
Deri kur vrasësit dhe terroristët do të mbajnë tituj”Hero i Popullit”, deri kur rrugët sheshet, institucionet do të emërtohen me emra të rremë heronjësh e dëshmorësh? Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që të shkruajnë historinë e vërtetë Kombëtare?/
NGA PELLUMB LAMAJ/ Dielli
Menjëherë pas
marrjes së pushtetit me dhunë duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha forcat
luftuese,duke shkelur me këmbë vullnetin e popullit shqiptar për ta zgjedhur të
ardhmen e tij në formë demokratike,organizata terroriste me emrin P K SH e
krijuar dhe drejtuar nga emisarët serbë, përveç gjenocidit dhe krimit ndaj popullit të
vet,do të kryente edhe një nga krimet më të mëdha të të gjitha krimeve,shkatërrimin
e historisë tonë kombëtare.Të gjitha institucionet që do të krijoheshin më vonë
do të kishin vetëm një devocion; shkatërrimin e të gjitha vlerave shpirtërore,morale
e kombëtare të shqiptarit.Kjo ishte deviza serbe që kishte filluar të zbatohej
në Shqipëri që gjatë luftës.Vetëm kështu Titua do ta kishte më të lehtë
domininin e Kosovës dhe vet Shqipërinë.Ekzekutimi i firmëtarëve të Pavarësisë,inteligjencës
kombëtare,klerit e deri te hedhja në lumë e eshtrave të të madhit Fishta e
hedhja në erë e kishës ku kishte lidhur martesë heroi ynë kombëtar Skënderbeu,do
të ishte shërbimi më i madh që banda bolshevike e Hoxhës do t’i bënte armiqëve
tanë shekullor e në këtë mënyrë Shqipëria do të mbushej me kampe pune të
detyruar,burgje e internime dhe në emër të dëshmorëve ,për të justifikuar
pushtetin,ndihmat nga jashtë e luftën,mbi shtresën më patriote të kombit do të
niste mortaja me emrin ”lufta e klasave”
Me urrdhër direkt të diktatorit historia jonë duhej të fillonte vetëm pas
1941.Janë të shumta krimet që kjo organizatë terroriste kryeu jo vetëm ndaj
kundërshtarëve politik, por dhe të vetëve dhe po kaq të shumta janë dhe
fabrikimet e falsifikimet që historiografia sllavokomuniste bëri ndaj historisë.
Pas viteve 1990
kur u mendua e shpresua se kishte arrdhur koha që të krijohej jo vetëm shteti i
munguar i së drejtës së mohuar, por dhe të shkruhej historia në bazë të
ngjarjeve dhe fakteve e kriminelët të silleshin para drejtësisë,për ironi të
fatit, kjo jo vetëm nuk ndodhi përkundrazi në pushtet erdhi përsëri klasa
neokomuniste e përbërë nga hibridët sllavokomunist të ish bllokut.Gjenocidi dhe
krimi gjysëm shekullor jo vetëm nuk u dënua,përkundrazi klasa politike
neokomuniste nisi të shfaq jo vetëm nostalgji për të shkuarën vrastare, por dhe
ti thurë lavdi.
Mediat e shkruara e vizive qe kontrolloheshin nga politika do të shndroheshin në
uturakë të saj e
kështu do të vazhdonte e njëjta histori në shkolla e institucionet përkatëse.Rrugët,institucionet
jo vetëm që do të mbanin emrat e vrasësve ordinerë komunistë, por
klasa politike neokomuniste do te ndërrmerte aktin më të turpshëm historik duke
përdorur dhunën kundra të burgosurve politik që endeshin rrugëve dhe u ngritën
në grevë urie.
ÇDO LEGJENDË KA NJË FILLIM
Janë luftërat ato
që lindin heronjtë dhe është populli ai që i shndron ata në legjendë edhe pse
diktatorët nga frika mundohen nëpërmjet terrorit ti shuajnë ata nga kujtesa
kolektive e ajo historike.
Lufta e Gjormit 1942-1943 që do të ishte një përsëritje e Epopesë së 1920 ës do
të censurohej e tjetërsohej me urdhër të vet diktatorit.Në këtë betejë të
pabarabartë luftëtarët shqiptar përball ushtrisë së motorizuar të pushtuesit
italian dhe bandave të mercenarëve që kishin arrdhur për të plaçkitur do të
shkruanin një nga faqet më të lavdishme të luftës dhe rezistencës kundra
fashizmit.Përkrah Heroit të Gjormit sikundër do ta quante populli Hysni Lepenicën i cili
nuk e lëshoi urën edhe kur u gjend përball autoblindave të armikut,do të
spikaste edhe emri i komandantit të Çetës Plakë ,djaloshit njëzetë e tre vjeçar
Neki Ymeri i cili do ti qëndronte pranë deri në fund Komandant, Hysni Lepenices,
e jo si Hysni Kapua që ja mbathi malit dhe e la Lepenicën vetëm përball armikut
sikundër thotë dhe kënga që këndohej pas betejave nëpër odat e shqiptarëve.
Hysni Abaz (Kapo) o trim / Mos ki frik / Se atje përposh te ura / Lufton burri
përmbi burra / Lepenica mbi gjithë burra / dhe pasi erdhi në pushtet Hysni
Kapua e dënoi me vdekje autorin e këngës
.Lufta e Gjormit do të pasohej nga beteja të tjera ku Çeta partizane Plakë dhe Çeta
nacionaliste Shqiponja do të luftonin në krahë të njera tjetrës.Natyrisht kjo
frymë vllazërore që u shfaq në llogoret e luftës ku të gjitha zemrat rrahin njësoj,ku
gjaku që shlyen robërinë dhe fiton lirinë nuk njeh emra partish ,nuk do të shikohej
me sy të mirë nga organizata terroristë P K SH dhe emisarët serb.Pas denoncimit
të Kuvendit të Muks që do të ishte jo vetëm akt lufte nga ana e PKSH, por dhe
preludi i luftës vëllavrasëse, emisarët serb filluan përpilimin e listave për
eleminimin pas shpinë të kundërshtarëve politik, por dhe të vetëve.
VRASJA QË ENDE VRET
Për vet odisenë e
familjes time në shtëpinë tonë flitej hapur për ato që kishin ndodhur gjatë
luftës ku xhaxhai i babait Neki Lamaj drejtues i çetës nacionaliste dhe kushëriri
Ismet Lamaj ishin vrarë me pushkë në dorë kundër pushtuesit të tradhëtuar nga
komunistët dhe Manush Myftiu,po kështu xhaxhai nënës Xhelal Lepenica në luftë
kundër komunistëve.Një nga historitë që flitej shpesh në familje ishte dhe ajo
e Neki Ymerit, e cila më ishte ngulitur në mendje qysh fëmijë
Pas viteve nëntëdhjetë pata fatin të takoja në USA një nga protagonistët
kryesor të asaj ngjarje Feti Premten që u plagos në pritën që bënë komunistët
.Si mik familje më ftoi për darkë e unë pata privilegjin ta dëgjoja, por dhe ta
shkruaja atë çka ndodhi gjysëm shekulli më parë e që mbahej e fshehur nga
historiografia sllavokomuniste.
Ishte Shtatori i
zi 1943 . Them Shtator i zi se atë muaj jo vetëm ne, bashkëluftëtarët e miqtë,
por gjithë Vlora humbi dy nga bijtë e saj më të mirë që e kishin shkruar
historinë e tyre maleve e u këndoheshin këngë Hysni Lepnicën dhe Neki Ymerin.
Pas denoncimit të Kuvendit të Mukjes të frikësuar nga fryma vllazërore që mbretëronte
midis forcave të Ballit dhe çetës partizane Plakë,PKSH nëpërmjet Hysni Kapos i
dërgon një letër Komandant Nekiut që kur forcat e Ballit të kalojnë në Gjorm,të
hapi zjarr mbi to e të vras Hysni Lepenicën.Kuptohet që për ne kjo ishte një
goditje e madhe pasi ne jo vetëm që ishim miq, por dhe ndaheshim me kufi me
Lepenicën e deri atë ditë e kishim luftuar bashkë pushtuesin. Komandant Nekiu i
dërgon letër Hysni Lepenicës dhe e sqaron për urrdhërin e PKSH,por Hysni
Lepenica iu përgjigj ; dy duar për një kokë dhe koka për atdhe dhe kaloi të nesërmen.Ne
dolëm nga pozicionet dhe u përqafuam me forcat balliste.Dy ditë më vonë dy
korierë partizanë erdhën dhe i thanë komandant Nekiut se e kërkonin në Shtabin
e Përgjithshëm në Mallakastër.Kur u kthye që andej nuk ishte më Nekiu me çika që
ne e kishim njohur dhe buzëqeshja karakteristike i ishte shuar. Na sqaroi që i
kishin bërë një gjyq partizan dhe presion psikologjik deri në asgjësim.Tani e
kishin urrdhëruar të vriste kunatin e vet Sadik Premten.Nga mesi Shtatorit na erdhi
lajmi tragjik që na theri shpirtin e na çarmatosi të gjithëve.Në Gërhot ishte
vrarë komandanti legjendar Hysni Lepenica i tradhëtuar nga komunistët në luftë
me italianët.
Edhe pse e kishim dëgjuar me veshët tanë,nuk donim ta besonim dhe në ato çaste
dramatike u betuam se nuk do ta lejonim luftën vëllavrasëse.Aty nga fundi
Shtatorit u mblodhëm në shtëpinë e gjyshit tënd Refat Lepenica që ishte dhe në
komitetin qarkor të Ballit.Erdhi dhe Skënder Muçua e komandantë të tjerë çetash
e u vendos që të shmangej medoemos vëllavrasja e për ti dhënë një mesazh vëllazëror
popullit, u caktua komandant i forcave të Lumit të Vlorës Neki Ymeri.Pas
mbledhjes u nisëm për në Gjorm dhe pa bërë gjysmën e rrugës,dëgjuam krisma
automatikësh.Komandant Nekiu që ecte përpara me Dalan Xhaferin u rrëzuan të parët
nga breshëria e plumbave që ju përshkoi trupat,ndërkohë edhe unë rashë përtokë
e ndjeva një therje në këmbë e më vonë pashë që kisha marrë plumb në këmbë.Ishte
errësirë dhe në mëngjes u bë rrethimi mësuam që njësiti terrorist partizan i përbërë
prej Shyqyri Alimerkos, Sadik Zotos e dy partizanë të tjerë kishin vepruar me
urrdhër të PKSH.U bë rrethimi dhe u kap i gjall Shyqyri Alimerko dhe një
partizan i ri që dridhej e qante e thoshte se nuk kishte qëlluar.Partizanin e
ri e lanë të ikte e ti thoshte shtabit se ne nuk jemi për vëllavrasje ndërsa
Alimerkon e ekzekutuan në vend.Sadik Zotaj ishte vrarë gjatë përpjekjes për të
ikur.
Kështu ndodhi mor bir atë natë dhe heshti gjatë e ndezi një cigare
.Edhe unë heshta e nuk doja ta shkëpusja nga ato kujtime .
Jo vetëm kaq – psherëtiu pas pak, por në nëntor i dogjën dhe shtëpinë babait të
Nekiut bashkë me shtëpitë tona ……….
I ati Nekiut doli në një kasolle në mal dhe një natë dy partizanë shkuan të
kalojnë natën dhe ai ju bëri të hanë.Në mëngjes një partizan i tha përse rri këtu
në mal xhaxha ,është ftohtë,kthehu në shtëpi e plaku duke iu dridhur buza iu përgjigj;
në cilën shtëpi ,në atë që më dogje ti?
…Kanë kaluar tre dekada dhe kjo vrasje e pabesë dhe e shëmtuar që do të shënonte preludin e luftës vllavrasëse mbahet ende e mbyllur dhe vrasësit janë heronj të popullit, rrugët e shkollat mbajnë emrat e tyre dhe ju janë bërë dhe filma. Ka dhe media të shkruara dhe vizive që trillojnë e shkruajnë se Neki Ymeri u arrestua në Vlorë dhe u pushkatua në Mallakastër .Ky disiformacion është jo vetëm një turp, por dhe krim historik .Ç’farë mallkimi !. Edhe sa kohë do u marrë shqiptarëve që të shkruajnë historinë e tyre të vërtetë?