Nga Albano Kolonjari/
Mbrojtesi Amir Rrahmani nuk do te jete pjese e Partizanit sezonin e ardhshem futbollistik. Tekniku i RNK-Splitit Zoran Vulic, i ka dhene ok, transferimit te tij tek skuadra e Splitit. Mesohet se Rrahmani ka nenshkruar nje kontrate 4-vjecare me ekipin kroat. Rahmani leviz nga Partizani tek RNK Split me parametra zero, pasi ne fund te ketij sezoni atij i perfundon kontrata me skuadren e kuqe. Mbrojtesi 21 vjecar i Partizanit eshte nje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit shqiptar. Ai eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet nga teknikui i kuq Shpetim Duro (32 ndeshje , 3 gola). Amir Rrahmani e ka filluar futbollin ne qytetin e Prishtines ne Kosove. Ai eshte aktivizuar me Drenicen ne kampionatin kosovar ne sezonet 2010-2013. Ne fund te ketij sezoni ai transferohet tek Partizani. Talenti i tij bie ne sy te drejtueseve te FSHF, te cilet e ftojne Rrahmanin te luaje per perfaqesueset shqiptare. “Kosovari” i thote po kuqezinjeve. Ai eshte aktivizuar ne kater ndeshje me U-21 dhe ne nje ndeshje Kombetaren Shqiptare, me San Marinon 0-3. Ne mirekuptim me FSHF Amir Rrahmani luan edhe nje ndeshje nderkombetare me Kombetaren e Kosoves duke respektuar vendlindjen e tij. Ne janar vlera e kartonit te Rrahmanit sipas faqes se merkatos ishte rreth 450 mije euro. Ne nje interviste pak kohe me pare Rrahmani u shpreh se:”me pelqen te jem nje Lorik Cana ne Kombetaren Shqiptare”. Kroacia do te jete nje prove dhe nje shkolle shume e madhe per mbrojtesin Amir Rrahmani qe shikohet si zevendesuesi i Canes ne perfaqesuesen kuqezi. Tek skuadra e RNK-Splitit luan edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi.