private në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është kthyer në Shqipëri.
Sot ai ka dalë në terren për të parë situatën e krijuar nga përmbytjet e fundit në vend.
Rama është ndalur në zonën e Sukthit, ku përmbytjet janë të konsiderueshme. Më herët gjatë ditës edhe opozita i bëri thirrje kryeministrit të ndërpriste pushimet luksoze në Majemi dhe të kthehej në vend.
Rama ishte në SHBA për një vizitë private, i ftuar nga disa miq të tij.
Ky ishte informacioni i vetëm i dhënë nga Kryeministria pasi ai u largua për në SHBA.
Lapsi.al raportoi ndër të tjera edhe për pjesëmarrjen e Ramës sit tifoz në një ndeshje basketbolli të NBA. Gjatë vizitës në Amerikë ai shoqërohej nga bashkëshortja, Linda./LAPSI.AL