Fatos Bytyçi në Beograd në kërkim të vrasësve të tre vëllezërve të tij/
Nga BEQIR SINA- New York/
WASHINGTON D.C. : Prokuroria për krime lufte në Serbi, ka deklaruar se gjatë hetimit të ri, ka dhënë informata për njerëzit që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikan me origjinë nga Kosova, u vranë me një plumb në pjesën e prapme të kokës, dhe kufomat e tyre janë gjetur në vitin 2001, në një varr masiv në Petrovo Selo, në Serbi.
Fatos Bytyçi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët u vranë në vitin 1999 në Petrovo Sello në Serbi, ditëve të fundit qëndroi në Beograd, ku u takua me përfaqësuesit e autoriteteteve dhe bisedoi për zgjidhjen e këtij krimi, citon Zëri i Amerikës.
Simbas saj ai dje ka biseduar në Beograd me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me prokurorin e krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq për zgjidhjen e këtij rasti të krimit që ndodhi para më se 15 vjetësh.
Fatosi, i cili është shtetas amerikan disa here ka shkuar në Beograd dhe ka biseduar me përfaqësuesit e autoriteteve të ndryshme në Serbi, herën e fundit, ai u takua me kryeministrin dhe zv/kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Siç tha për “Zërin e Amerikës”, edhe ajo bisedë përfundoi si edhe të gjitha të mëparshmet – me premtime që nuk u përmbushën:
Duke shtuar se :“Ata vazhdimisht flasin. Prokuroria flet një gjë, MUP diçka tjetër, kryeministri diçka të tretë. Ivica Daçiq në atë kohë vetëm i premtonte qeverisë sonë dhe familjes sime. Asgjë në lidhje me kriminelët e luftës nuk bënë”.
Fatos Bytyçi, nga ana e tij si të dyshuar kryesor për vrasjen e tre vëllezërve të tij – shigjeton komandantin e Xhandarmërisë, sot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SNS (parti që drejtohet nga A.Vuçiq), Goran Radisavleviq Guri. Siç konsideron Bytyçi, Radisavleviqin e mbron kreu i politikës dhe ia del t’i shmanget drejtësisë tash e 15 vjet.
Fatos Bytyçi, vëllai i viktimës, i cili është aktualisht në Beograd, në një intervistë të kaluar për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se tani 15 vjet kjo çështje po mban “peng” bisedimet me autoritetet në Serbi dhe ato të rendit, të cilat kishin premtuar më parë se çështja do të zgjidhet.
Mirëpo sipas tij “Autoritet serbe deri tani kan treguar skepticizëm mbi angazhimet që janë dhënë deri tani,”
Fatos Bytyçi, vëllai i tre vëllezërve të vrarë, në mënyrë barbare nga policia serbe, ka deklaruar se ai nuk do të heqë dorë në këtë rast, deri sa drejtësia të shkoi në vend.
Ai ka deklaruar se “Në takimet e zhvilluara me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në Beograd, simbas tij; “të gjithë janë të frikësuar nga çështja e implikimit të “Gurit””, duke iu referuar një ish-oficer i lartë i policisë, Goran Radosavljeviç, i cili thirret me nofkën “Guri”, pasi gjenerali serb i policisë dhe udhëheqës i xhandarmërisë serbe …ka ende “autoritet”!
Dhe, shtonë :”Ata janë shumë të frikësuar nga përfshirja e “Gurit”. Unë nuk e kuptoj, se përse ” kjo është e rrezikshme për të ndjekur penalisht ata që kanë vrarë tre vëllezërit e mi Ylli, Mehmet dhe Agron “, ka thënë Bytyçi, duke përmendur faktin – se se ka pasur takime me përfaqësues të rendit në Serbi, edhe këto ditë në Beograd.
Bëhet e ditur sy ky gjeneral serb u “largua” nga policia në vitin 2005 dhe për një kohë të gjatë ishte konsideruar i zhdukur nga vendi. Në vitin 2007 ai rishfaqet në publik. Ai mendohet se është aktualisht një anëtar i Partisë Përparimtare e kryesuar tani nga Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, dhe drejton një kompani të sigurisë në Beograd.
Bytyçi fajëson pikërisht këtë, rast siç e quan ai të miqësisë, e cila lidh “Gurin” “me interesa të mëdha financiare dhe krimit”, pse ish-gjenerali serb nuk është sjellë ende para drejtësisë.
Megjithatë , ai beson se ” Të gjithë shkelësit do të përballen me drejtësinë dhe ne do të gjejm bosët të tyre gjithashtu”, ka thënë Bytyçi, duke besuar se “Guri” nuk ka vepruar i vetëm.
Besimin e tij ai e lidhë edhe me interesimin që po tregon Uashingtoni për këtë rast. Ai ka cituar rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në këtë rast, të datës 22 tetor 2013, prezantuar nga kongresistët e njujorkut Eliot Engel dhe Michael Grimm – duke thënë se qeveria e Serbisë mund të bëj disa hapa të mëtejshme.
Rezoluta nga kongresisti Eliot Engel dhe Michael Grimm dhe u finalizua në pesë pika:
(1) Ata individë të cilët janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve amerikanë në korrik të vitit 1999, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi, duhet të dalin para drejtësisë;
(2) Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vellezerve Bytyci apo ndonjë krim tjetër lidhur me vdekjen e tyre dhe asnjë person është akoma i arrestuar dhe të përballet me akuzat për këto krime të tmerrshme;
(3) Qeveria dhe Ministritë relevante zyrat serbe, përfshirë edhe Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, duhet t’i japën prioritet hetimit dhe ndjekjes penale dhe të fillojn sa më shpejt të jetë e mundur për zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, të cilë besohen të kenë qenë përgjegjës për vrasjet, drejtpërdrejt ose tërthorazi ;
(4) Shtetet e Bashkuar duhet të angazhohen me anë të resurse të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar tërësinë e saj në përpjekjet e qeverisë serbe në mënyrë efektive dhe ministritë dhe zyrat përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejt të jetë e mundur për ata persona të cilët besohet se janë përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve( me shtetësi amerikane), të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
(5) Progresi në zgjidhjen e kësaj çështje, ose mungesa e saj, duhet të jetë faktori kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.
Për vrasjen e 3 vëllezërve Bytyçi – Agron, Ylli dhe Mehmet, deri tani janë të akuzuar: policët Sreten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç, të cilët u liruan pas dy gjyqeve.
Me vendimin e lirimit të tyre duke marrë parasyshë justifikimin tyre në maj 2012, kishte reaguar edhe Departamenti i Shetit nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara , fillimisht nëpërmjet ambasadës në Beograd, e cila kishte kërkuar nga autoritetet serbe të sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen para vëllezërve Bytyçi – Ylli – Agron – dhe Mehmet.
Gjyqi kishte filluar në vitin 2006 dhe kishte dëgjuar një total 105 dëshmitarë.
Gjykata e Apelit në Beograd e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë të ish-këshillit për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sipas të cilit i akuzuari Popovic dhe Stojanovic ishin liruar.Procesi i ri gjithashtu përfundoi me vendimin për lirimin e të akuzuarit