Nga Nebil Çika/Minerva/
Kryetari i PD-së Lulëzim Basha ka zgjedhur një simbolikë tërësisht antikomuniste për nisur ofensivën e tij opozitare “Drejt Lirisë” . Ai ka zgjedhur Shkodrën dhe revoltën antikomuniste te ndodhur 25 vjet qe kulmoi me hedhjen ne ere te simbolit te terrorit komunist bustit te diktatorit famëkeq sovjetik Stalin, gjë qe cofi ne burg organizatorët dhe autorët e sajë. Ngjarja më një simbolike të fortë antikomuniste , gjithashtu edhe qyteti e rrethi ku ndodhi ajo duket sikur janë zgjedhuar nga z. Basha jo pa qllim. Shkodran je nga simbolet e qëndresës por edhe e persekutimit komunist ne Shqipëri ishte edhe një bastion i PD-së deri në zgjedhjet e parafundit. Ne zgjedhjet e 2013 PD- e rrezikoi seriozisht Shkodrën duke mare rezultatin ,me te ulet elektoral ne 23 vite pluralizëm politik . Shkaku ishte mosmirënjohja dhe veçanërisht rrëshqitja majtas e PD-se gjatë qeverisjes së sajë. Shkodra përveç te qenit simbol dhe bastion është edhe termometri apo lakmusi politik i PD-së pasi rezultati elektoral ne Shkodër ka reflektuar ne mënyrë të vazhdueshme atë te gjithë Shqipërisë. Zgjedhjet e 2013 nuk janë i vetmi moment i ftohjes së PD-së me Shkodrën dhe krejt te djathtën politike e elektorale në të gjithë vendin. Ne vitin 1996 ne zgjedhjet lokale te zhvilluar ne vjeshtë Shkodra i dha goditjen e parë të fortë PD-së qe nga krijimi i sajë një paralajmërim qe u injorua pe rate qe do vinte pas 1997. Për këtë kishte një arsye të fortë. Si ne përzgjedhjen e kandidateve për deputetë edhe ne ato për pushtetin vendor PD-ja rrëshqiti fort majtas gjë që çoi në reagimin e Shkodrës. Z. Bersha doli atëherë me dy slogane politike e elektorale që trembën votuesin e deri atëhershëm te PD-së jo pa të drejtë . “Bashkë vuajtës dhe bashkëfajtorë” dhe “Me ne fitojnë të gjithë” ishin dy sloganet qe e bene PD-ne një han pa porta, pa filozofi të qartë politikë , te djathte jo e jo ! Ne zgjedhjet lokale te 1996 PD-ja humbi Shkodrën kalanë e antikomunizmit shqiptar , e cila zgjodhi me djathtas,pavarësisht dështimit e zhgënjimit qe pësoi edhe nga ajo zgjedhje për te njëjtat arsye si me PD-në. Sinjali ishte i qartë ! Pa përkrahjen e bazës se djathtë antikomuniste PD e ka te pamundur ta marre pushtetit apo edhe ta mbajë atë. 1997 dhe 2013 e tregojnë me se miri një gjë të tillë. Këtë e dine edhe kundërshtaret e sajë komunistë qe përpiqen me çdo kusht ta ndajnë PD-në nga baza e sajë antikomuniste dhe disa herë ja kanë dalë pasi ka qenë vetë PD që ua ka lehtësuar punën me largimin dhe rrëshqitjen e sajë majtas.
Ne fjalën e tij në Shkodër kryetari i Ri i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi një “rikthim te mundshëm në shtëpi te PD-së. Ai vlerësoi demonstratën antikomuniste të Shkodrës të Janarit 1990 por theksoi se PD është partia e Lëvizjes Studentore dhjetor 1990, një vit me vone se Shkodra. Edhe pse pasojnë njëra tjetrën, dy lëvizjet, kane ndryshime thelbësore. E para u organizua nga qytetarë shkodrane kryesisht kundërshtarë te regjimit dhe ish të përndjekur politikë dhe organizatorët e autorët e sajë u dënuan e ndëshkuan pa mëshirë nga regjimi komunist .Tjetra e dhjetorit u organizua nga studentë pedagoge e intelektuale te konsideruar si njerëz te pushtetit komunist te cilët nuk u dënuan nga regjimi, por ftuan të bëjnë partinë e tyre. Një ndryshim i madh ky midis dy lëvizjeve ndoshta edhe pers hak te rrethanave me te renduar te regjimit një vit me vonë. Dikush mund te ma hedhe poshtë këtë te fundit pasi mund te me sjelle si shembull një tjetër ndëshkim edhe me te rende për Shkodrën katër muaj me vonë , Masakrën e 2 prillit 1991. Serish regjimi nuk e toleroi e as e fali Shkodern antikomuniste . 4 djem te sajë u vranë serish pasi nuk parakun vazhdimin e pushtetit komunist pas zgjedhjeve të para. Shkodra dhe gjithë antikomunistet shqiptar kishin 50 vjet qe e prisnin ketë ditë. Serish nga të vrarët asnjë komunist apo bir komunisti përkundrazi djem te ish te burgosurve politikë ! Te jete prapë rastësi ?! Kam vene re se drejtuesit e PD-se përfshi edhe Bashën e nisin historinë e PD-së tek lëvizja e dhjetorit 1990 gjë që ne fakt është e saktë si kohe fizike por nuk është korrekte politikisht dhe elektoralisht . Si demonstrata qe Basha përkujtoi i dje ne Shkodër qe daton para lëvizjes se dhjetorit 1990 Shkodra dhe Shqipëria ka edhe shume te tjera. Eshtë Postriba dhe Malësia e Madhe, Mirdita dhe Zhapokika. Spaçi dhe Qafe Bari eje. Janë mijëra te vrarë te burgosur internuar e persekutuar ne themelet e te djathtës shqiptare. Ka një gabim thelbësor ndoshta edhe te qëllimtë ne perceptimin ne origjinës njëherazi edhe ekzistencës se PD-së. Përcaktimi me i saktë do të ishte antikomunizmi , se ne fakt ky e ka mbajtur ne këmbe sa here ajo është rrezuar për vdekje nga goditja e kundërshtarit edhe për faj të sajë. Ne se nuk është antikomuniste atëherë perse duhet te ekzistojë? Për komuniste ja ku e kemi PS-në. Edhe ajo ka pranuar pluralizmin , ekonominë e treguat dhe demokracinë sipas mënyrës se saje. Antikomunizmi bën diferencën. Ne kohën kur PD i vidhet atij ka përfunduar keq e me keq, si në 1997 apo 2013. Shkodra, Kavaja dhe te tjera bastione antikomuniste e kane paralajmëruar te dy herët .
Në krye të radhës shpreha jo pa frike dyshimin tim në se ky veprim i z. Basha mund te jete edhe hilja e radhës e PD-së për te djathtën antikomuniste dhe për këtë kam arsye dhe argument. Sa herë PD-ja ka qenë në opozitë dhe ka kërkuar te marrë pushtetin është mbështetur fort teka antikomunistet historike dhe sa here është larguar nga ata ka renë nga pushteti. Ne zgjedhjet e para pluraliste te 31 marsit 1991 PD humbi zgjedhjet( e vetmja parti antikomuniste në të gjithë lindjen) pasi ishte e distancuar fort nga antikomunistet historikë ish të përndjekurit politikë. Po kështu edhe ne 1997 e 2013. Ne fakt PD-ja ka pasuar me shumë retorikë me shumë se aksion antikomunist. Për të qenë i sinqertë sa herë ka qenë në pushtet PD-ja e ka harruar antikomunizmin dhe i është kthyer, motamo si sot në Shkodër. Nuk dua te paragjykoj z. Basha te cilin e njoh si bure te fjalës por i “djegur nga qulli jam i detyruar ty fry kosit. Lidershipi i PD ka manifestuar deri tani , një mosmirënjohje te pa pare sidomos ndaj antikomunisteve historikë një karakteristike tipike komuniste e ngjitur nga e kaluara. Unë besoj se z. Basha per moshën , edukimin dhe ambientin nga vjen ne politike ka pak ose aspak lidhe me komunizmin dhe tiparet politike te tij . Kjo me bën të besoj që ky është një kthim ne shtëpi, një fillim i ri PD –elektorat qe pritet te reflektohet edhe ne filozofi , program politik dhe përfaqësim politik te sajë ne se do që ofensiva e nisur nga Shkodra te jete e suksesshme. Kujdes , Shkodra dhe gjithë e djathta shqiptare nuk ,besoaj se do ta hajë për te tretën herë, “sapunin për djathë” !(Marre nga MINERVA)