Nue Oroshi/
Është një ditë e madhe për mbarë shqiptarinë. Është ditë e madhe se po rikthehet firmëtari i Pavarsisë së Shqipërisë dhe Kryeminsitri i Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja. Mustafa Merlika Kruja se bashku me Minsitrat dhe bashkëpuntorët e tij profesor Ernest Koliqin,Kapidan Mark Gjomarkajn, Xhevat Korçën, Engjëll Çobën, Maliq Bushatin, Kolë Bibë Mirakajn, at Anton Harapin, Mehdi Frashërin, Lef Nosin,Dom Zef Oroshin, Xhafër Devëën, Fiqiri Dinen,Rexhep Mitrovicën dhe shumë e shumë të tjerë ishin faqja diellore dhe orientimi perëndimor i politikës shqiptare.
Idenë për vendosjen e monumentit te Mustafa Krujës e dha atdhetari dhe intelektuali shqiptar që jeton në Amerikë Tomë Mrijaj, njeherit anëtar i kryesisë së Shoqatës “Trojet e Arbrit” dhe Koordinator për Amerikë dhe Australi. Ai e paraqiti këtë ide të Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe kryesia e shoqates e aprovoj pa asnjë hezitim.Pas aprovimit i kryem edhe procedurat zyrtare ku falënderoj Bashkinë e Krujës për lejën e dhënë.Por një barrë shumë të madhe për këtë vepër e barti edhe Familja Merlika ku shfrytëzoj rastin të falënderoj Eugjen Merlikën nipin e Mustafa Krujës i cili sot e ka ditën më të lumtur të jetës se po e qon në vënd amanetin e gjyshit të tij. Por edhe mbarë familjen Merlika që u angazhua që ky projekt të kompletohët në të gjitha aspektët.
Është dashur të pritet plot 32 vite që në Shqipëri të filloj renia e mendesisë komuniste. Edhe pse në Shqipëri ka plot 32 vite që ka ra diktatura komuniste por që fatkeqësisht ende nuk ka ra e plotë edhe mendësia komuniste.Mendësia komuniste është edhe më e rrezikshme se diktatura komuniste në Shqipëri dhe trojet shqiptare. Kjo mendesi ra fillimisht në Lezhë kur në bronz u kthye atdhetari dhe prifti i cili kur u rrezikua Shqipëria, la petkun e priftit dhe kapi pushkën e doli iu bashkua lufëtarëve në malët e Shqipërisë dr.Monsinior Zef Oroshi.Kjo mendesi ra edhe në Peshkopi kur u kthye në bronz zv. Komandanti i Fuqive të armatosura kombtare Halil Alia.
Kjo mendësi ra edhe në Klinë kur u kthye heroi Ndue Përlleshi,në Pejë kur u kthye në bronz heroina Marie Shllaku.Kjo mendesi po bie edhe sot në Krujë se po rikthehet në bronz burri më i madh që dha Kruja në shekullin njëzet. Por fatkeqësia është se kjo mendesi vazhdon të mbetët ende në Shkodër dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.Edhe sot e asaj dite Shkodra djepi i kulturës dhe demokracisë shqiptare që dha heronj për të ardhur demokracia në Shqipëri ka mbetur me mendësi komuniste dhe nuk po bën ballë që këshilli bashkiak dhe Kryetari i Bashkisë aty të na jap lejën që ta vendosim monumentin e Komandantit të Përgjithshëm të fuqive të armatosuna shqiptare Kapidan Mark Gjon Markut, përkunder dy kërkesave që kemi bërë mbrenda tri vitesh. Kurse Prishtina veçëse ka dhënë shenja që të na jep lejën për monumentin e profesor Ymer Berishës. Shoqata “Trojet e Arbrit” në këto 20 vite ka mbajtur 35 sesione shkencore dhe akademi ka botuar 30 vepra enciklopedike për nacionalizmën shqiptare dhe ka vendosur katër monumente në këto katër vitet e fundit, duke punuar shumë 160 intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata atdhetare për të sjellur në vendin e duhur heronjët e Shqipërisë Etnike.
Të nderuar pjesëmarrës,
Unë sot këtu para jush do ta paraqes vetëm një dokument të arkivit të Vjenës që është një memorandum i nënshkruar nga Don Nikollë Kaçorri, Mustafa Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Murad Toptani, Salih Gjuka dhe Bedri Pejani,dërguar Mbretit dhe Perandorit të Austro-Hungarisë Franz Jozefit më 12 Nëntor 1912. Njëri ndër miqtë më të mëdhënj të kësaj periudhe kohore është edhe Mbreti i Austro-Hungarisë Franz Jozefi i cili kishte ndihmuar dhe përkrahur pa ndërprerë themelimin e shtetit të ri shqiptarë.Vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë para se të shpallej Pavarsia e Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorri kishte përpiluar një Memorandum për Perandorinë dhe Mbretin e Austro – Hungarisë Franz Jozefin e I. Memorandumi është i firmosur nga drejtuesit kryesorë të komitetit të përgjithshëm të kryengritës së Shqipërisë së Mesme, të kryesuar nga Nikollë Kaçorri Prift , Mustafa Asim Kruja , Rexhep Mitrovica , Fuad Toptani , Murat Toptani , Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Memorandumi i është dorëzuar Konsullit Austriak në Durrës, Rudnay i cili së bashku me memorandumin , dërgon në Ministrinë e Jashtme në Vjenë, personalisht për Ministrin e Jashtëm Leopold Grafen Berchtold me shënimin “shumë konfidenciale”, ashtu siç shkruan në fillim të këtij memorandum:
“Madhnisë të Tii Franz Josefit I
Përandorit e Mbretit të Austro – Magjarisë në Vienë
Shum të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t´on Shqypninë qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpi a me e coptue.
Na me sâ fuqi kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të mira, e po shohim se shum vende të kater vilajeteve të Shqypnisë, Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë gjinden nden kambë të hueja. Për këtë shkak po marrim lejen m´u sjelle kah Madhnia Jote si Përandorit të nji Përandorisë të madhe, qi asht ma e afermia e jonë e ka piesë në Ballkan me Bosnie –Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ballkanve të merret parasysh edhe Shqypnia në mënyrë qi kufitë e saj mos të përkiten e mos të shtyhen prej kerkuj e qi Shqypnia prej katër vilajetesh permendun sipri me tre milion e sâ Shqyptarë të bahet nji Mbretnië në vehte sikurse të tjerat shtete të Ballkanve, në daç perse Shqyptarët jan nji kambë ma i vjetri ner këta, me nji gjuhe e me zakone fare të veçanta, e gjaku i tyne nuk mundet me paitue kurrsesi me çdo gjak të kombeve qi janë rreth e rrotull; në daç perse nuk do t´ishte e drejtë humbja as voglimi i nji kombi Shqyptarë, i cilli nuk âsht aspak ma i poshtem se kombët e tjera të Ballkanve si per numer, ashtu permendë, si per vjeften morale, me të cillën, sado qi përnji kohe shekuish shum të gjatë kje rrahun në çdo krah e në çdo mënyrë prej shum e shum tallazeshë politike qindroi në kombësië të vet e në zakone të veta, por si nji shkambë i fort në mjedis detit; e kjarishtë e diftoin edhe theroritë e mëdhaja qi Shqyptarëtë hoçën perrain, gjytetërimin, e perparimin e Kombit të vet në këtë kohe të mrame të Tyrqëvet të Rie: në daç edhe perse na duket se nji Mbretnië Shqyptare mban peshën jo vetem të Ballkanve por edhe të gjith shteteve t´Europës, e sidomos në muitm´ubâa, mbas dishirit t´on, njimbretnië e pa anë (neutre), sikurse Belgji e Svizzera. Prej gjithkë tyne shkaqeve e arsynave na e pështesim të tanë shpresën t´one në ma të madhen mirsinë e Madhnisë Tande per të cillën na e gjith kombi Shqyptarë ka për të Jauditun per nderë per gjithmonë. Me shpresë të madhe qi të lutunat t´ona kam me e bërkâ zembrën e Madhnueshme të Madhnisë Tande kemi nderjen ma të madhen me vuë këtu duërt t´ona e m´u permendun. “Shqypnië, 12 Nanduër 1912
Te Detyrushmit Sherbëtorë te Madhnisë s´ate Firmat Nikollë Kaçorri Prift, Mustafa Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani , Murad Toptani, Salih Gjuka dhe Bedri Pejani.
Rikthimi i Mustafa Krujës në bronz nuk është një rikthim i thjeshtë.Mustafa Kruja gjatë shtegtimit jetësor pati shumë përplasje, shumë veshtirësi por kurrë nuk ju nda kontributit për atdheun dhe studimeve të shumta që janë një faqe e artë e historisë dhe kulturës shqiptare.Ai ishte intelektuali që një pjesë të mirë të shkollimit e kreu nëpër univerisitetet e lindjes por gjithmonë mbeti perëndimor.Ishte politikani që Shqipërinë e mori ta qeverisë më 28,748 mijë kilometra katror dhe shëndrroj më mbi 74.000 mijë kilometra katror duke i bashkuar Kosovën,Maqedoninë shqiptare,Malin e Zi shqiptarë,Preshevën dhe Pazarin e Ri.E ku fatkeqësisht këto troje prapë komunistët shqiptarë ja falën Beogradit, madje jo vetëm me nënshkrime por edhe duke luftuar me pushkë kundër nacionalistëve shqiptarë në vitin 1945.Për këtë shqiptarët kanë vetëm një ditë të çlirimit 28 nëntor 1912 kurse 29 nëntori nuk duhët të festohët se është dita më e zezë e kombit shqiptar se pikërisht në këtë ditë u ndanë 70 përqind të territorit të trojeve shqiptare nga trungu amë.
Të gjithë ju pjesëmarrës që keni ardhur sot për ta nderuar firëmetarin e Pavarsisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë Etnike ju falëndëroj dhe kjo dëshmon se rrënjët e nacionalizmës shqiptare janë shumë të thella dhe këto rrënjë nuk do të del askush që ti shkulë në trojet shqiptare ku i thuhët bukës- bukë e ujit- ujië. Rrnoftë vepra heroike e Mustafa Merlika Krujës!Rrnoftë Shqipëria Etnike.
(Fjalë e mbajtur më 24 nëntor 2024, në Krujë me rastin e zbulimit të Monumentit të Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës nga Kryetari i Shoqates “Trojet e Arbrit “Nue Oroshi).