Nga Arjan Th. Kallço/
Kur një shoqëri priret të pasurohet me çdo kusht , duke harruar pasurinë historike, atëherë ka dalë nga natyra e vet. Trashëgimia kulturore dhe artistike e një kombi nuk mund të shpërdorohet, aq më keq të shkatërrohet, pas çdo ndryshimi që pëson shoqëria në rotacione sistemesh apo qeverish. Trashëgimia i përket popullit, i përket vendit, i përket memories sonë të përbashkët, i përket të ardhmes. Të gjithë jemi dëshmimtarë të asaj që ndodhi dhe po ndodh me tarshëgiminë tonë kulturore pas viteve ’90 e në vazhdim. Do ta quaja një mendjelehtësi të shtetit shqiptar që ende nuk po zgjohet nga mpirja apo trullosja e viteve të “demokracisë anarkiste”. Sa pjesë e trashëgimisë kombëtare u zhduk, u vodh, u dogj në këto vite? Askush nuk e di, nuk flet apo nuk dëshiron të flaës, pasi mund të jenë bashkëfajtorë në krimin më të shëmtuar ndaj kombit. T’ia mohosh të ardhmen trashëgimisë kulturore, duke ia zbehur të shkuarën, nuk është gjë tjetër veç një shëmti që flet qartë për paasftësinë tonë si komb për të mbrojtur atë që krijuan brezat dhe që na e lanë trashëgim që të krenoheshim para kulturës botërore. Nga qeveria e re, vecanërisht nga ministria përkatëse kërkohet një veprim energjik dhe i fuqishëm ndaj cdo abuzimi apo tolerimi që mund t’I bëhet kulturës sonë. Së pari duhet ndryshuar mentaliteti drejtues i vetë ministrisë që të marrë masa të rregullojë administrimin e mirë të të gjitha siteve, të monumenteve, të muzeve dhe gjithckaje që lidhet me kulturën. Së dyti destinimi i një pjese të mirë të buxhetit duhet të jetë synimi kryesor i qeverisë edhe i vetë parlamentit shqiptar, pasi shembujt e trashëgimisë botërore flsin qartë për vlerën e madhe të saj, por edhe për vetë zhvillimin e turizmit kulturor. Ta shkrutosh buxhetin në dëm të ruajtjes së kulturës, për interesa dytësore politike, është njëlloj sikur ta kryejë vetë shteti i pari krimin ndaj kulturës. Këto ditë më surpizoi një artikull në disa gazeta italiane që fliste për një ngjarje që për fat të mirë u mbyll pozitivisht. Le të jetë ky një shembull i koordinimit të politikave të duhura kulturore si nga qeveria dhe parlamenti. Politika duhet të tregojë se mbi interest e vockla partiake të luftës për pushtet dhe financa, duhet të triumfojë arsyeja kombëtare. Financime bosh për mitingje apo kongrese partish vlejnë shumë, shumë më pak sesa e gjithë puna për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Por çfarë ma ngacmoi kureshtjen që ta shkruaja këtë artikull? Një fakt tepër domethënës: dorëshkrimet e shkrimtarit të famshëm Italian Xhovani Verga.
80 vjet zagjtën kërkimet e familjarëve, kjo në anën private të aspektit, pasi edhe vetë shteti nuk ndenji duarkryq, që të rigjeheshin dorëshkrimet e Xhovani Vergës, midis të cilave romane, novella, letra, boca, vizatime dhe shënime. Bëhet fjalë për materiale të çmuara që përfshijnë edhe dhjetra mikrofilma me prodhimtari letrare dhe dorëshkrime që i përkasin Fondit Vergian dhe që vlerësohen rreth 4 milionë euro. A nuk do të ishte rasti që ministria e re, znj. Kumbaro, që edhe vetë i përket sektorit të kulturës, të mendonte që ta fillonte detyrën e vet me një sërë urdhëzimesh për të krijuar Fondacione të veçanta, bashkë me familjarët, për shkrimtarët dhe artistët tanë më të mëdhenj? Do të ishte një hap serioz për ta evidentuar të gjithë kulturën tonë të së shkuarës, duke i krijuar kushte që ajo të dalë e plotë. Në mediat italiane me të drejtë u fol për një sukses rekuperimi i dorëshkrimeve të shkrimtarit verist dhe ishte vërtet një sukses i koordinimit të mirë të punës në të gjitha instancat shtetërore. Ky sukses u arrit edhe në sajë të Repartit të ruajtjes së trashëgimisë artistike të karabinierëve që i sekuestruan veprat, me një numër prej 36 dorëshkrimesh origjinale.
Historia e ngjarjes merr jetë në vitet ’30, kur i biri i Vergës ia dorëzoi materialet një studiuesi prej Barcelone, por pa mundur që ta shtinin më në dorë. Dorëshkrimet i kishte trashëguar e bija, por që refuzonte t’ia kthente familjarëve. Meritë pati edhe një nismë e Parlamentit qysh nga viti 1957 deri në vitin 1977, por pa sukses, duke i konsideruar veprat me dobi publike, pavarësisht se ishin mbajtur pa të drejtë nga studiuesi, me vlerë shumë më të lartë për trashëgiminë kombëtare italiane.
Ngjarja mori rrjedhë tjetër, kur Sektori i kulturës në Lombardi, u njoh me një ankand të propozuar nga e bija e studiuesit dhe që në momentin e parë, e deklaroi me interest ë rëndësishëm kulturor, duke urdhëruar kalimin në një depozitë pranë qëndrës së kërkimit, Fondi i dorëshkrimeve, të Universitetit të Pavias.
Nëse edhe tek ne do të koordinohem mirë punët që lidhen me kulturën tonë kombëtare, këtu nënkuptoj disa ministri, por detyrimisht me përmirësimet e domosdoshme që lidhen me qëndrimet ndaj universiteteve, edhe universitetet tona shtetërore mund të japin kontributin e madh në evidentimin e kulturës sonë. Do të ishte në nderin e studiuesve të shumtë që të mos mjaftoheshin vetëm me tema konferencash, por të kalonin në veprime konkrete dhe secili prej tyre të adoptonte në punën e vet një shkrimtar apo artist të së shkuarës dhe t’ia dedikonte të gjithë kujdesin dhe vëmendjen e duhur. Kështu do të merrte udhë të mbarë një prej çështjeve që çdo shqiptar do ta kishte përzemër.