Burime të Gazetës Express thonë se tashmë është nënshkruar marrëveshja mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
“Marrëvshja thotë: Ramushi bëhet Kryeministër, LDK merr Presidentin dhe kreun e Kuvendit, Nisma Zëvendëskryeministrin”, tha burim i Gazetës Express.
Arrihet marrëveshja mes opozitës që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër? – Burime të Gazetës Express ne Kosove bëjnë me dije se liderët e partive opozitare janë marrë vesh që Ramush Haradinaj të jetë Kryeministër i ardhshëm.
“LDK, AAK dhe Nisma janë marrë vesh që mos të hyjnë në një qeveri me PDK’në. Dhe, Mustafa dhe Limaj pajtohen që posti i Kryeministrit t’i takojë Ramush Haradinajt në një qeveri të përbashkët”, ka thënë një burim i gazetës.
Me këtë marrëveshje, Hashim Thaçi del në opozitë.
Hazir says
Nga njerëzit analfabet në politikë do rriten polaritetet të cilat filluan të zvogloheshin. Tani tensionet do i rrisin ata që nuk i fituan votat, nuk treguan suksese. Thaqi nuk e meriton mandatin e tretë si individ, por partia e tij i fitoj votat. Kush e konteston verdiktin e qytetarit ai nuk ka lidhje me politikë, me progres, me atdhedashuri. Ai ka synim rrënimin e atyre pak hapave progresiv që Kosova i bëri me plotë gabime, me korrupsion, me ndërhyrje etj. Kujdes, destabilizimi do ju djeg së pari ju që grabitët miliona nga djersa e popullit. Harami trashet po edhe del një ditë.
Hazir Mehmeti,Vjenë
petraq says
veprimet e mustafes e aredinajt etj.jane antikushtetuseqeverine e formon ai qe ka dale i pari ne zgjedhje thaci vetem ai ka te drejte te formoje qeverine ndryshe zgjedhjet duhet te perseriten.keta sharlatane kerkojne ta bejne si ish opozita ne ukraine qe e mori pushtetin me dhune dhe e coi ukrainen ne konflikt.ketta po bejne nje grusht shteti prandaj populli i kosoves tu tregoje vendin.