Reagojnë demokratet: Basha- Qeveria atentat konsensusit. Hapa pas me emërimet në polici/
Furtunë shkarkimesh dhe emërimesh në policinë e shtetit. Më urdhër të Ministrisë së Brendshme janë shkarkuar nga detyra 12 drejtorë të policisë në qarqe ndërsa ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj.
Sipas informacioneve Burgaj është emëruar drejtor i akademisë së policisë ndërsa në vend të tij do të emërohet Artan Didi.
Ndërkohë në vend të Agron Kuliçajt si nëndrejtor i Policisë së Shtetit është emëruar Sokol Bizhga ndërsa në krye të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës vjen Ardian Çipa pasi është shkarkuar nga detyra Bernard Çaushaj.
Lëvizjet e reja
1. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor
2.Altin Qato, emërohet në detyrën Zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike
3.Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
4.Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
5.Mergim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
6.Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
7.Pellumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
8.Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
9.Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
10.Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Tirane
11.Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Fier
12.Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Vlore
13.Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokaster
14.Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Berat
15.Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
16.Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
17.Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
18.Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
19.Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit te Trafiqeve te Paligjshme, ne DPP
20.Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
21.Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
22.Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist ne Seksionin e Trajnim, Shkollim te Nivelit te Mesem e te Larte Drejtues ne Qendren e Formimit Policor
23.Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
24.Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Studimeve Strategjike ne DPP
25.Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
26.Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist ne Sektorin e Programeve Mesimore ne Qendren e Formimit Policor
27.Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Kukes
28.Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Diber
29.Besnik Muçmata, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Policise Gjyqesore ne Drejtorine e Forces se Posaçme ne DPP
30.Gentjan Shehaj, emerohet ne detyren Shef i Sektorit te Aseteve Kriminale ne DPP
31.Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Korçe
32.Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Durres
33.Shaban Nexhi, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Shkoder
34.Niko Brahimaj, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Lezhe
35.Neritan Nallbati, ripranohet dhe emerohet ne detyren Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Elbasan.
Basha: Qeveria atentat konsensusit. Hapa pas me emërimet në polici
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka shprehur ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Etore Sequi shqetësimin për atë që ai e ka cilësuar atentat të konsensusit nga ana e qeverisë me miratimin e aktit normativ të ligjit për nëpunësin civil.
Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin, Basha ka theksuar se qeveria po shënon hapa pas edhe me emërimet e fundit në polici.
“Shpreha vullnetin tonë për të ndalur një përpjekje për keqësimin politik në vend, parë edhe me lajmet e sotme ku qeveria po sillet si e zhbërjes jo thjesht e mosqeverisjes, por mohimit të gjithçkaje të arritur edhe në kuadër të shkarkimeve abuzive, të bëra në polici. Kjo bëhet shqetësim shumë i madh jo për opozitën si përfaqësues parlamentare e vullnetit të qytetarëve, por për gjithë shqiptarët që kërkojnë që në cdo rotacion të shënohen hapa para, e jo pas. Dhunimi i konsensusit është hap i qartë pas dhe i cili do të trajtohet me vendosmëri nga opozita” tha Basha.
Kreu i PD-së Basha është shprehur se do të shqyrtohet me vendosshmëri çështja e shtyrjes së ligjit të nëpunësit civil ndërsa nuk saktësoi se derisa do të vijojë bojkoti i opozitës.
“Shtyrja e ligjit është një hap që do të trajtohet me vendosshmëri nga opozita. Takim ynë pati si qëllim të qartësonte pikëpamjen e unifikuar të opozitës. Qëndrimi ynë është një refuzim i investimit të mazhorancës për të prishur konsesnsuin. Nuk është zgjedhja jonë është zgjedhja e tyre. Zgjodhën koburen e ndryshkur të aktit normative për të ekzekutuar konsensusin” theksoi Basha.