Nga Ilir Levonja/
Shumë nga analistët shqiptarë gjykojnë sot se, shkarkimi i ministrit të drejtësisë është një forcë e Edi Ramës, karshi LSI-s. Si të thuash atë që ndalu beg se ka hendek këtu. Ose një shkëmbim mallrash me kunjë, në lojën me luftra midis çështjës së një emri nga fusha e Vurgut. Atij të cilit, fsheh në sarajet e veta, flirtet e ministrave me dashnoret. Një emri që dikujt i përkiste partisë demokratike, por u bë socialist. Dhe me që aty i dolën fjale kapterrët nga soji i Koços, siguroj një nder nga LSI-ja. Gjithmonë si karshillëk, një vend pune si dhëndërr doganash. Një zakon i mprehtë ky i selisë së kuqe. Dhe për ironinë tonë, është pikërisht sot kjo LSI, e cila ia quan dështim total moskapjen e pashait. Ish demokratit, socialistit dhe dhëndrrit lsi-ist që me siguri u ka kërkuar më shumë nga prona e nuses. Madje kërkon me këmbëngulje edhe shkarkimin e ministrit të brendshëm.
Dhe e gjeti Manjani!
Megjithatë, nuk është punë force. Po të ishte e tillë duhet t’ia bënte bam së pari atij ministrit të mjedisit, Lefter Kokës. Ia zbrazi të gjitha një më një. Aq më tepër që pak javë më parë, vëllai i tij bëri shërr me ministrin e drejtësisë për një emërim.
Por nuk e bëri me Terin. Nuk e bën dot. Jo vetëm pse vjen nga një familje kumbarësh. Po shkarkimi i Lefterit sjell edhe shkarkimin e Metës. Dhe padiskutim rënien e qeverisë. Gjë që Ramës i dhëmb si dreqi. Pasi mendon se po lufton me demonët. Sjelll një gjullurdi brenda se majtëve që akoma mendojnë revolucionarisht. Dhe bar hanë tek vetja gabimet nuk i shikojnë. Mjaft të rrinë në pushtet se letër për të shpallur dëshmorë kanë sa të duash.
Për fatin e mirë të katragjyshërve të politikës sonë. Në Shqipëri ka mbetur në masë të madhe mëndjet që presin nga kuatizacionet dhe qielli i partisë. Paçka se admirojnë sistemin administrativ amerikan.
Kurse me Manjanin është më e kollajtë. Një djal pa klan zemunësh që bën moderatorin e kohës në një botë që duam apo nuk duam ne, i ngjan pazarit ku shërbehet mish me jahni. Për më tepër, një djal nga Lezha që Meta ia solli për kërshillëk pasi qe ky një nga më të ashprit karshi kryetarit Rama, në kohën kur ishte socialist.
Forca e Ramës është frika. Dhe karrika që e mban nga pas kudo që shkon.
Nga ana tjetër duhet të pranojmë se shoqëritë tona, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shqoëria shqiptare, është në një rënie të theksuar. Brenda një moçali social. Aq sa me të drejtë sot një nga akdemikët tanë si Mehmet Kraja, pohon mundjen e shoqërisë, e shqiptarisë nga banditët e saj.
Ndërsa në Kosovë Akademia e letrave dhe e shkencës, polli çlirimin e vendit. Dhe më tej një luftë të brendshme klanesh. Në Shqipëri një klasë që mbi çdo gjë, mbi çdo dekoratë e titull, vën egon personale. Kjo është arsyeja që ndër ne demokracia vuan. Dhe herë më herë mendje të mbushura fyt, revokojmë përshembull shkollën e djeshme në raport me këtë të sotshmen. Edhe pse janë të pakrahasueshme, sistemi apo metodat, janë njerëzit ata që bëjnë dallimin. Në këtë kontetekst, ndërsa atëhere kuadrot shiteshin me dy dopio raki. Sot me kanabis e dashmore, me dhuratë një apartament a një makinë markë. Një gjë është e sigurtë, që kuadrot që shiten e blihen nuk bëjnë për demokracinë. Ndaj rënia kolektive është ulur këmbëkryq.
Por mua ajo që më shqetëson, në gjithë këtë zallamahi brenda një koalicioni qeverisës. E para është mefshtësia e opozitës. Mbahet e gjitha me atë rubrikën e qytetarit dixhital denoncon nëpër statute FB. Aq sa më trishton fakti që gjithë ajo forcë vitale e fillimit të demokracisë. Sot është e tëra një grusht autokratësh. Që mbajnë përpjetë dy gishtat të mpitë. Tamam si ato duart e atij marinarit të kapter Ramiut. Nga koha e qoftëlargut, kur donin të arratiseshin për të dëshmuar kundër Shqipërisënë Gjyqin e Hagës. Rrahin gjoksin si ithtarët e Enverit. Pa e kuptuar kurrë se në demokraci, mbi gjithçka sundon ligji. Sa kohë që nuk bëjnë shtet të ligjor. Sa kohë dështojmë ta bëjmë atë. O na dhimbset bytha jonë. Ose jemi pjellë e kalbur e sistemit që rrëzuam.
E dyta kjo mefshtësia sociale. E plot të rinjve që shohin përditë, e prekin përditë padrejtësinë. Që shohin botën dhe nuk po kuptojnë akoma rënien kombëtare. Ajo që nuk mbahet me dy gishta përpjetë, as me duart hapur me simbolin e Shqiponjës. As me këngët kuqezi.
As me krekosjet e kryeministrit që i mburret Greqisë me figura gjakatarësh nga koha, si ajo Ali Pashait. Kur vet populli ynë e quan gjarpër. Nuk është figurë për tu mburr një njeri që vret brenda një ditë një fshat të tërë. Atëhere i bie që i bjem më kot më qafë hitlerianëve karshi Borovës së djegur.
Shkurt e saktë një Greqie mesjetare, nuk kemi përse i përgjigjemi me mendje mesjetare.
Shkurt dhe përfund…, bëhuni zot i së ardhmes tuaj, se kjo e baballarëve i përket tërësisht asaj të brezave të humbur.
Mos humbni edhe ju.
TE LUMTE!KESHTU DUHET TE SHKRUAJ NJE GAZETAR!
S’kam koment per artikullin tend Ilir dhe kjo ndodh sepse je i lire dhe je i prangosur ne duart e ramadanit qe mund te te hiqte nga puna me nje te luajtur te gishtit .Gezohemi qe nuk jemi ne duart e atyre laspunjareve ,kusareve e drogaxhinjeve qe livadhisin ne kurriz te tolerances pa fre te shqiptareve apo mefeshtesise se tyre ..Jepi moj breshke se te erdhi koha -i thone kesaj .Ne ,sa te na punoje dora e djathte do ti rruajme pa shkume fare keta zoraxhinje qe erdhen ne PUSHT–SHTET me vota te blera dhe dy tre kile oriz te thyer e ca fasule qorre per tu marr voten .Ata jane fara e poshter e komunisteve qe punojne posht rrogozit akoma sot sepse ju shkon lekura e felliqur e tyre .Jane aq te zote dhe idiote sa ti japin mend edhe Amerikes per zgjedhjet .Them ti shkruaj nje leter Trumpit tja nxjjerri jasht edhe te birin qe andej se i jati e ka gjuhen te gjate nga Ballkani ,hedh pislleqe deri ne Amerike .Duhen “ndihmuar ” ca –si thua ti Ilir –duhet bere patjeter .Pastaj te vije e te tundet ne Shqiperi me syzet 60000$ qe ja bleu i jati bandit .