Rehabilitimi i Enver Hoxhës dhe bllokmenëve të tjerë nga Edi Rama, kthim drejt të shkuarës por dhe drejt putinizmit!/
Nga Dr. Sali BERISHA/
Dy ditë më parë ministrat e jashtëm te BE pralajmeruan Vladimir Putinin dhe Rusine te qendrojne larg Ballkanit Perendimor. Ky ishte nje paralajmerim shume serioz i bazuar ne perpjekjet e paskrupullta te Vladimir Putinit per te rilindur te gjitha llojet e lidhjeve te fetare, ideologjike, politike, ushtarake, kulturore, tregtare etj, te Rusise jo vetem me Serbine e njohur historikisht ne rajon edhe si “little Russia”, por dhe me vende te tjera te rajonit me rajonin. Ketu, natyrisht lidhjet me te para jane ato fetare me vendet me shumice ortodokse te rajonit nen moton e pansllavizmit apo “bratja sllavjani”.
Ne epiqender te ketyre perpjekjeve padyshim eshte Serbia, e cila historikisht eshte njohur jo pa arsye si “litlle Russia”. Po rikujtoj ketu se ne viziten e tij ne Beograd ne vitin 1990 Mihail Gorbachov i vleresoi si gjenetike lidhjet midis rusve dhe serbeve. Jo pa domethenie eshte ne kete kontekst vizita pompoze e Putinit ne Serbi shoqeruar me nje parade ushtarake te stilit rus te spostuar dhe te mbajtur 4 dite para afatit ne nder te Carit te ri te Rusise. Po ne kete drejtim shkon edhe mbeshtetja e hapur e Moskes per Dodic, i njohur per serbomadhine e tij.
Shqiperia dhe Kosova nuk jane ne grupin e vendeve “bratja sllavjani”. Mirepo vet Putin, per te justifikuar pushtimin e Krimes, iu referua disa here Kosoves jashte çdo konteksti, sikunder Gorbaçov ne 25 vjetorin e renies se murit te Berlinit u shpreh se pavaresia e Kosoves dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO kane qene gabime te perendimit, pra qe kane ndikuar ne ekuilibrat midis NATO-s dhe Rusise.
Por ne rast se Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane lidhje fetare dhe historikisht kane patur tek ruset dhe serbet armiq te eger te qenies dhe ekzistences se tyre, mjerisht ka patur nje periudhe qe na bashkoi dhe vllazeroi me armiqte tane shekullor, dhe kjo periudhe ka qene diktatura komuniste. Edi Rama, sipas burimeve zyrtare publike ruse, ministri i pare i jashtem qe takoi ne OKB, vetem dy jave pas votbesimit te tij, ishte Ministri Lavrov. Madje ne ate kohe mediat shkruan se Rama me se pari i premtoi atij dhe me pas aleatit tone kryesor shkaterrimin e armeve kimike ne Shqiperi. Luften e Dyte Boterore dhe te renet e saj i nderojne te gjithe popujt qe luftuan kunder boshtit nazifashist, por klika Rama – Meta zgjodhen per te nderuar luften e shqiptareve per liri kombetare, rehabilitimin e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, armikut me mizor te lirise se shqiptareve, armikut me te eger te çeshtjes sone kombetare, njeriut qe renditi Shqiperine me armiqte e saj shekullor dhe kunder miqve tane tradicional perendimor. Ata, gjate nje viti, si per te sfiduar NATO-n dhe aleatet tane, festuan Luften e Dyte nga qyteti ne qytet me portrete te Enver Hoxhes duke perdhosur keshtu Luften dhe gjakun, idealet e te reneve tane.
Reagimit te drejte te Ambasadorit Amerikan, mikut te tij, qe u detyrua me vendosmeri te reagoje me te drejte kunder festimit te ngjarjeve te Luftes me portrete te Enver Hoxhes dhe e quajti Enver Hoxhen monster, Edi Rama iu pergjigj ketij qendrimi flake per flake duke shnderruar ne muze per Enver Hoxhen nje bunker te kohes se Luftes dhe duke e stolisur jo vetem me fotot e diktatorit, tashme te marra direkt nga arkiva familjare e Hoxhes, por dhe sende e objekte te tjera personale qe kurre ndonjehere nuk kishin ekzistuar aty. Madje duke bere personalisht guiden per ate dhe per diplomate e ofiqar ne muzeun e monstres.
Keshtu sot, vetem Skenderbeu dhe Enver Hoxha kane muzete e tyre shteterore. Gjate nje viti, i vetmi evokim qe i beri ndihmes se aleateve perendimore per Luften ishte citimi i pacipe i trillimit te Enver Hoxhes per palet e kepuceve te dyja te nje kembe, te kembes se djathte. Ne kuadrin e rehabiltimit te nomenklatures Hoxhiste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 ish ministra bllokmene, xhelate persekutor te shqiptareve, agjente te sherbimeve ruse dhe jugosllave, dhe Vito Kapo eshte vetem njera prej perfaqesueseve me tipike me te larte te ketyre te dekoruarve. Nje festim te tille Luftes se Dyte e ka bere vetem Lukashenko. Duke rikthyer dhe evokuar me miresim diktaturen, kohen e afrise sone fatale me armiqte tane, Rama çon uje ne mullirin e tyre!
Everesti says
Qajt e ke me lote kete radh.
Por edhe tropoja e joet ka dekoruar ish sigurimsat etj
golemi says
lene me znj.e dyte kapo e focorrin ja beri foro.
bashk me gushtin hikudhe vapa
kush e di cdo te vijne prapa historise,jan 1000 dekorime….
EMIGRANTI USA. says
Ne se ka politikan, aktual qe i ka sherbyer me shume se kushdo, komunizmit dhe enverit, jini ju Sali Berisha, qe edhe ne mitingun qe u be me 8 dhjetor te 90 me shume u vinte keq per komunizmin dhe Ramiz Aline. se per studntet qe kerkonin rrezimin e diktatures. Kjo u duk ne pershendetjen qe bete ju, Sali Berisha, ku slate fjale e superlativa per Ramiz Aline si vizjonar, ne vazhdimesi e deri ne pranimin e lejimin e pluralizmit poplitik. Vleresime e fjale me te mira per Aline, sishin degjuar nga askush. Prandaj mos u shit per has. Sepse pushtetin e more nga Ramiz Alia dhe e cfrytezove, duke eleminuar demokratet e vertet, njeri prej te cileve na nderon edhe sot e kesaj dite ne nje nga univversitetet me prestigjoze ketu ne Amerike me emrin SHenasi Rama. E drejta vonon, pore nuke haron.