Gezim Basha/
Jeta jonë kulturore, agresive dhe pa elegancë, permes dikursit arrogant te “rojeve te standartit,” përpiqet të malcojë një plagë për të cilën nuk ka balsam ideologjik.
Famekeqi Kongres i Drejtshkrimit mbetet nder aktet me te renda e më kriminale te elites sunduese komuniste, produkt tipik i kohes kur valonte huri dhe flitej gjuha e drurit, me bazë fiziologjike trurin e kalcifikuar të Enver Hoxhës.
Gati 50 vjet më vonë, nuk ka motiv politik qe mund ta perligje prishjen me dekret te nje habitati gjuhesor brenda te cilit u krijua pjesa me e madhe e letersise shqipe; nuk ka justifikim filologjik per sulmin e orkestruar ndaj Gegnishtes, e cila ne vitin 1973 autoret e saj te medhenj i kishte ose ne varr ose ne mergim politik.
Per t’ju kujtuar çfare kemi humbur, po e mbyll me strofat përmbyllse te poemes Andra e Jetes nga Dom Ndre Mjeda, hare gjuhesore qe me trukun e shpejte poetik perhere me kujton ‘The Joy of Exclusion’ tek Parajsa e Humbur e Miltonit.
***
E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n’tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n’për qiell, jan’ t’bukur faret.
Kur del agimi
e rruzullimi
me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.
Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a ‘j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht’, me e l’mue.
Por s’i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi ‘të përkulet.