Analize Psikologjike/
Nga Prof. Dr. Hazbi Shehu/
Për vendlindjen shqiptari derdh gjak. Gjaku nuk lahet me ujë. Kanë kaluar mijëra vjet dhe shqiptari mbeti shqiptar. Fqinjët grabitqar të ndihmuar nga fuqitë e mëdha i copëtuan trojet Shqiptare, në konferencen e Londrës, por jo zemrat dhe ndërgjegjen e tyre. Drejtuesit, jo njerzorë të kishave Serbe dhe Greke, të verbuar nga etja për grabitjen e trojeve Shqiptare thurrën intriga teologjike kundër shqiptarëve. Ata shrytëzuan dobësitë e drejtuesve të disa feve shqiptare dhe arritën të drejtojnë ideologjinë fetare në Shqipëri. Vendi ynë ka njerëz të zgjuar, me shkollën fetare përkatëse, të ndershëm dhe që e njohin mirë ideologjinë fetare, si rrjedhojë Shqiptarët duhet të drejtojnë ideologjinë fetare dhe fetë në trojet Shqiptare. Drejtuesit ekstremistë Grekë dhe Serbë me në krye ata të kishave i quajnë Shqiptarët nacionalista për të fshehur kthetrat e tyre në shekuj. Na quajnë nacionalista, sepse ne kërkojmë të jetojmë të lirë në trojet tona. Eshtë vërtetuar me fakte, jo vetëm nga historianët shqiptarë, por dhe nga studiuesit e huaj, se trojet tona dhe shqiptarët kanë qenë viktimë e të tjerëve.
Dëshira e përhershme e Shqiptarëve ka qenë dhe mbetet bashkimi i trojeve tona të tyre. Për të kryer këte proçes, duhet gjetur kyçi, për të hapur dhe drejtuar zemrat e Shqiptarëve. Duhet të behemi të ndërgjegjshëm, se ky qëllim madhor arrihet, duke bashkuar lëvizjet e brendshme me faktorin e jashtëm. Për të realizuar këtë dëshirë, duhet të marrim shembull nga atdhetarët dhe patriotët e mëdhenj Shqiptarë si: Skënderbeu dhe Ismail Qemali. Të dy kishin arritur gradat më të larta në Perandorinë Osmane. Gjaku Shqiptar ngrinte kokë herë pas here në damarët e tyre. Ata e kishin në qendër të vëmendjes krijimin e shtetit Shqiptar, por prisnin te piqeshin kushtet. Konkretisht kur u bënë të njohur në Europë dhe në botë, si luftëtar dhe diplomatë të mëdhenj; braktisën postet e larta dhe të mirat personale. Ata i thërriste vëndlindja dhe gjaku shqiptar. Skënderbeu u lidh me fuqitë e mëdha të Europës dhe duke luftuar sulltanin krijoi shtetin e pavarur shqiptar. Të njejtën rrugë ndoqi dhe Ismail Bej Qemali. Ai forcoi lëvizjen e brendshme të atdhetarëve dhe patriotëve shqiptarë dhe krijoi lidhjen me lëvizjen e jashtme. Në sajë të bashkëveprimit të lëvizjeve të brendshme me ato të jashtme ai ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e trojeve shqiptare.
Ç’do kohë ka kushtet e saj specifike. Sot ne nuk mund të dalim direkt, të kërkojmë ndryshimin e kufijve me forcë. Për të realizuar dëshirat e të gjithë shqiptarëve në trojet e veta, duhen ndjekur rrugë të arsyeshme, llogjike dhe bindëse si për shqiptarët dhe përfaqësuesit e shteteve të Europës:
Lëvizja e brëndshme (që në fakt ka filluar), duhet të behet e ndërgjegjshme dhe bindëse për të gjith shqiptarët në trojet e veta. Shqiptarët kanë mbetur shqiptarë dhe gjaku nuk bëhet ujë.
Rrugë e bukur, tërheqëse, fuqishme dhe më e lehtë për tu realizuar është lidhja ekonomike e shqiptarëve në trojet e tyre. Tregtarët, bizesmenët, etj; të krijojnë marrëdheniet dhe lidhjet për përfitime tyre personale ekonomike, por që njëkohësisht do të jenë dhe në shërbim të Kombit.
Përhapja e studimit të gjuhës Shqipe me të gjitha format e mundshme (abetare, libra, revista, etj), në të gjitha trojet Shqiptare. Shembull i bukur, tërheqës, për dashurinë dhe përhapjen e gjuhës shqipe, janë shqiptarët e Tetovës në Maqedoni.
Të krijohen shkëmbime kulturore të kengëve dhe valleve shqiptare, me anë të krijimit të grupeve fokloristike, me vajtje dhe ardhje në të gjitha trojet shqiptare.
Të forcohet lidhja dhe bashkëpunimi i gazetarëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve, etj, në të gjitha trojet tona shqiptare.
Të gjithë drejtuesit e feve shqiptare, në të gjitha trojet shiptare të marrin drejtimin e ideologjisë fetare. Këta drejtues kanë kryer shkollat e feve përkatëse. Ata janë të zgjuar të ndershëm, studjues dhe shumë të aftë për të dhenë dhe drejtuar ideologjinë fetare në trojet tona shqiptare. Të marrin shembull nga feja e bektashinjve që qendrën drejtuese botrore të kësaj feje e ka në Shqipëri
Përse fetarët Grekë dhe Serbë nuk pranojnë të drejtohen nga drejtues fetar të shteteve te tjerë, si p.sh. Shqiptar, etj?! Përse ne shqiptarët duhet të pranojmë që në krye të feve tona të kemi drejtues të huaj?!
Ngritja në një nivel më të lartë të shoqatave për çeshtjet e trojeve tona shqiptare dhe forcimi I lidhjeve të tyre.
Perforcimin e lëvizjeve të brëndshme në trojet shqiptare dhe bashkëveprimin me forcat (lëvizjet) e jashtme një rol të veçantë dhe të rendësishëm kanë e duhet të luajnë deputetët e zgjedhur nga populli dhe qeveritarët që drejtojnë dhe qeverisin. Deri tani roli i tyre në përfaqësimin e Kombit është shumë i dobët. Nëse këta e quajnë veten përfaqësues të vërtetë të popullit, të marrin shembull nga të parët tonë dhe të punojne e të sakrifikojnë, për tu berë të denjë të vazhdimit të rrugës të atdhetarëve dhe patriotëve tone te parë. Kjo do të realizohet ne se ata e quajnë veten atdhetarë dhe patriotë. Pavarësisht nga roli i tyre i rëndësishëm ne takim me përfaqësuesit e Europës, për bashkëveprimin e lëvizjeve të brëndshme me faktorin e jashtëm; asnjëherë nuk duhet harruar forca e fuqishme e popullit, që i zgjodhi ata.
Një impuls për realizimin e faktorëve ose kërkesave të paraqitura më sipër do të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Ky do të qe një hap i madh dhe i fuqishëm, që do të ndihmonte jo vetëm në zgjidhjen e problemeve politike dhe ekonomike për të dy shtetet tona, por do të krijonte kushte të favorshme në zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çeshtjeve shqiptare në trojet etnike, që kanë mbetur pezull në shekuj.
Për realizimin e të drejtave tona shqiptare te mohuara deri tani ne duhet të ndjekim rrugën e arsyeshme, llogjike, bindëse dhe të pranueshme në kushtet e sotme. Të gjitha pikat ose kërkesat e paraqitura më sipër shprehin platformën tonë të punës, për të realizuar qëllimin tonë kryesor, për të fituar liritë e të gjith shqiptarëve ne trojet e tyre. Kjo platformë është në përputhje të plotë me kartën e të drejtave dhe lirive të njeriut të përpiluar dhe aprovuar nga kombet e bashkuara.
Është e drejta e shqiptarëve të Kombit tonë që në të gjitha trojet shqiptare:
Të studjojmë dhe të përhapim gjuhën tonë Shqipe.
Të zhvillojmë marrëdheniet dhe lidhjet ekonomike, tregtare, etj.
Të zhvillojmë marrëdheniet kulturore, fokloristike në trojet shqiptare
Të forcohet dhe të zhvillohet në një nivel më të lartë bashkëveprimi e gazetarëve, shkrimtarëve, shkencëtareve, etj.
Drejtimi i ideologjisë fetare të kryhet dhe zhvillohet nga drejtuesit fetarë shqiptarë.
Të zhvillohet dhe të forcohet bashkëveprimi i të gjitha shoqatave, për te drejtat dhe liritë e shqiptareve në trojet përkatëse.
Të zhvillohen dhe të forcohen lëvizjet e brëndshme ne trojet shqiptare per te drejtat dhe lirite e tyre.
Ti kërkojmë deputetëve të zgjedhur nga populli dhe qeverise te jenë ne krye të bashkëveprimit të lëvizjeve të brendëshme me faktorin e jashtëm.
Kryesore është që të gjithë shqiptarët, në të gjitha trojet tona dhe kudo që jetojnë, të pranojnë platformën, që shpreh rrugën e zgjidhjes së problemeve shqiptare me anë të arsyes, llogjikës dhe bindjes për kohën e sotme.
Kur lëvizjet e brëndshme në të gjitha territoret ose trojet tona shqiptare dhe kudo që jetojnë, shqiptarët të arrijnë sa më parë pjekurinë e kërkuar, atëhere dhe faktori i jashtëm do të bindet dhe do të pranojë kërkesat e drejta shqiptare. Përfaqësuesit e Europës, duke analizuar pëmbajtjen e kësaj platforme, që shpreh pjekuri politike jo vetëm që do të na japin të drejtë dhe do të na përkrahin, por me siguri do të na përgëzojnë për këtë platformë llogjike dhe të drejtë që shpreh aspiratat shekullore të popullit Shqiptar të shumëvuajtur.
New York, Dhjetor, 2012
ali mema says
Z Hazbi, te pergezoj per idet e mencura qe ke parashtruar per zgjidhjen e problemit te bashkimit te trojeve shqiptare me shtetin ame . Nuk u heq asnje presje ideve te paraqitura , prandaj dergoja kete artikull edhe Prof Sali Berishes per ta patur udhezues te perhershem .
Te pershendes ,
Ali Mema