Nga Marjana BULKU*/
Prej ditësh në mediat amerikane dhe jo vetëm po ndiqet marathona Ford -Kanavaugh që më shumë sesa një rrëmim drejt të vërtetash paraqitet si një instrument politik që vë përballë njerëzit , fatet e tyre , historitë e tyre të vërteta a të pavërteta por me një konfrontizëm atagonist gati të papajtueshëm që e bën shoqërinë e sotme , postmoderne më agresive se kurrë.
Të rizgjosh të kaluarën e hidhur që paska ndenjur zgjuar nuk do të thotë ta bësh më të bukur të tashmen apo të ardhmen tënde, përkundrazi, trazon plagë që nëse kanë qenë reale do ta bëjnë aktuale dhimbjen duke e agravuar atë.I ngjan një dhimbjeje që ti nuk e kallzove kurrë , askush nuk e dinte , vështirë të ta besojnë , ta paragjykojnë, kthehesh në viktimë, viktimizon të tjerë etj ,etj.
Duke qenë se besoj fort tek forca e reagimit, ajo e reflektimit dhe e dënimit të së keqes gjithmonë analizoj
1. Ndodhinë
2.Arsyjet dhe rrethanat
3.Shkaqet pse ndodhi
4.Veten
5. Të tjerët
6.Efektet
Rasti Ford dëshmon egoizmin politik që ndan dhe përçan , sundon dhe dëmton jetët, familjet, edukimin.
Rasti Ford dëshmon se asgjë nuk ndodh pa shkak , dhe pas një apo dy pijesh me alkool mundesh të gabosh madje edhe të abuzohesh.
Në fakt ky rast është një moment ku mund t’ju mësohet të rinjve se alkooli është i ndaluar për jo adultët. Dhe të kërkosh të drejtën kur ke abuzuar me të është pragu i një gabimi që mundet të kushtojë.Është një moment çlirimi për predikuesit qē sot më shumë se kurrë kanë rastin të shfrytëzojnë lirinë e tyre që vërteton ca të vërteta mbi moralin , familjen dhe marrdhëniet me veten dhe të tjerët në shoqëritë e lira .
Është gjithashtu një moment që i ka trazuar shoqëritë e palira që abuzojnë sistematikisht me liritë duke i degraduar ato si akte dhune të lira.
Efektet e kēsaj përballjeje janë edhe më negative sesa vetë përballja e cila në thelbin e vet është një leksion amerikan për drejtësinë si momenti supremn i orientimit të një shoqërie të lirë ku politika ka rolin kyç.
Zgjimi i viktimave , reale, jo reale, lëvizja “Me too” , duket se e ka trazuar këtë botë që ka vërtet nevojë të shkundet dhe të kuptojë të vërtetat që e mbajnë peng, ato që duhen besuar dhe treguar , ato që vërtet edukojnë dhe e bëjnë të sotmen shpresë për të ardhmen.
Prej vitesh e konsideroj individin si “Një jetë …disa histori” , dhe kam rrëmuar në të kaluarën e shumkujt që faktorë të shumtë ia kanë penguar të ardhmen por rasti Ford, doktor në karrierë, dhe e plotësuar në familje është hakmarrja e pastër që viktimizon jo një jetë por disa jetë të cilat nuk janë pjesë e kësaj historie që na lexohet kur në fakt historitë e përjetuara i rrëfen shpirti, loti , dhimbja, ato nuk kanë nevojë pêr copëza letrash apo arena politike, por ky është fati i të drejtës qysh në antikitetin e lashtë e deri në postmodernizmin . Është një moment që përtej zhurmës mediatike duhet ti japë lirinë institucioneve për të gjykuar maturisht e në mënyrë të pavarur nën lirinë e arsyejes të të vërtetave.
* Marjana Bulku eshte anetare e Kryesise se Federates Panshqiptare te Amertikes”Vatra”