Shkruan Eugen SHEHU/
Iluzionistë të shquar të Evropës Juglindore vazhdojnë akoma edhe sot, t`u besojnë përrallave të artikuluara nëpër kishat e Shkupit (apo të tjera në IRJM) kinse shqiptarët e sllavomaqedonasit, falë udhëheqësive “moderne” por edhe pranisë së faktorit ndërkombëtar do të mund të ulin kokat dhe brehen nën një pendë, me çrast do të begatojnë të ardhmen e tyre. Për këta iluzionistë, si edhe të tjerë politolog perëndimorë, shkarazi sigurisht ka kaluar faktin që ndërsa paria e Shkupit firmoste marrëveshjen kornizë të Ohrit, me qindra të krishterë sllavomaqedonas, parakalonin në rrugët e këtij qyteti duke i sharë dhe quajtur tradhëtarë krejt kastën politike sllavomaqedonase,dhe duke kërkuar dhoma gazi për Shqiptarët. Ky fakt, i mbetur ende sot në periferinë e kujtesës së kozmopoliteve modernë, në të vërtetë pati efekte të mëdha. Shumë prej pikave të kornizës “çudibërëse” jo vetëm që nuk u sendërtuan në realitetin e ndezur të IRMJ, por përkundrazi po shërbejnë ende sot si gurët e Sizifit, të pamundur të ngjiten në majë. Miti i lashtë grek është shndrruar në një realitet në Maqedoni.
Nëse kjo çështje do të ishte vetëm hamendësim i iluzionistëve, nëse konseguencave të rrjedhura prej çoroditjeve gjithfarësh, do t`u bashkangjiteshin planetëve të tjerë, natyrisht shqetësimi i banorëve të Maqedonisë Shqiptare nuk do të ishte aq i madh. Por kur ende në mijëvjeçarin e ri atij i mohohen të drejtat më elementare, atëherë kur shtypet e dhunohet barbarisht sipas skenarëve serbë të shekullit të kaluar, kur merr aratinë për ti shpëtuar proceseve të montuara, atëherë realiteti i egër shndrrohet në shuplakë të rëndë për nderin dhe krenarinë e shqiptarit. Së këndejmi shqiptarët etnik në Maqedoni ata që burrërisht jetuan mes sakrificash sublime në tokën e gjysh-stërgjyshërve të tyre, do të përpiqen sigurisht të gjejnë një rrugë, një zgjidhje, një model së paku për egzistimin fizik të tyre e mandje ngarendjen drejt qytetarimit evropain. Në këtë rrafsh shumë prej tyre, kërkojnë ( të dënuar prej luftrash shekullore) rikthim tek Ilirida.
Studiues dhe arkeologë të huaj (midis tyre dhe sllavë sidomos, Sanev apo Kitanovski) nuk kanë menduar të fshihnin faktin që duke filluar nga mijëvjeçarët e parë (para erës sonë) ilirët banonin tërë pjesën perëndimore të Ballkanit duke pasur si kufi natyrorë në perëndim detin Adriatik ndërsa në lindje lumenjtë Morava dhe Vardar. Tiparet iliro-dardane të gjetjeve të ndryshme arkeologjike në vende si : Kumanovë, Shkup, Veles, Prilep, Krushevë ( pa përmendur objekte të shumtë të zbuluar në Tetovë, Kërçovë, Gostivarë, Dibër, Strugë, Ohër dhe Manastir) dëshmojnë pranin e një qytetërimi të lashtë ilirjan. Sipas Katiçiçit, në trevat midis Sharrit, Nishit dhe Shtipit u ngjiz shqipja ose “forma moderne e ilirishtes”. Kjo pjesë e Dardanisë së asaj periudhe, s`është veç Shkupi i sotëm. Ndërsa njohës të tjerë të traditës dhe historisë së popullit tonë, përkrahës të mendimit se shqiptarët quhen sipas emrit të shpendit simbol, shqiponjës, nuk e kanë kundërshtuan dhe idenë se etimologjia mund të jetë përcjellë në Shkup-Shkuptar -shqiptar. Të këtij mendimi janë madje Durham, Niliams, Bajron Gibers etj.
Ç`prej lashtësie në këto treva ka rrjedhur edhe një lumë, i cili lagte brigjet e tri Mbretërive Ilirie: Dardanëve, Peonëve dhe Enkelejve dhe që quhej Ilirida. Ndonëse mbi këto trevave të qarkuara prej Iliridës lanë gjyrmët e tyre shkatërronëse perandoritë njëra pas tjetrës, ndonëse elementi etnik iliro –shqiptar kaloi përmes fazash të rrezikshme kulmore për asimilim, historia e ngatërruar ballkanike nuk mundi asesi të fshinte këtë komb mijëravjeçar nga trualli i vet autokton. Ndërkaq po kjo histori nuk ka munguar të ashivojnë analet e saj, një varg luftrash të banorëve të Iliridës sa herë që atyre maleve dhe grykave frynë erërat e luftrave kolonizuese.
Të dhënat arkivore (sidomos ato të Portës së Lartë) na bëjnë me dije se popullata e trevave të qarkuar nga Ilirida e lashtë ka qenë thuajse shqiptare, autonome, në shumicë të dukshme në këtë hapsirë, krahasuar me grupet e tjerë të komuniteteve të maqedonisë, e sidomos kur merret nën vërejtje vetë populli sllavomaqedonas. Madje jo vetëm kaq por kjo trevë do të shërbente si mejdan e mjaft prej luftimeve e fitoreve emblematike të princërve shqiptarë, nën udhëheqjen e lavdishme të Gjergj Katriotit Skënderbeut. Në memorien e kombit tonë, padyshim ka mbetur e skalitur beteja e zhvilluar në Dibër, më 28-29 qershorin e vitit 1444. Ngase Sulltan Murati i II u irritua prej largimit të Princit të Krujës nga oborri i vet, ai nisi të famshmin Ali Pasha duke vënë nën komandën e tij 40 mijë ushtarë , për të shuar kryengritjen e shqiptarëve. Ali Pasha u nis nga Ohri në drejtim të rrjedhës së Drinit të Zi, dhe më 28 qershor u ndesh me forcat e para shqiptare, të cilat komandoheshin prej Moisi Golemit dhe Vrana Kontit. Vetë prijësi i shqiptarëve organizoi pritën e Torviollit dhe duke luftuar vetë në radhët e para, mundi që brenda 24 orëve të shpartalloj Ali Pashën, i cili iku duke lënë në fushëbeteja mbi 7000 të vrarë.Jehona e kësaj fitoreje, sikurse flasin dokuementet e kohës, u përshëndet pos të tjerëve edhe prej Filipit të Burgonjës, Papa Eugjeni IV si edhe Vlladisllavi i IV i Hungarisë. Në këtë betejë rrëfyen trimërinë dhe sakrificën sublime të tyre për trojet arbërore edhe qindra e mijra luftëtar trima të viseve të Iliridës. Për 25 vjet me radhë viset e Maqedonisë Shqiptar (Shqipëria Lindore), padyshim kanë përfaqësuar njërën prej kolonave ku mbështetej Princi i Krujës, duke dëshmuar kësisoj qëndresën madhore si tipar permament të kontinuitetit shpirtëror të burrave të Iliridës.
Ndërkaq banorët e kësaj treve, nuk i rreshtën përpjekjet e tyre titanike për çlirim kombëtar e pavarësi të plotë, për gjuhën dhe shkollën shqipe, për vetqeverisje. Në mënyrë të veçantë këto lëvizje u manifestuan në vitet e lavdishëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881) kur prej kësaj treve shqiptare u dëshmua jo vetëm fryma antisunduese, por sidomos vetëdijësimi i ndërgjegjes nacionale. Paria e viseve të Iliridës në këto momente kruciale për ardhmërinë e kombit tonë, u radhitë në vargun e shquar të atdhetarëve si: Iliaz Pashë Qoku, Abdyl bej Frashëri, Sulejman Vokshi, Hasan Ferri etj, duke luftuar me armë në dorë për pavarësinë e troje të tyre.
Perëndimi i sundimit 5 shekullor osman, do të krijonte padyshim ngatërresa të reja ballkanike, të cilat anipse ideoheshin nëpër kulisat e Athinës, Beogradit, Moskës apo Parisit tentonin të sendërtoheshin në gjrin e etnive të jugut evropian. Ende sot në fondet e arkivave të ndryshëm në shtetin amë, Shqipëri, gjendej ekzemplarë të një relikti që paraqet interes dhe që simbolizon urrejtjen shekullore serbe, ëndrrën e saj për zhdukjen e kufijve shqiptarë. Kjo medalje me mbishkrimin “Osveqeno Kosovo” (Hakmarrje për Kosovën, pavarësisht kumtit të saj (humbjen e serbëve në Fushë-Kosovë 1389) ka të shënuar vitin 1912 pra në mënyrë simbolike të rrejshme i është larguar shekujve që shkuan duke paraparë mënxyra të tjera. Kështu në anën tjetër të medaljes, të tërheq vëmendjen shqiponja me kryq në gjoks, simbol i heraldikës serbe e rrethuar prej gjethe dafinash. Në këto gjethe, ndodhen të shkruar në gjuhën serbe disa qytete shqiptarë midis të cilëve: Tetova, Struga Ohri, Manastiri , Dibra, Prilepi, Shkupi dhe Kumanova. Të bën përshtypje prania e këtyre trevave ( historikisht dhe etnikisht shqiptare) në medaljen në fjalë, meqë asgjë se lidhe Serbinë më liridën. Por viti 1912 i pranishëm aty, merret lehtë me mend që donte të shprehte konceptet shovene të qarqeve të Beogradit të cilat angazhonin çdo ushtarë e oficer serb për t`i bërë të tyre këto treva. Ka një përputhje të plotë të qyteteve të skalitur në “Osveqeno Kosova” dhe përpjekjeve të diplomacisë evropiane në Konferencën e Londrës në viin 1913.
Në të vërtetë kjo medalje e cila iu shpërnda dhe disa shqiptarëve, vullnetarëve dhe oficerëve serbë, për heroizmat e treguara në luftën e parë Ballkanike duke dashur të revokojë në mënyrë të deformuar të kaluarën synonte rritjen e egërsive të reja, për revanshe të reja ndaj viseve shqiptarë në përgjithësi dhe ndaj Iliridës në veçanti. Duke nxjerrë në pah aspiratat shovene të Beogradit për krijimin e “Serbisë së Madhe” medalja në fjalë nuk mund të kuptohet ndryshe veçse si pjesë e propagandës cinike, e cila do të përcillte në shpirtrat e trazuar të serbëve, idenë së këto sakrifica ia vlenin të bëheshin në emër të Atit të shenjtë i cili kërkonte “çlirimin” e tokave të Serbisë nga shqiptarët.
Nëse përpiqemi të shohim me sy kritik, vërejm se ndër emrat e radhitur në medalje, në mënyrë të përpiktë janë emrat që formojnë Iliridën. Nisur nga rëndëisa e vlerave të veçanta strategjike, këto vise të përfshirë në kufijtë e shtrirjes së tyre etnografikë për shekuj me radhë patën përbërë bazë të rënedëishme administrative. Pamvarëisht prej pengesave dhe kushteve të vështira që ekzistonin në rafsh të sundimit osman, Ilirida në dy shekujt e fundit përbënte një qëndër shumë të rëndësishme zejtare dhe tregtare, pa harruar faktin se shërbente si nyje kryesore e tregut shqiptarë në kryqëzimin e rrugëve lindje-perëndim dhe veri-jug. Disa prej qytetetve që përbënin Iliridën siç ishte bie fjala Tetova, ishte në shekullin e kaluar jo vetëm tregues i zhvillimit ekonomik e social të vendit, por njëherazi kontriboi ndjeshëm në ecurinë e këtij zhvillimi. Me të drejtë studiues shqiptarë, kanë vënë në dukje se gjatë asaj kohe, Tetova ka lënë pas për nga zhvillimi ekonomik qytete të tilla shqiptare si:Ulqini, Durrësi, Vlora, Kavaja,Delvina, Preveza etj. Midis shumë prej mjeshtërive që gjallonin në Tetovë dy shekuj më parë, sigurisht ka rënë në sy prodhimi i armëve. Mjeshtërit shqiptarë ndonëse nuk kishin eksperiencën e shkollave evropiane, me mjetet e tyre të thjeshtë improvizonin dhe prekfeksionin modele të ndryshme armësh. Shmebulli më domethënës i arritjeve të mjeshtërve tetovarë ishte paraqitja në vitin 1884 në ekspozitën e armëve në SHBA e një martine e qëndisur me ar, prej një armëtari të Tetovës.
Parë në rrafshin historiko-gjeografik dhe atë demografik, shqiptarët etnikë na Maqedoni janë pjesë e një tërësie nacioanle, në mënyrë organike jo vetëm me historinë dhe kodin zakonor por sidomos me gjuhën, kulturën dhe prioritetet ekonomike. Ilirida ose “zemra’ e këtij komuniteti autoktonë, padyshim ka kontributett e veta të mëdha, sidomos në periudhën 1913-1941. Pas pushtimit dhe rivendosjes në mënyrë të dhunshme të pushtetit serb në Kosovë dhe maqedoni shqiptare, qarqet serbe të beogradit rifilluan politikat e vjetra shovene dhe gjenocidiale. Pamvarësisht premtimeve të tyre për respektimin e të drejtave të kombeve (traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar nga Lidhja e Kombeve) Beogradi vazhoi të ndjek strategjinë e vetë antishqiptare duke synuar asgjësimin e plotë të racës shqiptare në trojet politike nën mbretërinë e SKS. Më këtë mënyrë paralelisht me slavizimin e Kosovës e Maqedonisë shqiptare prej Beogradit u ideuan edhe disa prej rebelimeve separatiste brenda shtetitshqiptar, të cilat çuan deri tek intervencionet e armatosura në veri të shtetit amë.
Në rafsh të politikës komplekse serbomadhe, rol të veçantë për keqësimin e pozitës së shqiptarëve, nën mbretërinë e Jugosllavisë, luajnë pos të tjerave edhe masat represive për shpronësimin e shqiptarëve autonom dhe veçanërisht shpërnguljet e tyre masive. Përmes një legjislacioni cinik shtetëroor, në rrafsh të zbatimit kinse të reformave agrare, në periudhën 1918-1941, vetëm në trevat që përbënin Iliridën u shpronësuan rreth 90 mijë ha tokë, u konfiskuan mijra shtëpi dhe mijra kokë bagëti. Goditjen më të madhe e muarën sidomos familjet e pjesëtarëve të rezistencës kundër gjenocidit sllavomaqedonas por nuk i shpëtuan dot vjedhjeve, plaçkitjeve e rëniemeve, as institucionet dhe objektet e kultet myslimane të kësaj treve. Largimi i detyruar i shqiptarëve autoktonë të Iliridës ka qenë një tjetër plagë e dhimbshme e kombit tonë.
Drejt Tuqisë por edhe drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të botës, janë shpërngulut me dhunë në vitn 1913-1941, vetëm nga Ilirida mbi 10,000 mijë familje shqiptare. Ky largim i dhunshëm u shoqëruar me shkatërrime e braktisje të trojeve amëtare, me goditje të zejtarisë, me rrënimin e fshatrave të tërë dhe zvetënimin e qyteteve plot shkëlqim të dikurshëm si “Tetova, Gostivari, Ohri, Manastiri etj. Por me gjithë këtë largim masiv të shqiptarëve, si dhe arritjen e dhjetra mijë kolonëve serb e sllavomaqedonase, trevat që përbënin Iliridën (ashtu sikundër trevat Kosovare) nuk u shkombëtarizuan dot.
Mendoj të ketë qenë kjo një ndër arsyet që në fillim të viteve 30-të në shekullin që lamë pas “Klubi serb i kulturës” mori një varg nismash të mëdha, me çrast përcaktonte rrugë dhe projekte për shkombëtarizimin e trevave shqiptare. Kanë qenë Kërstiq, Panjevac dhe Çubrilloviq të cilët udhëzonin pandërprerë Beogradin lidhur me vendimet që duhej të zbatonin administrata civile dhe ushtarake jugosllave. Por edhe kundër këtyre masave represive, burrat e Iliridës nuk u mposhtën. Një varg lëvizjes kaçake në periudhën në fjalë, mbajtën të ndezur shqiptarizmin. Njëherazi qëndresa e pandërprerë në disa rrafshe e shqiptarëve të kësaj treve, ndikuan për të përballuar situata tejet dramatike, dhunën dhe terrorin e paparë. Edhe në vitet 1941-1945 atëherë kur rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore ngatërruan shumë etni dhe popuj dhe udhëheqësitë e tyre, banorët e Iliridës ditën të përcaktoheshin dhe orientoheshin më së miri në kahjen kombëtare. Burrat e shquar të kësaj treve, pavarësisht se të tradhëtuar prej vëllezërve të gjakut ( kujtoj agjenturat shqiptare e sllavomaqedonase në vitet 1943-1945) luftuan si kundër okupatorit të huaj ashtu edhe ndaj komunizmit. kësaj sëmundje kanceroze, e cila po çorodiste jo vetëm Shqipërinë por krejt Evropën Lindore.
Në vitete që rrodhën më pas, populli autokton i trevave të Iliridës u përpoq të siguronte zhvillimin e vet ekonomik, politik e shoqëror, sipas parimeve të shenjta të shoqërisë së lirë. Në mënyrë të veçantë ai luftoi për të qenë i barabartë me popullin sllavomaqedonas edhe pse çdo ditë e më shumë politikat e Shkupit rënonin identitetin shqiptar.
Rrëzimi i sitetmit monist ngjalli shpresë të madhe tek populli shqiptar i Maqedonisë se sistemi shumëpartiak, i cili doli me devizën për barazi të plotë demokratike, beson se do të siguroj të gjitha të drejtat kombëtare në shtetin e ri postkomunit, mirëpo ndohi e kundërta ky popull në sistemin pluralist që zbatoi IRJM u degradua pasi u shndrrua në pakicë dhe iu mor e drejta që kishte siguruar në mbledhjen e ASNOM-it në vitin 1944 dhe në Kushtetutën e vitit 1974, që të jetë element shetformues duke u shndërruar në element të qytetarit të rendit të dytë.
Populli shqiptarë në IRJM, i gjetur në këto relacione që nuk siguronin jetë dhe zhvillim shoqëror-ekonomik dhe politikë të barabartë dhe pozitë të elemntit shtetformues vendosi të shpreh dëshirën e vet për vetëvendosje nëpërmjet referndumit të mbajtur më 11 dhe 12 janar të vitit 1992, në të cilin votuan mëse 361.000 votues. Me këtë referendum shqiptarët në IRJM u përcaktuan për autonomi politike e territoriale të shqiptarëve në Maqedoni.
Në caktimin e emërtimit të një vendi ose regjioni më të gjerë territorijalo-politik dhe shtetëror siç është rasti me popullin shqiptar të Maqedonisë, duhet respektuar kuptimi i tij gjeografik, historik e autokton e popullit shtetformues. Duke respektuar këto elemente që kanë të bëjën edhe me elegancën e shprehjes, u vendos që regjioni ku formohet kjo njësi autonome të emërohet Ilirida.
Në territorin e Republikës Autonome Ilirida hyjnë komunat: Kumanovë, pjesë të disa komunave të Shkupit, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe vendbanime me popullsi shqiptare nga komunat e tjera të cilat sa i përketë elemntit ekonomiko-gjeografik sipas kriteriumeve të projekt-dokumentit të Hagës do të gëzojnë e duhet të përfshihen në territorin e kësaj njësie.
Ngjarjet e kohëve të fudnit në krejt viset e Maqedonisë shqiptare sido që të vërtiten të çojnë tek e mbramja vetëm tek një rrugë: Rikthim të Iliridës. Për krijimin e parakushteve të domosdoshëm, në këtë lëvizje të domosdoshme politike, vlen të kontribuojnë të gjithë. Veçanërisht analistët politikë, nuk duhet ta largojnë veten nga kjo ide, por të sjellin fakte si për të kaluarën edhe të sotmen, duke përpunuar opinionin se Ilirida nuk është vetëm aspiratë por një problem tejet i koklavitur që pret zgjidhje.
Bern-Zvicër